Lajme nga Komuna

Aksion për pastrimin e deponisë së qytetit e organizuar dhe investuar nga komuna Dibër

Këto ditë kishte aksion për pastrimin e deponisë së qytetit e organizuar dhe investuar nga komuna Dibër me çka bëhet pregaditja për sezonin e verës që të kemi më pak ose asnjë rast të djegijes së deponisë. Sëshpejti do të ketë edhe një investim kapital për trajtimin e mbeturinave në përgjithsi. Ditët në vijim komuna Dibër do të organizojë aksion ekologjik në bashkëpunim me të gjithë palët e interesuara për një pastrim gjeneral të qytetit.

Mirënjohje humanistes të njohur dibrane Egzona Kaziu

Komuna Dibër ndan mirënjohje humanistes të njohur dibrane Egzona Kaziu për angazhimet e saja në aktivitetet humanitare në të cilat ka marë pjesë personalisht ose në bashkëpunim me humanistë të tjerë. Ka ndihmuar shumë familje në nevojë në mënyra të ndryshme si me artikuj ushqimor, strehim të personave pa shtëpi etj etj. Egzona është shembulli i njeriut të mirë me shpirt human, ne i dëshirojmë çdo të mirë në jetë dhe në karierë.

Vazhdon ndrimi i valvulave

Projekti i investuar nga komuna Dibër për ndrimin e valvulave afunksionale të ajrit dhe ujit në ujësjellsin prej burimit Rosok deri në rezervoarin kryesor të qytetit vazhdoi edhe sot me shumë sukses nga firma e kontraktuar me tender CMC holding Shkup. Sigurisht që NKP standart ka ndihmuar në projektimin dhe kujdesjen e mbarvajtjes së punës në teren. Punët me ndërprerje do të vazhdojnë edhe javën e ardhëshme sipas një plani pune deri në realizimin final të projektit.

Komuna Dibër në rafshin e kulturës mbështet finaciarisht botimin e librit “ Në gjurmët e qytetit tim” nga autori dibran Sabit Bocku

Komuna Dibër në rafshin e kulturës mbështet finaciarisht botimin e librit “ Në gjurmët e qytetit tim” nga autori dibran Sabit Bocku. Libër me përmbajtje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me të kaluarën e këtij qyteti historik. Disa ditë më parë komuna Dibër përkrahu finaciarisht librin nga fusha e hiatorisë së Dibrës “Dibra në historinë kombëtare 1908-1913” nga profesoresha e historisë dibrania Qëndresa Muça. Jemi duke pregaditur edhe shumë projekte të tjera në sferën e kulturës dhe historisë me qëllim që kultura dhe historia e Dibrës të shkruhet dhe promovohet nga vetë dibranët. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata që duan të kontribujnë në këtë drejtim.

Ndihmë profesionale për aplikim

Komuna Dibër si pjesë e Projektit të USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, sot kishte takim me përfaqësues të lartë të këtij agjensioni ku tema e bisedimeve ishte ofrimi i ndihmës profesionale i USAID në fushën e mënyrës së aplikimit të projekteve në fondacionet e ndryshme ndërkombëtare. Prezent ishte edhe kryetari komunës q. Zhupë Arijan Ibrahim pasi problemet që hasim dy komunat janë shumë të ngjajshme dhe të përbashkëta. Në fund u dakorduam që ky bashkëpunim të vazhdojë pa ndërprerë me qëllim që në fund të kemi një rrezultat pozitiv në mirqenien e qytetarëve.

Njoftim

Komuna Dibër si pjesë e Projektit të USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve i cili projekt është financuar nga ana e Agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), i njofton të gjithë qytetarët, shoqatat, klubet, ndërmarrjet dhe OJQ se Projekti dërgon buletin mujor që ka për qëllim informimin dhe mundësitë e financimit nga jashtë me grante të ndryshme. Për me shumë informacione (thirrjet aktive si dhe menyrën e aplikimit) shkarkoni pdf.

Tribunë me temë:Ngritja e vetëdijes për mbrojtje dhe kujdes të shëndetit reproduktiv të gruas

Me rastin e 8 marsit ditës së gruas, Komuna Dibër organizoi tribunë me temën: Ngritja e vetëdijes për mbrojtje dhe kujdes të shëndetit reproduktiv të gruas. Hapjen e bëri kryetari komunës dr. Hekuran Duka kurse për temën në fjalë prezentuan punimet e veta Prof dr Gligor Tofoski ( klinika e gjinekologjisë dhe akusherisë Shkup), Mr Sanja Sazdovska ( ministria shëndetësisë), dr Afrodita Shalja (UNFP), dr Edlira Piperku, dr Argëtim Fida, mr Arbana Pasholli. Temat u ndoqën me shumë interes nga një numër
I madh i grave pasi shtjellonin problematika aktuale she të rëndësishme për sa i përket shëndetit të femrës.

URIME 7 MARSI !

Të gjith arsimtarëve, nxënësve, studentëve dhe të gjith atyre që udhëheqin organizimin e procesit arsimimor, ju urojmë 7 marsin ditën e mësuesit. Respekte për të gjithë ata figura historike të cilët sakrifikuan gjithçka që ne sot në mëmyrën më njerzore kemi mundësinë të arsimohemi në gjuhën tonë amtare në të gjithë nivelet e mundëshme. Urime dhe gëzuar!

Skip to content