notice slidebar

Prezantim publik për Propozim”Planin detal Urbanistik për Bllokun 12 dhe KK Dibër 1″

Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezantim dhe anketë publike për Propozim “Planin detal urbanistik për Bllokun 12, KK Dibër 1, Komuna Dibër, me periudhë planifikimi 2020-2025″.

Propozim Plani do të ekspozohet në ambientet e Komunës Dibër. Anketa publike do të zgjasë më së paku 10 ditë pune, gjegjësisht prej me datë 18.01.2021 deri më datë 29.01.2021 (nga ora 8:00 deri me 16:00).

Prezantim publik për Propozim”Planin detal Urbanistik për BU-9 dhe KK Dibër -2″

Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezantim dhe anketë publike për Propozim “Planin detal urbanistik për pjesë të BU 9, KK Dibër-2, Komuna Dibër, me zhvillim të planifikuar 2019-2024.

Propozim Plani do të ekspozohet në ambientet e Komunës Dibër.Anketa publike do të zgjasë më së paku 10 ditë pune, gjegjësisht prej me datë 18.01.2021 deri më datë 29.01.2021 (nga ora 8:00 deri me 16:00).

NJOFTIM

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër,(“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)
Më datë 24.11.2020 merret ky:      


A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËSSË 42 TË KËSHILLIT  TËKOMUNËS DIBËR  

KONVOKOHET  seanca e  38 e Këshillit të Komunës Dibër. Seanca do të mbahet me datë 27.11.2020 (e Premte) në ora  11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.  

Për seancën propozohet ky: -miratimi i procesverbalit nr.39,40,41      

R e n d   di t e  
1.Përfundim për miratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin
2020-Kuartali i III
2.Projekt buxheti i Komunës Dibër për vitin 2021  me përfundim për verifikim.
3.Propozim planit- Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të
Qytetit të Dibrës.
4.Propozim vendim per miratim e planit përfundimtar –Plan Detal urbanisitk për Blokun -19 K K Dibër 1, KKDibër 3, Komuna Dibër me periudhe planifikimi 2019-2024.
5.Kërkesë për dhënie pëlqim për përcaktimin e tarifës së re për furnizim me ujë,dhe largimin e ujrave të zeza.  
6.Propozim Program për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugicave në territorin e
Komunës Dibër për vitin 2020/2021 në kushte dimërore me përfundim për sjellje.
7.Kërkesë nga shoqata e ish të përndjekurve politik shqiptar dega Dibër.
 
 
 

NJOFTIM

Për të përmirësuar shërbimet publike dhe për transparencë Komuna Dibër ka vendosur formular me të cilin ju mundëson të gjithë personave juridik dhe fizik të interesuar të parashtrojnë kërkesa apo ide për plotësimin e buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2021. Personat të interesuar munden të plotësojnë formularin që ështe vendosur tek linku më posht.

https://forms.gle/SKEnFoAh7GtXAWjr7

Informim për mbyllje të plotë të segmentit të rrugës 1 Maji.  

Të nderuar!

Informohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik që pjesë e rrugës lokale 1 Maji, në segmentin nga rrethrotullimi (rruga 8 Shtatori dhe Bulevard 100) deri te udhëkryqi pas objektit të MEGA Market me rrjetin sekondar të rrugës 8 Shtatori.

Komuna Dibër me kërkesë të “Jis Kompani” Shpk Dibër dhe pëlqim nga Ministria për punë të mbrendëshme SPB-Ohër Njësia për Polici, ka dhënë Aktvendim për ndrim të përkohshëm të rregjimit të komunikacionit në rrugën komunale rr. “1 Maji”, por për shkak të situatës të paparashikuar, rrëshqitja e dheut dhe pas kqyrjes në terren nga ana e ekspertëve nga Ministria për punë të mbrendëshme SPB-Ohër Njësia për Polici, Inspektori i autorizuar për ndërtim – Komuna Dibër dhe përfaqësues nga Sektori për urbanizëm i Komunës Dibër, për shkak të rezikut për pjesëmarrësit në trafik u vendos për mbyllje të përkohshme të segmentit të rrugës 1 Maji, deri në sanimin dhe sigurimin e kushteve për trafik të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. 

Njoftim

Në pajtueshmëri me nenin 28 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta zyr. e RM nr. 199/14, 44/15, 193/15, 31/16, 163/16 64/18 и 168/18), nenit 65 të Ligjit për mjedisin jetësor (Gazeta zyr. e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 28/18, 65/18 и 99/18), dhe nenit 3 të Rregullores për pjesmarrje të Publikut gjatë përpunimit të rregullativave dhe akteve të tjera komuna Dibër organizon Konsultim me publikun për Ndryshim dhe plotësim të pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13,14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 të sjellë me Vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005.

                Konsultimi me publikun sipas Projekt raportit për vlerësim strategjik në mjedisin jetësor për Ndryshim dhe plotësim të pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13,14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 të sjellë me Vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër, do të zhvillohet më 15.05.2020  me fillim në ora 12.00 në hapësirat e Komunës Dibër.

                Raporti për vlerësim strategjik në ambientin jetësor është shpallur në UEB faqen e Komunës Dibër www.dibra.gov.mk në periudhën nga 29.04.2020 deri më 30.05.2020, ndërsa mund të shikohet në hapësirat e Komunës Dibër, çdo ditë pune nga 08.00 deri më 16.00. Në afatin e pëmendur, mund të dorëzohen vërrejtje me shkrim deri te Komuna Dibër rr. “8 Shtatori” nr. 72, 1250 Dibër, në e-mail: dibra@dibra.gov.mk, si dhe në vet diskutimin-konsultimin publik.

Skip to content