Notices

Lajmërim

Komuna Dibër në kuadër të aktiviteteve të saja për kujdesjen e ambientit jetësor, planifikon organizimin e një aksioni ekologjik ku pjesmarës do të jenë të gjitha institucjonet lokale dhe qeveritare si dhe organizatat joqeveritare. Takimi do te mbahet neser ( 18.02.2020) ora 09:00 ne komunën e Dibrës, ku do te diskutohet organizimi i ketij aktiviteti. Luten të gjithë të interesuarit për pjesmarje.

Lajmërim


Lajmërohen të gjithë qytetarët , se Komuna Dibër organizon prezantim publik për propozim projektin ideor për rikonstruimin е rrugës “Vllazërim Bashkim”,gjegjësisht segmenti nga Hamami i Rri deri tek Qendra tregëtare “Dumani”, në Dibër.
Prezentimi publik do të mbahet më datë 11.02.2020 në ora 13:00 në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në Sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8 Shtatori”nr. 72.

Njoftim

Njoftim për qytetarët e komunës Dibër.
Të nderuar qytetarë, Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)
Më datë 16.12.2019 merret ky:A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 30të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR KONVOKOHET seanca e 30të e Këshillit të Komunës Dibër. Seanca konvokohet për datë 18.12.2019 (e Mërkurë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
-miratimi i procesverbalit nr.29

R e n d d i t e

  1. Përfundim për sjelljen e Programit për punën e Këshillit të Komunës për vitin 2020
  2. Projekt buxheti i Komunës Dibër për vitin 2020
    3.Të ndryshme

Me këtë rast ftojmë qytetarët, të marrin pjesë në përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.
Ju mirëpresim!

Njoftim

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/2005)
Më datë 20.11.2019 merret ky:

A K T V E N D I M

KONVOKOHET seanca e 29 e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 27.11.2019 (e Mërkurë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancë propozohet ky: -miratimi i procesverbalit nr.28

Rend dite

  1. Përfundim për miratimin e raportit për realizimin e Vendimit me të cilin lejohet pagesa e borxheve.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për këmbim të tokës në pronësi të Republikës së Maqedonisë veriore me tokë ndërtimore në pronësi të personit fizik për ndërtimin e objektit me interes publik me rëndësi lokale.
  3. Propozim vendimpër dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Penestia” Dibër për vitin 2020.
  4. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Said Najdeni” Dibër për vitin 2020.
  5. Propizim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Riste Risteski” Dibër për vitin 2020.
  6. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHMK “28 Nëntori” Dibër për vitin 2020.
  7. Propozim program për ndryshimin e programit vjetor për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në teritorin e komunës Dibër për vitin 2019.
  8. Diskutim dhe riemërim të rrugëve të qytetit të Dibrës.
  9. Të ndryshme.

N J O F T I M

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/2005)
Më datë 18.10.2019 merret ky:

A K T V E N D I M

KONVOKOHET seanca e 28 e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 22.10.2019 (e Martë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancë propozohet ky

Rend dite

1. Përfundim   për   miratimin e   raportit për realizimin e buxhetit të komunës Dibër për vitin 2019 Kuartali III.
2. Ndryshim dhe plotësim në Buxhetin e Komunës Dibër për vitin 2019.
3.Propozim Program për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunën Dibër për vitin 2019/2020 në kushte dimërore.
4.Propozim vendim  për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi,i ndërtuar në  PK nr. 10009 KK DIBËR-3.
5. Propozim vendim  për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi,i ndërtuar në PK nr.5408 KK Dibër-1.
6. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK nr.10012 KK Dibër-3.
7. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje. me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK nr. 10039 KK Dibër-3.
8. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK nr. 10003 KK Dibër-3.
9. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK nr. 5403 KK diber-1.
10. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK ne.5404 KK Dibër-1.

N J O F T I M

 Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezentim dhe anketë publike për Propozim Projektin arkitektoniko- urbanistik për formim të parcelës ndërtimore në PK 397 dhe pjesë të PK 396, KK Hame Krivcë, në pajtueshmëri Aktin e përgjithshëm për fshatin Hame (Vendim nr. 08-747/8 data 30.08.2019), me sipërfaqe prej 12.316 m².

           Propozim Projekti arkitektoniko- urbanistik do të ekspozohet në ambientet e Komunës Dibër. Anketa publike do të zgjasë 5 ditë pune, gjegjësisht prej më datë 10.10.2019 deri më datë 16.10.2019 (nga ora 800 deri më 1600). Në këtë afat kohor qytetarët dhe personat juridik të interesuar nga territori konkret i përfshirë me Plan mund të paraqesin vërrejtje, propozime dhe mendime deri te organizatori i anketës publike duke plotësuar dhe dorëzuar fletë anketë në  formë të shkruar ose formë elektronike përmes sistemit e-urbanizëm.

           Prezentimi publik profesional për Propozim planin do të mbahet më datë 14.10.2019  në ora 13.00, në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në sallën e Këshillit të Komunës së Dibrës, rr. “8 Shtatori ” nr. 72.

NJ O F T I M

Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezentim dhe anketë publike për Propozim Planin detal urbanistik për pjesë të Bllokut 9, KK Dibër 2- Komuna Dibër, me periudhë planifikimi 2019-2024, me sipërfaqe prej 1,1 ha, me këta kufinj:

           –  Verilindje: rr. ”Petre Popovski”;

          –  Jug: rr. ”Zdravko Çoçkovski”;

          –  Jugperëndim: rr. ”Vllazërim Bashkim” dhe rr. “22 Dhjetori”;

           Propozim Plani do të ekspozohet në ambientet e Komunës Dibër. Anketa publike do të zgjasë 10 ditë pune, gjegjësisht prej më datë 10.10.2019 deri më datë 24.10.2019 (nga ora 800 deri më 1600). Në këtë afat kohor qytetarët dhe personat juridik të interesuar nga territori konkret i përfshirë me Plan mund të paraqesin vërrejtje, propozime dhe mendime deri te organizatori i anketës publike duke plotësuar dhe dorëzuar fletë anketë në  formë të shkruar ose formë elektronike përmes sistemit e-urbanizëm.

           Prezentimi publik profesional për Propozim planin do të mbahet më datë 17.10.2019  në ora 13.00, në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në sallën e Këshillit të Komunës së Dibrës, rr. “8 Shtatori ” nr. 72.