Lajme nga Komuna
Vendosja e tubave të kanalizimit fekal
Para disa muajsh nga një stuhi e fortë, u shkaktua erozion i tokës i cili si ortek e mbuloi rrugën që çon në Kosovrast të epërm dhe banjat e dibrës. Shërbimet komunale bashkë me Kryetarin, në orët e hershme të mëngjesit (03:00h) dolën në teren pasi u alarmuan për rrezikun e dëmtimit të shtëpive. Duke marë të gjitha masat për sanimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore, për 3 ditë u pastrua rruga me çka u mundësua lëvizja e lirë. Kurse sot ishim në teren bashkë me drejtorin e NKP Standard Burim Kaba për të inspektuar vendosjen e tubave të kanalizimit fekal, të cilët atë kohë u dëmtuan tërësisht.
Rikonstruimi i rrugëve regjionale në komunën e Dibrës
Sot filloi rikonstruimi i rrugëve regjionale në komunën e Dibrës nga drejtoria “Rrugët Shtetërore” me drejtor Ejup Rustemi. Pas kësaj do të fillojë edhe ndërtimi i një infrastrukture rrugore shumë e rëndësishme
Dita e zjarfiksëve
Sot në ambientet e njësisë teritoriale kundrazjarit, përcolla urime për 20 majin, ditën e zjarfiksëve. Njësia teritoriale kundra zjarit e komunës Dibër jep shërbime edhe 2 komunave të tjera: Qendrës Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Në këtë dy vjeçar të mandatit si kryetar komune, kam bërë çmos për të përmirësuar statusin e zjarfiksit si në aspektin financjar ( rrogat), ashtu edhe në aspektin e furnizimit me mjete mbrojtëse moderne dhe mjete kundrazjarrit. Një investim kapital për këtë vit do të jetë rinovimi i objektit ku zhvillon veprimtarinë ky njësit, gjithashtu pritet që të sigurohet edhe një automjet ( cistrnë) për nevojat e njësitit. U shpreh një konsideratë pozitive për këtë bashkëpunim transparent dhe të suksesshëm. Në vazhdimësi do të punohet për ritjen e efikasitetit dhe motivimin e njësitit. Urime dhe gëzuar !
Takim me komunitetin dibran

Në takimin e kryetarit të komunës Dibër Hekuran Duka me komunitetin dibran në SHBA, përveç referimit të punës së komunës gjatë perudhës 2019/2021, u trajtua edhe procesi i regjistrimit të popullsisë në dijasporë. Edhe njëherë u vendos theks i veçantë mbi rëndësinë e këtij procesi në planifikimet e politikave zhvillimore në nivel republikan dhe lokal.
Lajmërim
LAJMËRIM !
Me datë 18 Prill, e Diell në ora 2pm do të mbahet takim me kryetarin e Dibrës Dr. Hekuran Duka dhe komunitetin dibran!
Ky takim nga ana e komunës së Dibrës ka për qëllim të elaborojë punën e Kryetarit për dy vitet e fundit, si dhe një bashkëbisedim me komunitetin dibran i cili vepron dhe jeton në Amerik, për të diskutuar në lidhje me problematikat e Dibrës dhe të ardhmen e saj!
Takimi do të mbahet me datë 18 Prill, 2021 në ambientet e Hotel Hilton, Staten Island në ora 2pm
Delegacioni që do të përfaqësojë Komunën e Dibrës në këtë takim, do të jenë:
- Kryetari: Dr.Hekuran Duka
- Sekretari i komunës: z. Ylli Mirzo
- Përgjegjësi i departamentit të IT-së në Komunën e Dibrës, z. Bleron Seferi
- SHAD si nikoqir i këtij takimi, do të ndjek të gjitha rregullat sipas ligjit për të respektuar masat dhe do të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë takim:
- Për shkak të rregullave të COVID-it, NUMRI I PJESEMRAESVE DO TE JET I KUFIZUAR (80 persona maximum).
- Ata që vijne të parët do kenë përparësi për të marrë pjesë në këtë takim. Mbasi të mbushet salla, do të mbyllen dyert.
- Për të gjith të pranishmit mbajtja e maskes ësht obligative per gjate gjithë kohës të këtij takimi.
- Do të ketë 6 ft distancë për ç’do ulëse (karike).
Ju mirëpresim dhe shpresojmë që ky takim të jetë informativ dhe konstruktiv për të gjithë!


























