SHPALLJE PUBLIKE Për të interesuarit për kryerjen e aftësimit profesional të kandidatëve për marrjen e certifikatës për shofer auto-taksi për Komunën Dibër

Në bazë të nenit 34 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 124/15) dhe nenit 8-x të Ligjit për transport n trafikun rrugor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 68/04, 127/06, 114/09, 83/10, 140/10, 17/11, 53/11, 6/12, 23/13, 120/13, 163/13, 187/13, 42/14, 112/14, 166/14, 44/15, 97/15, 124/15, 129/15, 193/15, 37/16, 71/16, 64/18, 140/18 dhe 163/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maedonisë së Veriut” nr. 275/19), Komuna Dibër, njofton për shpalljen publike për zgjedhjen e personit juridik për aftësim profesional të kandidatëve për marrjen e certifikatës për shofer auto-taksi.

Në shpallje mund të paraqiten të gjithë personat juridik të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për transport në trafikun rrugor, gjegjësisht të disponon me:

  • Minimumi 30m2 hapësirë e pajisur për mbajtjen e trajnimit;
  •  Teknologji informimi dhe pajisje të tjera për mbajtjen e shënimeve, dhe
  • Minimum tre persona të punësuar me arsim të lartë në marrëdhënie të rregullt pune (fakultet ekonomik, komunikacion ose juridik), me të paktë tre vjet përvojë pune në sferën e transportit.    

Personat juridik të interesuar duhet të dorëzojnë çmim, vlera e kompensimit duhet të jetë në kornizë të shpenzimeve të kryera për trajnimin, literaturës,  materialit të harxhuar, shpenzime për pagesën e komisionit për marrjen e provimit për shofer auto-taksi dhe të tjera.

Trajnimi do të kryhet në pajtim me Programin për marrjen e provimit për pajisjen me certifikatë për shofer auto-taksi, ndërsa provimi do ta zbatojë Komisioni në pajtim me rregulloren dhe programin për pajisje me certifikatë për shoferët auto-taksi, formës dhe përmbajtjes të vërtetimit për marrjen e provimit dhe certifikatat për shofer auto-taksi.

Personat juridik të interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesë
  • Gjendje aktuale jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Dëshmi që disponon me minimalisht 30m2 hapësirë e pajisur për mbajtjen e trajnimit,
  • Dëshmi se disponon me teknologji informimi dhe pajisje të tjera për mbajtjen e evidencës,
  • Dëshmi që disponon minimalisht me tre persona të punësuar me arsim të lart në marrëdhënie të rregullt pune (fakultet ekonomik, komunikacion, juridik), me të paktë tre vjet përvojë pune në sferën e transportit, dhe 
  • Çmimore për vlerën e kompensimit për trajnimin dhe marrjen e provimit për shofer auto-taksi.

Afati i paraqitjes është 5 ditë nga dita e shpalljes.

Personat juridik të interesuar paraqitet mund ti dorëzojnë në arshivën e Komunës Dibër ose në adresën postare: Komuna Dibër rr. “8 Shtatori” pn, Dibër.