Lajme nga Komuna

Ambasadori i Japonisë në RMV vizitë ne Komunën Dibër

Ambasadori i Japonisë në RMV, ekselenca e tij z. Savada Hironori, sot vizitoi komunën e Dibrës. Qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i kontratës mes ambasadës Japoneze dhe spitalit të përgjithshëm Dibër, me përfaqësues z. Baki Alili-drejtor. Kjo kontratë do të mundësojë financimin e projektit të spitalit të përgjithshëm Dibër nga ana e ambasadës Japoneze në vlerë reth €34000, e që ka të bëjë me digjitalizimin e kabinetit të rentgenit. Ambasada e Japonisë edhe në të kaluarën ka dhuruar shumë paisje mjeksore për spitalin tonë. Në emër të gjith qytetarëve të Dibrës shprehim mirnjohje dhe falënderime popullit Japonez për këtë gjest human. U ra dakord që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe mëtutje.

Pastrimi i bores

Bora vazhdon të bie me shumicë por edhe pastrimi i rrugëve vazhdon pandërprerë…
Luten shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të kenë paisje dimërore ( goma dhe zinxhirë) si dhe të shmangin daljet e panevojshme !

Komuna Dibër për herë të parë pas shumë vitesh, pastron edhe rrugicat në pjesën e vjetër të qytetit nëpërmjet firmës e cila ka fituar tenderin e mirbjatjes së rrugeve në sezonin e dimrit.

Rrugët lokale në Dibër

Fshati Osoj

Kosovrasti i Eperm

Dibër, pjesët kodrinore

Kanalizim fekal ne f.Xhepishte

Sot filluan punët pregaditore për realizimin e projektit ” kanalizim fekal” në f. Xhepishtë. Ky projekt u realizua me angazhimin e Komunës Dibër dhe Ministrisë së ekologjisë. Një falenderim i veçantë për ministrin z. Naser Nuredini , i cili ishte posaçëtusht i interesuar të financojë këtë projekt. Një pjesë të kostos së këtij projekti, do ta financojë edhe buxheti i komunës Dibër. Urime për banorët !

Burim Kaba emërohet drejtor i ri në NPK Standart

Sot ishte një ditë e veçantë për ndërmarjen komunale “Standart” ku drejtori i deritanishëm i kësaj ndërmarje z. Mazllum Lleshi del në pension kurse në të njejtën kohë me konkurs të rregullt emërohet drejtori i ri z. Burim Kaba. Z. Mazllumit i dëshirojmë shëndet dhe shumë vite të tjera ta shijojë pensionin me familjarët dhe miqtë e vet, kurse ne i jemi mirënjohës dhe falemnderues për kontributin dhe sakrificën e tij që ka dhanë për kryerjen me sukses të këtij misioni shumë të rëndësishëm për qytetin tonë. Z. Burimit i dëshirojmë menaxhim të suksesshëm dhe ralizimin e të gjitha projekteve që kanë të bëjnë me detyrat dhe obligimet e kësaj ndërmarje.

7 vendime pune

Një ndër momentet më të lumtura në jetë është momenti i punësimit, momenti që të jep shansin të japësh nga vetja të gjithë aftësitë tuaja fizike dhe intelektuale në shërbim të komunitetit. Sot kisha privilegjin që personalisht të ndaj 7 vendime pune profesorëve të shkollave komunale: “Penestia”, “Said Najdeni”, “Riste Ristevski”. Duke ju uruar shëndet dhe suksese në këtë profesion të shenjtë, falenderojmë ministrinë e arsimit, drejtorët e shkollave dhe administratën komunale për arsim, sport dhe kulturë, që kontribuan në realizimin e këtij projekti. Ne do të bëjmë gjithçka bashkarisht që e gjithë rinia e këtij qyteti të shenjtë, të sistematizohet sipas aftësive dhe meritave.

Ide projektin e rikonstruimit të qendrës

Shpallja e rezultateve nga konkursi për ide projektin e rikonstruimit të qendrës së qytetit. Të gjithë konkuruesit ishin të shkëlqyeshëm dhe na kanë befasuar me idetë të cilat i kishin shpalosur në punimet e tyre. Të gjithë duhet të punojmë me përkushtim që rinisë dibrane t’ju mundësohet hapsirë më e gjërë për kreativitet dhe të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve në qytetin tonë.

Pazari tradicional i vjetër

Pazari tradicional i vjetër ka filluar të ringjallet. Shitësit e parë tani po zënë vendet e tyre. Presim që në vazhdim, të gjithë shitësit ambulator të vinë këtu për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Mirenjohje per Sh.A MEPSO

Z. Kushtrim Ramadani drejtor gjenerali i sh.a. MEPSO, realizoi një vizitë në komunën tonë me gjith ekipin e puntorëve të cilët punuan në sanimin e defekteve të cilët u shkaktuan nga moti i keq dhe si pasojë Dibra bashkë me komunat fqinje mbetën pa furnizim me energji elektrike. Në shenjë respekti, u nda MIRNJOHJE nga komuna e Dibrës për punën e bërë nga kjo kompani dhe u konkretizuan mënyrat e zgjidhjes afatgjate të problemit të furnizimit me rrymë elektrike të Dibrës. Gjithashtu me një angazhim multilateral dhe bashkëpunim me institucionet të tjera do të bëhen përpjekje maksimale edhe për dislokimin e largpërçuesve të cilët janë të vendosur në lokacione të banuara në qytetin tonë.

Skip to content