Lajme nga Komuna
FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!
FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!
Ndeshja përmbyllëse e vitit 2019 në Dibër.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj KF Gostivari me rrezultat 2 me 1.Golat për KF Korabi i shënuan Donart Bajrami dhe Bleron Muça. Me këtë fitore ngjiten më lartë në rënditjen tabelare.
10 vendime pune për mësimdhënësit
Komuna e Dibrës e përfaqësuar nga kryetari z. Hekuran Duka, për nevojat e shkollave komunale, iu drejtua ministrisë së arsimit me kërkesë për miratimin e 10 vendime pune për arsimtarë të lëmive të ndryshme dhe një pedagog. Ministria e arsimit dhe ajo e financave dha përgjigje pozitive në kërkesën tonë me çka 5 mësimdhënës morën vendim pune për në shkollën “Penestia” dhe 5 të tjerë për në shkollën “Riste Ristevski” ku në të njejtën u dha vendim pune edhe për një pedagog. Urojmë të gjith arsimtarëve vendimet e punës dhe detyrën e shenjtë të arsimtarit ta kryejnë me nder dhe sukses.
Problemet në ndriçimin publik
Ekipi për rregullimin e ndriçimit publik sot kishte akcion në lagjen konjarë dhe në vende të tjera ku kishte probleme. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam te gjithë.
ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE SHQIPTARE NË RMV

Ansambli i këngëve dhe valleve shqiptare në RMV në përkrahje edhe të komunës Dibër, do të çfaq koncert me datë 20.XI.2019 në ora 19:00 në qendrën e kulturës në Dibër. Jeni të mirëseardhur në këtë eveniment kulturor.
Akcion për pastrimin e deponive të egra
Në bashkëpunim me pushtetin qëndror, komuna e Dibrës do të fillojë akcion për pastrimin e deponive të egra në qytet dhe në fshatrat e komunës. Kompania fituese e tenderit, duhet që më së voni datë 15.12.2019, tē fillojë me punë. Në kontratën mund të lexoni planin akcionar si dhe ku do të zhvillohet aktiviteti.
Lajmërim
Ju informojmë se me datë 19.11.2019 (e martë) në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 15:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike për shkak të një ndërhyrje teknike nē HEC Shpilje.

Ndriçohet parku në Qendrën e Qytetit.
Ndriçohet parku në Qendrën e Qytetit.
Edhe vjeshta ka bukurinë e saj. Në vazhdimësi planifikohen edhe ndryshime të tjera.
Ne si komunë çdo ditë punojmë edhe më shumë që të sjellim dita dites mundësi të reja që janë në dobi të çdo qytetari.
KLUBI I KARATESË “URANIKU” VAZHDON ME SUKSESET E RRADHËS!
KLUBI I KARATESË “URANIKU” VAZHDON ME SUKSESET E RRADHËS!
KK “Uraniku” sjell në Dibër sukseset e para për nder të festave të Nëntorit pikërisht nga Kupa Mbarëkombëtare e Karatesë “PAVAËRSIA” që u mbajt në Vlorë .
Në një konkurencë të madhe dibranët arritën të fitojnë me shume merite këto çmime:
6 Kampione mbarëkombëtare
2 nënkampione
4 të bronzit
Ardit Marku (kampion)
Rudina Capa (kampione)
Genta Sela (kampione)
Venisa Dumani (kampione)
Aziz Ramadani (kampion)
Rion Pasholli (kampion)
Sara Duka (nënkampione)
Era Koxha (nënkampione)
Besmir Papraniku (medalje)
Kron Vojnika (medalje)
Eldar Luznaku (medalje)
Erjon Koxha (medalje)
Klubi i Karatesë “Uraniku” falemnderon Kryetarin e Komunës Dibër z. Hekuran Duka që u mundësoi edhe këtë udhëtim.