Lajme nga Komuna
Aksion pastrimi
Sot në Dibër u realizua me sukses aksioni i pastrimit të disa pjesëve të qytetit të Dibrës duke përfshirë parkun e lagjes “Venec 1” dhe rrethinat e Sh.f.k. “Said Najdeni”.Nën moton “Fundjavë e përgjithshme” (Generalka Weekend), Komuna e Dibrës në bashkëpunim me kompaninë “MAN and MOUNTAIN” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e iniciativës për pastrimin e qytetit që organizohet për së dytin vit në muajin Maj. Kjo iniciativë organizohet në nivel shtetëror në të gjtha qytetet e RMV
Filloi ndërtimi i parkingut në fshatin e Kosovrast
Filloi ndërtimi i parkingut në fshatin e Kosovrast i epërm. Ky projekt u premtua në fushatën për zgjedhjet lokale, dhe sot po realizohet brenda mandatit ashtu siç u premtua.
Projekti i Komunës së Dibrës mbulohet financiarisht me kofinansim nga buxheti i Komunës së Dibrës dhe Byrosë për zhvillim regjional.
Një faleminderim për të gjithë ata të cilët u angazhuan që ky projekt i rëndësishëm për banorët, sot po bëhet realitet. Komuna e Dibrës do të vazhdojë të pregadisë projekte dhe do të gjejë mënyra të ndryshme në bashkëpunim me puahtetin qëndror për realizimin e tyre.
E gëzofshi !
Punimet në rrugën “Eqerem Zengo”
Punimet në rrugën “Eqerem Zengo” ( rruga e Konjarës së re), kanë filluar sipas projektit i cili konsiston në ndërtimin e kanalizimit atmosferik, nivelizimi i pusetave dhe shtrimi me asfalt.
Projekti kofinansohet nga Byroja për zhvillim rajonal dhe Komuna e Dibrës.
Ky projekt është premtuar që të realizohet brenda mandatit dhe pas shumë përpjekjesh sot vjen deri te realizimi ashtu siç ka qenë e planifikuar.
Urime 8 Prilli festa ndërkombëtare e Romëve.
Urime 8 Prilli festa ndërkombëtare e Romëve.
Sot pranova përfaqësues të komunitetit rom të komunës Dibër për tua uruar ditën e romëve. Me këtë rast nxënësve më të mirë rom që ndjekin mësimin në shkollat komunale, u shpërndanë lëvdata. Gjithashtu në lagjen me shumicë rome, u përurua edhe projekti infrastrukturor i përfunduar dhe realizuar bashkë me organizatën Romacted.
Shoqata “Hëna” me këtë rast kishte pregaditur një ekspozitë me piktura dhe foto të punuara nga nxënës të komunitetit rom.
Vete-Mbrojtja Digjitale
Me date 27.02.2024 ne Sallen e Keshillit te Komunes Diber u mbajt punetoria per sigurine digjitale, e organizuar nga Rrjeti Stella ne bashkepunim me Komisionin per barazi gjinore ne Komunen e Dibres. Te ftuar kishte nxenes nga shkolla e mesme ne Diber si dhe ligjerues nga Universiteti I Manastirit dr.prof. Angelina Stanojoska.
Aksion i komunës për pastrimin e katit të parë të qendrës tregtare MDH
Aksion i komunës për pastrimin e katit të parë të qendrës tregtare MDH.
I lusim pronarët që shfrytëzojnë këto hapësira si dhe qytetarët, të mos hudhin mbeturina dhe të mos e ndosin ambijentin.
Punëtoria e dytë e projektit të përbashkët “Discover Dibër and Debar”, i financuar nga USAID
Punëtoria e dytë e projektit të përbashkët “Discover Dibër and Debar”, i financuar nga USAID, u organizua në Dibër të Shqipërisë në datat 22 dhe 23 shkurt, me fokus në temën “Dizajnimi i paketave të përbashkëta turistike për rajonin e Dibrës”. Qëllimi kryesor i këtij seminarit ishte të zhvillonte dhe promovonte paketat turistike që do të kontribuonin në avancimin e turizmit në zonën e Dibrës, duke përfshirë përfaqësues nga sektorët e turizmit, sportit, gastronomisë, si dhe autoritetet lokale.Diskutimi nisi me një pasqyrë të shkurtër të atraksioneve kryesore turistike të rajonit të Dibrës në Maqedoni dhe Shqipëri. Pastaj, këto atraksione u prezantuan dhe u përmirësuan më tej. Diskutimi vazhdoi me sportet dhe atraksionet kryesore turistike të rajonit, duke përfshirë një përshkrim të shkurtër dhe hartimin e tyre.
Një aspekt i rëndësishëm i diskutimit ishte kuzhina tradicionale e rajonit, duke përfshirë produktet dhe ushqimet e veçanta të këtij vendi. Pas diskutimit, pjesëmarrësit u ndanë në 3 grupe për të krijuar paketat turistike duke lidhur produktet, atraksionet dhe sportet në një hartë. Secili grup krijoi dhe prezantoi një paketë të tyre për këtë qëllim. Në përfundim të seminarit u arrit një konsensus për rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve turistike, sportive dhe gastronomike në rajon për të promovuar turizmin në zonën e Dibrës.
Seminari u vlerësua si i suksesshëm dhe u përmendën shumë të dhëna që do të ndihmojnë në finalizimin e paketave të përbashkëta turistike në Workshop-in e tretë, i cili do të organizohet në fillim të marsit në Dibër të Maqedonisë së Veriut.
THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve nga persona fizik
Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 nga Ligji per vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M. nr. 5/02) dhe me Vendimin e Këshillit komunal Dibër për përcaktimin е procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Dibrës, PROGRAM Për aktivitete të Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2024,Nr.08-1388/17 të datës 29.12.2023,PROGRAM për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2024,Nr.08-1388/15 të datës 29.12.2023, Program per masat dhe aktivitetet e Komunes se Dibres ne fushen e mbrojtjes sociale ne vitin 2024 Nr.08-1388/19 të dates 29.12.2023 , Kryetari i Komunes ѕë Dibrës, shpall: THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve nga persona fizik Qëllimi i këtij konkursi eshte qe ta perforcoje dhe perparoje bashkepunimin е Komunes me klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kultures permes vendosjes ѕе relacioneve partnerike dhe nxitjes ѕе zgjidhjes ѕе problemeve lokale nepermjet kycjes te qytetareve dhe organizatave qytetare. Те drejte per pjesmarrje ne kete konkurs kane klubet sportive, shoqatat e qytetareve e regjistruara ne territorin e Komunes ѕе Dibrës sipas Ligjit për shoqatat , fondacioпet e qytetareve dhe personat fizik. Shoqatat te cilat kane marre mjete financiare vitin e kaluar duhet te parashtrojne raport financiar mbi mjetet dhe aktvititet e kryera per vitin e kaluar, sebashku me formularet e aplikimit. Aktivitete që do të mbështeten: 1.Perkrahje e OJQ-ve/klubeve dhe projektve nga personat fizik Mbështetja e OJQ-ve dhe klubeve për përmirësimin, avancimin si dhe ngritjen e cilësisë së jetës shoqërore qytetare në komunën e Dibres. 2. Mjedis jetësor ð Mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtja e resurseve natyrore nacionale në komunën e Dibrës. 3.Kulturë ð Mbështetje e ShKA-ve për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shumëllojshmërisë etnike, krijimin e kushteve për një jetë kulturore, mbështetje e artistëve, afirmim i artistëve të rinj, kremtimi dhe manifestimi i datave të rëndësishme kulturore për Komunën e Dibrës. 4.Sport ð Mbështetje e klubeve sportive për afirmimin, zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së sporteve rekreative në territorin e komunës së Dibres. 5.Mbrojtje Sociale ð Mbështetje e fëmijëve (nga sfera e mbrojtjes sociale)dhe personave me nevoja të posaçme në aktivitete dhe manifestime sportive kulturore e rekreative. 6.Mundësi te barabarta ð Mbështetje nga sfera për mundësi të barabarta të burrave dhe grave. Kriteret themelore organizative Kriteret themelore organizative që duhet ti plotësojnë personat juridik dhe fizik (shoqatat, dhe klubet) që marrin pjesë në këtë shpallje janë: 3.1 Të jenë të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Klubet, të paktën një vit para publikimit të shpalljes; 3.1.1 Personat fizik duhet të jenë shtetas të RMV dhe banues në Komunën e Dibrës; 3.2 Puna dhe veprimi ta ketë synim publikun e gjerë dhe interesat e komunitetit; 3.a.Vlerësimi i cilësisë së projekteve për SHOQATAT/KLUBET Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat juridik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për OJQ/Klubet 1. Kapaciteti organizativ 1.1. Nëse shoqatat / klubet kanë strukturë organizative dhe burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme, hapësirë për zyre, pajisje teknike dhe aftësi për të menaxhuar buxhetin) 1.2. Nëse shoqatat / klubet kanë përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpallje 2. Punim dhe bashkëpunim në rrjet 2.1 Nëse shoqatat / klubet janë anëtar i rrjeteve dhe platformave të organizatave qytetare (kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe në 3 vitet e fundit kanë realizuar projekte në bashkëpunim me organizata tjera ose organe të administratës shtetërore 3. Cilësia e projektit 3.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor 3.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij 3.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project 3.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm 3.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve 4. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve 4.1 Nëse pasqyrohen aktivitetet në mënyrë adekuate në buxhet 4.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate 3.b. Vlerësimi i cilësisë së projekteve për PERSONAT FIZIK Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat fizik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për personat fizik 1. Kapaciteti organizativ 1.1. Nëse projekti ka burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme) 1.2. Nëse aplikanti/ja ka përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpalljen 2. Cilësia e projektit 2.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor 2.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij 2.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project 2.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm 2.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve 3. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve 3.1 Nëse aktivitetet pasqyrohen në mënyrë adekuate në buxhet 3.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzojnë SHOQATAT / KLUBET Shoqatat dhe klubet që marrin pjesë në shpalljen duhet të dorëzojnë: 1. Fleteparaqitje (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber); 2. Shtojca 1 –Korniza kohore (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber).; 3. Aneks-2 Buxheti(meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber). 4.Kopje të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridik për regjistrimin e shoqatës / klubit jo më të vjetër se gjashtë muaj; 5. Kopje të statutit; Vërejtje: Nëse propozim-projekti juaj do të përzgjidhet dhe do të fitojë mbështetje financiare nga Buxheti Komunës së Dibres, keni detyrim që në të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike) në suaza të projektit të mbështetur financiarisht, të përdorni logon e komunës së Dibres, projektet që do të fitojnë mbështetje financiare nga ana e Komunës së Dibres duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë imazhin e institucionit, të mos përdorin gjuhën të urrejtjes, ofendime që mund të nxisin dhunë, jo tolerancë ndëretnike ose veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike të RMV-së. Për të gjitha pikat e lartpërmendura përgjegjësi do të kenë shoqatat/klubet që do të marrin mbështetje financiare për propozim-projektet e tyre nga ana e komunës së Dibres. Dokumentacionet e pakompletuar ose aplikacionet të cilat do të dorëzohen pas afatit të paraparë në shpalljen publike nuk do të shqyrtohen! Aplikacionet e dorëzuara në arkivin e komunës së Dibres nuk do ti kthehen aplikuesit. Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesave Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 01.03.2024 Dokumentacioni duhet të vendoset në një zarf të mbyllur dhe në të të shënohet: “SHPALLJE (për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive)” në adresën: Komuna e Dibres, 8 Shtatori nr 72 1250 Diber, në arkivin e komunës së Dibres nga ora 08:00 deri më 16:00, Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Dibres. www.dibra.gov.mk Pyetjet për sqarime plotësuese mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirjes publike në dibra@dibra.gov.mk ose ne nr.tel 046/ 831-196. |
THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR
Komuna shpall Thirrje publike për krijimin e Këshillit Nismëtar (KN) në bazë të nenit 17 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Këshilli Nismëtar është një grup joformal që ka për qëllim të konsultojë të rinjtë dhe të përfaqësojë interesat e tyre në krijimin e Këshillit. Numri i anëtarëve të Këshillit Nismëtar është pesë dhe vetëm ata anëtarë kanë rolin për të formuar Kuvendin Lokal të të Rinjve.
Kohëzgjatja e KN-së është afatshkurtër dhe përfundon me thirrjen e Kuvendit të parë Lokal të të Rinjve.
Komuna është e ngarkuar me përzgjedhjen e tyre, ndërsa puna e tij koordinohet dhe ndihmohet nga nëpunësi/ja për të rinjtë në komunë.
Roli dhe detyrat e Këshillit Nismëtar:
• Mbështetje për Komunën në krijimin ose rishikimin e akteve dhe vendimeve që e rregullojnë krijimin dhe funksionimin e KRL-së,
• Shpallja e thirrjes për Kuvendin konstituiv Lokal të të Rinjve në përputhje me Statutin e komunës, sipas parimit të publicitetit dhe transparencës,
• Bashkëpunimi me komunën në organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit konstituiv Lokal të të Rinjve KN mund të përfshijë organizata rinore, organizata për të rinjtë, forume rinore të partive politike, organizata të nxënësve dhe të studentëve dhe forma të tjera të bashkimit rinor që veprojnë dhe funksionojnë në territorin e Komunës dhe që duan të marrin pjesë në themelimin e Këshillit.
Dokumentet e detyrueshme:
• Portofoli i organizatës/grupit/shoqatës,
• Programi vjetor i punës,
• Raporti mbi aktivitetet me të rinjtë gjatë vitit të kaluar,
• Letër me emërimin për anëtar të Këshillit Nismëtar dhe informacione për kontakt,
• Letër e shkurtër motivuese nga anëtari i propozuar dhe biografi e shkurtër.
Mënyra e aplikimit nëpërmjet email adreses:
E-maili: dibra@dibra.gov.mk
Afati për aplikim: 15 ditë nga dita e shpalljes.