Lajme nga Komuna

N J O F T I M

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/2005)
Më datë 20.11.2019 merret ky:

A K T V E N D I M

KONVOKOHET seanca e 29 e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 27.11.2019 (e Mërkurë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancë propozohet ky: -miratimi i procesverbalit nr.28

Rend dite

  1. Përfundim për miratimin e raportit për realizimin e Vendimit me të cilin lejohet pagesa e borxheve.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për këmbim të tokës në pronësi të Republikës së Maqedonisë veriore me tokë ndërtimore në pronësi të personit fizik për ndërtimin e objektit me interes publik me rëndësi lokale.
  3. Propozim vendimpër dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Penestia” Dibër për vitin 2020.
  4. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Said Najdeni” Dibër për vitin 2020.
  5. Propizim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Riste Risteski” Dibër për vitin 2020.
  6. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHMK “28 Nëntori” Dibër për vitin 2020.
  7. Propozim program për ndryshimin e programit vjetor për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në teritorin e komunës Dibër për vitin 2019.
  8. Diskutim dhe riemërim të rrugëve të qytetit të Dibrës.
  9. Të ndryshme.

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!
Ndeshja përmbyllëse e vitit 2019 në Dibër.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj KF Gostivari me rrezultat 2 me 1.Golat për KF Korabi i shënuan Donart Bajrami dhe Bleron Muça. Me këtë fitore ngjiten më lartë në rënditjen tabelare.

10 vendime pune për mësimdhënësit

Komuna e Dibrës e përfaqësuar nga kryetari z. Hekuran Duka, për nevojat e shkollave komunale, iu drejtua ministrisë së arsimit me kërkesë për miratimin e 10 vendime pune për arsimtarë të lëmive të ndryshme dhe një pedagog. Ministria e arsimit dhe ajo e financave dha përgjigje pozitive në kërkesën tonë me çka 5 mësimdhënës morën vendim pune për në shkollën “Penestia” dhe 5 të tjerë për në shkollën “Riste Ristevski” ku në të njejtën u dha vendim pune edhe për një pedagog. Urojmë të gjith arsimtarëve vendimet e punës dhe detyrën e shenjtë të arsimtarit ta kryejnë me nder dhe sukses.

Akcion për pastrimin e deponive të egra

Në bashkëpunim me pushtetin qëndror, komuna e Dibrës do të fillojë akcion për pastrimin e deponive të egra në qytet dhe në fshatrat e komunës. Kompania fituese e tenderit, duhet që më së voni datë 15.12.2019, tē fillojë me punë. Në kontratën mund të lexoni planin akcionar si dhe ku do të zhvillohet aktiviteti.

Lajmërim

Ju informojmë se me datë 19.11.2019 (e martë) në periudhën prej orës 11:00 deri në ora  15:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike për shkak të një ndërhyrje teknike nē HEC Shpilje.

Skip to content