Lajme nga Komuna

Matura 2022


Pas disa vështirësive me krizën e pandemisë, sivjet u mundësua që maturantët e komunës tonë të realizojnë defilenë tradicionale në qytet dhe të festojnë natën e maturës.
Maturantë të dashur!
Nga zemra ju uroj maturën duke ju dëshiruar sëpari të jeni të shëndetshëm dhe të keni fat dhe suksese në jetën tuaj që ju pret përpara me shumë sfida të tjera që ska dyshim se ju do ti përballoni me sukses pasi ju keni energji, edukatë, inteligjncë dhe jeni krenaria e këtij qyteti. Ju sapo e përfunduat një fazë të jetës tuaj me sukses, tani ju presin obligime të tjera, të profesionalizoheni duke mësuar dhe duke u edukuar në institucione edhe më të larta që të jeni të aftë të krijoni familjet tuaja duke qenë të dobishëm edhe për shoqërinë. Të gjith prindërve të maturantëve ju uroj gjithashtu një mbarsi për fëmijët e tyre.

Urime 20 maji dita e zjarfiksëve!


Sot vizitova njësinë teritoriale për mbrojtje nga zjarri Dibër për tju shprehur urime për ditën e tyre. Njësiti ynë jep shërbime edhe 2 komunave fqinje atë të Mavrovë rostushes dhe qendrës Zhupë. Është një ndër njësitet më të mira në rang republike dhe komuna mundohet me të gjithë mundësitë që ka të plotësojë kërkesat teknike dhe administrative të njësitit. Urime dhe gëzuar.

Sot zv ministri i buqësisë z. Abdylshyqyr Abedini, vizitoi komunën e Dibrës

Sot zv ministri i buqësisë z. Abdylshyqyr Abedini, vizitoi komunën e Dibrës ku dhe ralizuam një takim pune. Nga ana e zv ministrit u njoftuam për të gjithë programet e ministrisë ku ne mundemi të aplikojmë për projekte të ndryshme. Në lidhje me mënyrën e aplikimit të projekteve do të mbahet një seminar me përfaqësues nga komunat ku në detaje do të jepen udhëzime prektike në lidhje me aplikimin. Gjithashtu nga ana jonë u kërkua që të përshpejtohen proceduarat për realizimim e projektit të ujit për vaditje të fushës së Dibrës si dhe të hapen thirjet në agjensionin për bujqësi dhe zhvillim rural ku ne kemi të gatshme projekte infrastrukturore.

Asfaltimi i rrugës tek xhamia e sahatit

Sot filloi asfaltimi i rrugës tek xhamia e sahatit, një arterie infrastrukturore shumë e rëndësishme që do të lehtësojë komunikacionin në qytet. Është projekt i komunës Dibër. Realizimi i projekteve do të vazhdojë pa ndërprerë.

Takim shumë i rëndësishëm në mes blektorëve

Sot në komunën tonë u zhvillua një takim shumë i rëndësishëm në mes blektorëve, fermerëve dhe zv drejtorin e agjencionit për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillim rural z. Remzi Abdullahi. U debatuan shumë probleme me të cilët hasen blegtorët dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre në bashkëpunim me agjensionin në fjalë. U njoftuan blegtorët dhe fermerët për mënyrën e nduhmës me anë të subvencionimeve financijare nëpërmes shpalljeve të kësaj agjensie. U ra dakord që të mbahen edhe disa takime tjera sipas nevojës.

Njoftim për organizim të prezantmit publik dhe anketës publike për Draft Planin “PDU 6 Komuna Dibër”.

            Në bazë të nenit 50 paragrafi (3) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020), Kryetari i Komunës Dibër e solli këtë:    

Nj O F T I M për organizim të prezentimit publik dhe anketës publike për Draft planin “Plani detal urbanistik për Bllokun 6, Komuna Dibër”
 
                Njoftohen të gjithë personat e interesuar juridikë dhe fizikë nga rajoni i përfshirë me planin, rajonet  fqinje të përfshirjes së planit, publiku i gjerë, përfaqësuesit e ekspertëve publikë, përfaqësuesit e organeve të administratës shtetërore, përfaqësuesit e njësive të vetëqeverisjes lokale, ekspertë nga organizatat joqeveritare dhe ekspertë të tjerë në zonë që kanë lidhje me planifikimin dhe përfshirjen planore konkrete, se Kryetari i Komunës Dibër solli Vendim  nr. 10-178/4 të datës 11.05.2022 për organizimin e prezentimit publik dhe anketës publike për Draft planin “Plani detal urbanistik për Bllokun 6, Komuna Dibër”, zhvillim i planifikuar 2020- 2025, me sipërfaqje të përfshirjes prej 15,11 ha dhe me kufinjtë vijues të përfshirjes:   Veri- Rruga magjistrale me profil M3- rr. “Atanas Iliq”;Perëndim- Rruga përmbëledhëse me profil SO4- rr. “Partizanska”;Jug-perëndim– Rruga përmbëledhëse me profil SO4 (e riprojektuar);Jug-lindje- Rruga magjistrale me profil M2- rr. “Velko Vllahoviq”, dheVeri- lindje – Rruga përmbëledhëse me profil SO2- rr. “Beton”.                  
Prezentimi publik dhe anketa publike për Draft planin “Plani detal urbanistik për Bllokun 6, Komuna Dibër” do të realizohet me shpallje të Planit në ambientet e Njësisë së vetëqeverisjes lokale të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, në sistemin informativ të e-urbanizmit, në faqen e internetit të Komunës Dibër dhe shpallet me postera të shtypur dhe njoftime brenda dhe përreth zonës së përfshirjes planore.                 Anketa publike do të zgjatë 33 ditë, gjegjësisht nga data 30.05.2022 deri më datë 01.07.2022. Anketa publike njëkohësisht kryhet në formë elektronike dhe në formë të shkruar. Anketa publike në formë elektronike kryhet nëpërmjet sistemit elektronik të e- urbanizmit dhe nëpërmjet faqes zyrtare të Komunës Dibër, ndërsa me shkrim bëhet me shpalljen e planit në tabelën e shpalljeve në hapësirat e Komunës Dibër dhe duke plotësuar fletë anketat.             
        Prezentimi publik për Draft planin do të mbahet në hapësirat e Komunës Dibër, gjegjësisht në sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, më datë 14.06.2022 (e enjte) në ora 11:00.                   Pjesëmarrësit në anketën publike, në afatin e përcaktuar, vërrejtjet dhe propozimet e tyre për Draft planin “Plani detal urbanistik për Bllokun 6, Komuna Dibër” mund t’ia dorëzojnë Komunës Dibër në formë të shkruar nëpërmjet fletë anketave të cilat mund t’i gjejnë në arkivin e Komunës Dibër, nëpërmjet sistemit informativ të e-urbanizmit, si dhe në mënyrë elektronike në adresën e internetit të Komunës Dibër (dibra@dibra.gov.mk) . Lëndë e vërejtjeve dhe propozimeve nuk mund të jenë dispozitat e planit që janë detyrim ligjor ose nënligjor, ose dispozitat e planit të rregulluara me  plan të nivelit më të lartë, por vetëm dispozitat e planit që janë objekt i rregullimit të planit urbanistik konkret, përkatësisht subjekt i ndryshimeve dhe plotësimeve specifike të planit urbanistik.  
  Në shtojcë: Hartë me kufijtë e përfshirjes me emrat e rrugëve që janë kufijtë e përfshirjes së planit.

DUP_PDU BLL 6_sitez DOWNLOAD

Njoftim

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin publik “Përmirsimi dhe Avancimi i pozitës së grave në sipërmarrje” e organizuar nga Platforma Nacionale për sipërmarrjen e grave në bashkëpunim me komunën – Dibër dhe komunën – Qendër Zhupë- Gabriela Disoska – Kryetare e Platformës nacionale për gratë sipërmarrëse.-Emilija Andonova – Fondacioni për Menaxhim dhe kërkim industrial- Suzana Naumoska – Kordinatore lokale për Rajonin Jugperëndimor – Prezantim i aktiviteteve dhe hapat e ardhshëm për platformën nacionale të grave sipërmarrëse (PNGS).- Gabriela Miloshoska (Sektori për Zhvillimin ekonomik lokal dhe turizëm, Komuna e Ohrit) – Roli i informacionit në vetëqeverisjen lokale në PNGS dhe mundësitë e formimit të këshillit për gratë sipërmarrëse në Komunat e Rajonit Jugperëndimor.

13.05.2022 (e premte), Orа: 10:30 Në hapësirat e Komunës Dibër

Pas prezantimit ftoheni në koktel !

Aksion tjetër ekologjik– GENERAL WEEKEND

Sot nxënësit e shkollës Shkolla fillore Penestia, Said Najdeni, Puntoret e komunes, Administrata komunale, NPK Standard ishin pjesë e një aksioni tjetër ekologjik– GENERAL WEEKEND, organizuar në bashkëpunim me komunën e Dibrës me partneritet të përbashkët: Birrarinë Shkup, PAKOMAK dhe Men and Mountain. U pastruan hapsira të cilat ishin të ndotura nga hudhja e mbeturinave nga persona të pa ndërgjegjshëm.Pastërtia e ambientit është detyrë e përbashkët.

Skip to content