Edhe këtë vit kalendarik e përmbyllim me llogaridhënie të punës njëvjeçare të administratës së komunës përpara mediave lokale dhe nacionale.

Edhe këtë vit kalendarik e përmbyllim me llogaridhënie të punës njëvjeçare të administratës së komunës përpara mediave lokale dhe nacionale. Duke marë parasysh të gjitha faktorët negativ, kriza energjtike dhe ajo globale ekonomike, të cilët vështirësuan realizimin e projekteve të premtuara, ne si komunë përsëri mundemi të krenohemi me realizimin e shumë projekteve vitale për komunën tonë siç janëProjektet e përfunduara infrastrukturore ( shëtitorja, unazat tek spitali dhe tek shtëpia penzionerëve, projekti madhor i ujit të pijshëm – ndrimi i valvulave të ujit dhe riparimi i pusetave në ujsjellsin nga Rosoku, projekti për ujin e pijshëm në f.Kosovrast i poshtëm, rruga lokale afër xhamisë së sahatit, rruga në f. Banjisht, rruga në f.Otishan mëhalla e epërme, projektet për efikastitet energjetik në shkollat komunale, Kosovrast i poshtëm dhe Penestia, shtrimi i rrugicave me bekatonka brenda qytetit të Dibrës dhe fshatrat në një sipërfaqe prej prej 3000 m2, sigurimi i automjeteve për NKP Standard- kamionë për mbeturina 2 copë, Canal Jet dhe 130 kontenjerë të rinj, mbështetja e aktiviteteve kulturore dhe sportive në komunë, hapja e muzeut të qytetit, manifestime të ndryshme dhe botime të librave.Për probleme të brendëshme në buxhetin e bankës botërore, vonohet realizimi i rrugës në Konjarë të re dhe në Venec1, të cilat sipas informatave do të fillojnë në fillim të vitit 2023. Kjo ka ndikuar edhe në uljen e përqindjes së realizimit të buxhetit të paraparë për infrastrukturën ( arsyetimi i bankës- rritja e kostos së materialeve ndërtimore për shkak të krizës globale). Për vitin 2023 kemi shum projekte të tjera të gatshme të cilët duhet të realizohen dhe për të cilët ka mbulesë finaciare, si dhe do të pregaditen edhe 16 projekte teknike të reja që konsistojnë në rregullimin e infrastrukrurës mbi dhe nëntoksore.Transparenca aktive e komunës për vitin 2022 ishte mbi 84%, dhe rangohet në vendin e 41 nga 94 institucione në RMV( komuna, ministri, etj etj)Urime dhe me fat viti i ri 2023 të gjith qytetarëve të komunës Dibër! Sëbashku për një Dibër më të mirë dhe Europiane.Gëzuar

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *