Makinë-kamion për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave

Sot komuna Dibër pranoi edhe një makinë-kamion për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave i cili është dedikuar për manovrim në rrugica të qytetit si dhe në pjesët rurale të komunës.

Kamioni në fjalë është donacion nga banka botërore në kuadër të projektit të komunës Dibër “ Përforcimi i kapaciteteve të ndërmarjes komunale” . Nga ana e komunës iu bë dorzimi i mjetit NKP / ЈКП ” Standard ” me çka do të ritet edhe efikasiteti në punë.

Si përfundim i projektit, komuna e Dibrës ka përfituar:

1. Kontenjerë të rinj 130 copë

2. Kamionë për grumbullimin dhe transportin mbeturinave 2 copë

3. Kamion special për pastrimin e kanalizimeve (Canal Jet).

Me këtë parku i makinave të NKP “Standard” është pajisur me makinat më bashkëkohore të cilat nuk i ka pasur asnjëherë ose i ka pasur me huazim nga komunat tjera.

#PlatformaEGjelbërtNëZbatim.

Vazhdojmë me hapa të sigurtë..

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *