notice slidebar
LËNDA: Informim për mbyllje të plotë të segmentit të rrugës 8 Shtatori dhe rrugës Veljko Vllahoviq.
Ju informojmë se pjesë e rrugës 8 – Shtatori (në pjesën nga përkujtimorja e Skenderbeut deri te lidhja me rrugën Veljko Vllahoviq) dhe pjesë e rrugës Veljko Vllahoviq (në pjesën nga objektit i Gjikatës themelore Dibër deri te shkolla fillore Penestia – korsia e djthtë), për shkak të kryerjes së punimeve sanimit të rrugës, më date 11.09.2021 pjesët e lartë përmendura do të jenë të mbyllura për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Me nderime.
Kryetar i Komunës: Hekuran Duka
LAJMËRIM – Seanca 51
Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)
Më datë 17.08.2021merret ky:
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 51 TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Konvokohet seanca e 51 e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 20.08.2021 (E Premte) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën propozohet :
R e n d d i t e
- Miratimi i proçesverbalit të seancës së 50-të të Këshillit të Komunës.
- Propozim vendim për ndryshim plotësim të Buxhetit të Komunë Dibër për vitin 2021.
- Propozim përfundim për miratim të raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2021 – Kuartali i dytë.
- Raport për punën edukativo-arsimore për SHFK “Said Najdeni” për vitin 2020-2021
- Programi vjetor për punën ekukativo-arsimore të SHFK “Said Najdeni” për vitin shkollor 2021-2022.
- Raport për punën vjetore të SHFK “Penestia” për vitin shkollor 2020-2021.
- Programi për punën vjetore për SHFK “Penestia” për vitin shkollor 2021-2022.
- Raport për punën vjetore të SHFK “Riste Risteski” për vitin 2020-2021.
- Programi vjetor për punën edukativo arsimore për SHFK “Riste Ristaski” për vitin 2021-2022.
- Propozim vendim për lirim nga participimi për qëndrim të femijëve Rom të moshës 3 deri në 6 vjet në IPKKF “Breshia” – Dibër për vitin 2021-2022.
- Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në Komunën Dibër për vitin 2022.
Lënda:INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE
Në lidhje me dezinsektimin, preventivë sistematike për zhdukjen e insekteve në territorin e komunës Dibër Në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse (Gz.zyrtare e RM 66/2004, 139/2008 i 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016 ), por në bazë të vendimit të Këshillit të komunës Dibër për zbatimin në lidhje me dezinsektimi, preventivë sistematike për zhdukjen e insektevenë territorin e komunës Dibër, si masë e përgjithshme kundër epidemike Komuna Dibër, e jep lajmërimin e rradhës: Njohtohen të gjithë qytetarët të cilat kultivojnë (rruajnë) bletë në zonën e komunës Dibër që me datë 01.07.2021 (e enjte) ekipet e Lisa-Kom MS-Kavadar, do të kryejnë dezinsektimi nga toka me qëllim zhdukjen e insekteve. Stërpikja do të kryhet në periudhën nga ora 18-06 , me aparat për ULV spërkatje e ftohtë. Me dizefektim do të përfshihen sipërfaqet e gjelbërta të bregut liqenor në Dibër, deponija dhe linja kufitare , lagjet e urbanizuara në Dibër, si dhe lokalitetet e parashikuara me plan dhe program. U lutemi bletarëve dhe koperativave të bletarëve ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast se shfaqen kushte të pavolitshme (erë, shi) dezinsektimi do të shtyhet per ditën tjetër. Për të gjitha informatat dhe pyetjet në dispozicion është telefoni për kontakt Lisa-Kom MS-Kavadar nr. tel 070-520-023.
Lajmërim
Në bazë të nenit 35 alinea (3) nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gaz. zyrtare e RM nr. 199/14, 44/15, 193/15, 31/16, 163/16, 94/17, 64/18 dhe 168/18) dhe nenit 93 nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. zyrtare e RMV nr. 32/20), Kryetari i Komunës së Dibrës shpall këtë:
LAJMËRIM
Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezentim dhe anketë publike për Propozim “Planin detal urbanistik për Bllokun 7, Komuna Dibër, zhvillim i planifikuar 2020- 2025”, me sipërfaqe prej 10,61ha, me këta kufinj:
- Veri: rr. “Xhavit Ushtelenca”;
- Jug: rr. “Atanas Iliq” dhe rr. “Ali Zengovski”;
- Lindje: rr. “Amdi Lleshi”;
Propozim Plani do të ekspozohet në ambientet e Komunës Dibër. Anketa publike do të zgjasë më së paku 10 ditë pune, gjegjësisht prej më datë 24.06.2021 deri më datë 09.07.2021 (nga ora 800 deri më 1600). Në këtë afat kohor qytetarët dhe personat juridik të interesuar nga territori konkret i përfshirë me Plan mund të paraqesin vërrejtje, propozime dhe mendime deri te organizatori i anketës publike duke plotësuar dhe dorëzuar fletë anketë në formë të shkruar ose formë elektronike përmes sistemit e- urbanizëm. Prezentimi publik profesional për Propozim planin do të mbahet më datë 01.07.2021 në ora 12.00, në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në sallën e Këshillit të Komunës së Dibrës, rr. “8 Shtatori ” nr. 72
LAJMËRIM – Seanca 48
Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)
Më datë 25.05.2021 merret ky:
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 48të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Konvokohet seanca e 48 të e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 31.05.2021 (E Hënë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën propozohet :
-miratimi i procesverbalit nr: 47
| R e n d d i t e 1. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK ”Penestia“ – Dibër për vitin 2022. 2. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK ” Riste Risteski“ – f.Kosovrast i Poshtëm për vitin 2022. 3. Kërkesë për marje pëlqim për statutin e ri të SHMK”28 Nëntori” -Dibër. 4. Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të Komunës Dibër në Këshillin e SHFK ”Penestia “Dibër. |
VENDIM – PDU – Bllok 7
Vendim për moszbatim të vlerësimit strategjik për PDU – Bllok 7
LAJMËRIM -Seanca 47
| Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05) Më datë 23.04.2021 merret ky: AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 47të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Konvokohet seanca e 47ë e Këshillit të Komunës Dibër. Seanca do të mbahet me datë 29.04.2021 (E Ejnte) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën propozohet : -miratimi i procesverbalit nr: 46 R e n d d i t e 1. Propozim listë e emrave të rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera të infrastrukturës komunale në qytetin e Dibrës, me propozim përfundim për miratim. 2 .Përfundim për miratim e raportit për realizimin e buxhetit të komunës Dibër për vitin 2021 Kuartali -I. 3. Kërkesë për pëlqim për ndryshim plotësim të planit vjetor për punësime për vitin 2021 në Komunën Dibër. 4. Propozim vendim për miratimin e planit perfundimtar-plan detal urbanistik për pjesë të BU 9-KK Dibër 2, Komuna Dibër,periudha e planifikimit (2019-2024). |
VENDIM – PDU- BLLOK 3
Vendim përmoszbatim të vlerësimit strategjik PDU – Bllok 3
VENDIM – PDU – BLLOK 6
Vendim për moszbatim të vlerësimit strategjik për PDU – Bllok 6