Author: diberkomuna

Tentativë për uzurpim të pronës publike

Ditët e fundit, në zonën e Liqenit në Dibër, u konstatua një tentativë për uzurpim të pronës publike. Falë reagimit të menjëhershëm të Komunës së Dibrës dhe bashkëpunimit të strukturave përgjegjëse, hapësira publike u lirua pa vonesë, ndërsa vendi i ngjarjes u rrethua me shirita zyrtarë për të parandaluar çdo ndërhyrje të mëtejshme.

Dua të theksoj me vendosmëri se fenomene të tilla i përkasin së shkuarës. Në Komunën e Dibrës nuk do të lejojmë asnjë tentativë për keqpërdorimin e pronës së përbashkët. Reagimi institucional do të jetë i menjëhershëm, i vendosur dhe i pakompromis ndaj çdo shkeljeje që synon uzurpimin e hapësirave publike.

Prona publike për ne është e shenjtë. Ajo i përket të gjithë qytetarëve dhe do të mbrohet me përkushtim maksimal. Ne do të vijojmë të punojmë çdo ditë që as edhe një pëllëmbë tokë e komunitetit të mos keqpërdoret apo cenohet.

Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe ju ftoj të njoftoni institucionet tona për çdo rast të dyshimtë. Së bashku, mbrojmë Dibrën dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

I juaji, Fisnik Mela

Kryetar i Komunës Dibër.

Njoftim për qytetarët e Komunës së Dibrës

Komuna e Dibrës njofton se takimet me Kryetarin, z. Fisnik Mela, do të zhvillohen :

🗓️ çdo të martë,

🕐 nga ora 09:00 – 15:00.

Ky orar është përcaktuar për shkak të angazhimeve të shumta institucionale dhe organizimit të punëve administrative, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet shërbim sa më i rregullt dhe i koordinuar.

Qytetarët që dëshirojnë të realizojnë takim me Kryetarin janë të lutur të planifikojnë vizitat e tyre brenda këtij orari.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Komuna e Dibrës

Aktivitet përkujtimor të organizuar në 60-vjetorin e ndarjes nga jeta të Profesor Ziaudin H. Kodrës

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, mori pjesë sot në aktivitetin përkujtimor të organizuar në 60-vjetorin e ndarjes nga jeta të Profesor Ziaudin H. Kodrës, një prej figurave më të çmuara të kulturës, historisë dhe trashëgimisë sonë dibrane e mbarëshqiptare.

Në këtë veprimtari u promovua edhe libri i tij i rëndësishëm “Studime Arbëreshe”, një kontribut i vyer që ndriçon lidhjet e thella kulturore e historike ndërmjet arbëreshëve dhe trojeve shqiptare.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” në Tiranë, Shoqata për Histori “Dibra”, Fondacioni ALSAR si dhe Qendra e Studimeve Arbëreshe në Tiranë, të cilat bashkuan forcat për të nderuar jetën, veprën dhe trashëgiminë e një personaliteti të shquar të dijes shqiptare.

Në fjalën e tij, Kryetari Mela vlerësoi rolin e Profesor Kodrës në promovimin e identitetit dibran dhe kontributin e tij të palëkundur në studimet historike e albanologjike. Ai theksoi se Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e figurave të rëndësishme që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

Komuna e Dibrës falënderon të gjitha organizatat për këtë nismë të vyer dhe familjen Kodra për kontributin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dibrane.

Inspektim i punimeve në rrugët lokale të Komunës së Dibrës

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, së bashku me koordinatorët e projektit nga Komuna e Dibrës, kanë inspektuar sot punimet që po zhvillohen në rrugët lokale, Sabri Karameti, Petrit Bomova dhe 1 Maji.

Ekipi zbatues po kujdeset që cilësia dhe standardet teknike të jenë në nivelin e kërkuar në projekt si dhe në afatet e parashikuara.

Kryetari Mela theksoi rëndësinë e përfundimit të këtyre projekteve infrastrukturore, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Besojmë se në një kohë të shkurtër këto rrugë do të përfundojnë dhe do të jenë në shërbim të banorëve të asaj zone.

U mbajt mbledhja konstituive e parë e Këshillit të ri Komunal

U mbajt mbledhja konstituive e parë e Këshillit të ri Komunal
Sot në Komunën e Dibrës u mbajt mbledhja konstituive e parë e Këshillit të ri Komunal, një ngjarje e rëndësishme për funksionimin institucional dhe përfaqësimin demokratik të qytetarëve tanë.
Mbledhja u zhvillua në prani të kryetarit të Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, si dhe këshilltarëve të sapozgjedhur të Këshillit Komunal.
Me shumicë votash, z. Afrim Kërkuti u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të Dibrës, duke marrë besimin për të udhëhequr punën e këtij organi në mandatin e ardhshëm.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, z. Mela, përgëzoi anëtarët e rinj të këshillit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet ekzekutivit komunal dhe këshillit, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.
Këshilli i ri Komunal i Dibrës përfaqëson vullnetin e qytetarëve për transparencë, zhvillim dhe bashkëpunim në drejtimin e ri të komunës.
.

Ceremonia e Pranim-Dorzimit dhe dhënia e çertifikatës e Kryetarit të Ri të Komunës së Dibrës dhe Këshilltarëve Komunalë


Në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e pranim-dorzimit dhe dhënia e çertifikatës për kryetarin e ri të Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, si dhe dhënia e çertifikatave anëtarëve të rinj të Kuvendit Komunal, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Ceremonia u mbajt në prani të përfaqësuesve të Komisionit të Zgjedhjeve, administratës komunale, përfaqësuesve të partive politike, mediave dhe qytetarëve.
Gjatë ceremonisë, kryetari në detyrë z.Hekuran Duka dorëzoi zyrtarisht detyrën te kryetari i sapozgjedhur, duke i uruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive dhe në realizimin e projekteve zhvillimore për komunën.
Në fjalën e tij të parë si kryetar, z. Fisnik Mela falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi përkushtimin e tij për transparencë, bashkëpunim me qytetarët dhe avancimin e mirëqenies së përgjithshme në Komunën e Dibrës.
Me këtë rast, u bë edhe certifikimi zyrtar i këshilltarëve të rinj të Kuvendit Komunal, të cilët do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në mandatin e ardhshëm.

NJOFTIM për organizim të prezentimit publik dhe anketës publike përDraft planin “Plani detal urbanistik për Bllokun 11, Komuna Dibër” periudha e planit 2024- 2029

Kufijtë e përfshirjes janë:
jug: rr. 8 Shtatori;
perëndim: rr. “8 Shtatori” dhe rr. “Fuat Dibra” (emri i vjetër rr. “1 Maji”);
veri- lindje: rr. “Naxhi Egriu” (emri i vjetër rr. “Zhivko Bogdanovski”);
lindje: Kremeniçki Doll (vija kufitare e KK Dibër dhe KK Rajçicë);   Përfshirja është me sipërfaqje prej 18,78 ha.   Prezentimi publik dhe anketa publike për Draft planin “Plani detal urbanistik për Bllokun 11, Komuna Dibër” periudha e planit 2024- 2029 do të realizohet me shpallje të planit në hapësirat e Njësisë së vetëqeverisjes lokale të Komunës Dibër, rr.“8- të Shtatori” nr. 72,në sistemin informativ të e-urbanizmit, në faqen e internetit të Komunës Dibër(www.dibra.gov.mk) dhe shpallet me postera të shtypur dhe njoftimebrenda dhe përreth zonës së përfshirjes planore.  
Anketa publike do të zgjasë 32 ditë,gjegjësisht nga data 03.10.2025 deri më datë 03.11.2025. Anketa publike njëkohësisht kryhet në formë elektronike dhe në formë të shkruar. Anketa publike në formë elektronike kryhet nëpërmjet sistemit informativ të e-urbanizmit dhe nëpërmjet faqes zyrtare të Komunës Dibër (www.dibra.gov.mk), ndërsa me shkrim bëhetme shpalljen e planit në tabelën e shpalljeve në hapësirat e Komunës Dibër dhe duke plotësuar fletë anketat.  
Prezentimi publik për Draft planin do të mbahet në hapësirat e Komunës Dibër, gjegjësisht në sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, më datë15.10.2025 (e mërkurë) në ora 13:00.   Në afatin e përcaktuar, pjesëmarrësit në anketën publike, vërrejtjet dhe propozimet e tyre për Draft planinmund t’ia dorëzojnë Komunës Dibër në formë të shkruar nëpërmjet fletë anketave të cilat mund t’i gjejnë në arkivin e Komunës Dibër dhe në faqen zyrtare të Komunës Dibër (www.dibra.gov.mk),nëpërmjet sistemit informativ të e-urbanizmit, si dhe nëmënyrë elektronike në adresën e internetit të Komunës Dibër(dibra@dibra.gov.mk).    
Në shtojcë:

Hartë me kufijtë e përfshirjessë planit.

LAJMËRIM – Seanca e 55

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazetazyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),
Më datë 20.08.2025 merret ky:  


A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS SË 55TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR  

Seanca do të mbahet me datë 26.08.2025datë(EMARTË ) në ora11:00  në sallën  e Këshillit të Komunë Dibër.

Për seancën e 55 propozohet ky:  

R e n d   di t e

1.Miratim i procesverbali nr:54.
2.Propozim vendim i draft Planit detal urbanistik për Blokun 11, Komuna Dibër, për periudhën 2024-2029.
3.Raport për punën e SHFK ,,Riste Risteski,,për  vitin 2024-2025.
4. Programi vjetor për SHFK ,,Riste Risteski,, për vitin 2025-2026.
5.Raport për punën e SHFK ,,Said Najdeni,,për  vitin 2024-2025.
6.Programi vjetor për SHFK ,,Said Najdeni,, për vitin 2025-2026.
7.Raport për punën vjetore të SHFK  ,,Penestia,, për vitin shkollor 2024-2025.
8.Programi për punën vjetore për SHFK,,Penestia,,për vitin 2044-2026.
9.Raport për punën e IPKKF ,,Breshia,, për  vitin 2024-2025.
10.Programi vjetor për IPKKF ,,Breshia,, për vitin 2025-2026.
11.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Riste Ristevski,,Dibër për vitin shkollor 2025-2026.
12.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Penestia,,Dibër për vitin shkollor 2025-2026.
13.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Said Najdeni,,Dibër për vitin shkollor 2025-2026.

Njoftim për qytetarët dhe bletarët – Komuna Dibër

📢 NJOFTIM

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008, 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), si dhe në bazë të vendimit të Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinsektimit sistematik si masë parandaluese kundër epidemive, ju informojmë se:

📅 Më 23.07.2025 (e mërkurë), kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM SHKPNJP do të realizojë stërpikje dezinsektimi nga toka, për asgjësimin e mushkonjave.

🕕 Procesi do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 06:00 të mëngjesit, duke përdorur pajisje ULV për stërpikje me metodë të ftohtë.

📍 Zonat e përfshira: të gjitha sipërfaqet e gjelbra në Komunën e Dibrës, bregu i Liqenit të Dibrës, deponitë, zona urbane dhe lokalitetet përreth sipas planit dhe programit.

⚠️ Lutemi të gjithë bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve gjatë kësaj periudhe.

🌬 Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (si erë e fortë), dezinsektimi do të shtyhet për një ditë tjetër të përshtatshme.

📞 Për më shumë informacione:

TRULI NOLEN NM LLC, rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36, lok. 3, Shkup

Tel: 075 775 769

Skip to content