Author: diberkomuna
Nesër (02.09.2019), fillon gjysmëvjetori i parë në çerdhet,shkollat fillore dhe të mesmen në Komunën e Dibrës.
Nesër (02.09.2019), fillon gjysmëvjetori i parë në çerdhet,shkollat fillore dhe të mesmen.
Njoftohen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2019/2020 do të fillojë nesër (e Hënë).
Komuna Dibër ka marë të gjitha masat që procesi mësimor të nis normalisht.
Urime viti i ri shkollor! Suksese te gjith stafit pedagogjik dhe nxënësve. Ju priftë e mbara!
Turnir tradicional në futboll të vogël
Turniri tradicional në futboll të vogël “Dibra 2019” përfundoi me finalen e zhvilluar në mes ekipit të “Krçinit” dhe “Retro”, pas një loje të mrekullueshme te të dyja ekipeve.
Ndarja e shpërblimeve u bë nga Kryetari i Komunës Dibër Hekuran Duka, në prani të një publiku të shkëlqyer dhe sportdashës.
Vellezërit Rusi janë kontribues në zgjidhjen e problemeve në qytetin e Dibrës
Vellezërit Rusi, vite me radhë , në bashkëpunim me komunën e Dibrës, janë kontribues në zgjidhjen e problemeve të qytetit tonë. Ketë verë në qytetin e Dibrës sollën freskinë e muzikës klasike me sopranot me famë botërore Inva Mula dhe Deshira Ahmeti. Një mirnjohje nga komuna e Dibrës dhe qytetarëve të saj për gjith atë të cilën kan dhuruar. Sëbashku për Dibren ashtu siç e duam.
SHAD mer mirënjohje nga Komuna Dibër
Shoqatês Atdhetare Dibra nga SHBA (SHAD), i jepet mirnjohje për të gjitha aktivitetet që ka organizuar dhe që i organizoi këtë verë në qytetin e Dibrës në fushën e humanizmit, kulturës dhe sportit ne bashkepunim me Komunen e Dibres. Sëbashku për Dibrën ashtu siç e duam.
Koncert me yjet e muzikës klasike
Spektakël në mes të Dibrës madhe me njerëz të mëdhej. Dibra prej kësaj vere e tutje frymon dhe do të frymojë ndryshe. Dibra rikthehet fuqishëm ashtu siç ka qenë dhe do të vazhdojë përpara. Sebashku për Dibrën ashtu siç e duam. Dibra përsëri qendër e kulturës mbarëshqiptare. Komuna e Dibrës në përkrahje dhe bashkëpunim me biznismenët dibranë ( këtë rradhë familja dibrane Rusi), realizon megaprojektin në fjalë për të vërtetuar edhe njëherë se Dibra ka qenë dhe do të jetë kërthiza e arsimit dhe kulturës shqiptare. Sëbashku me njerëz të mirë, do të ecim përpara.
MARATONA E KËNGËS
Dibra e madhe, sonte ishte fokusi i kulturës shqiptare. Bashkëpunimi në mes njerëzve të cilët duan ta ndërtojnë Dibrën, rezulton me sukses.Sëbashku jemi më të fortë, emri i Dibrës do të ngrihet lartë me njerëz të mirë.
Nënshkrimi i marveshjes për bashkëpunim në mes komunave të regjionit jugperendimor
Nënshkrimi i marveshjes për bashkëpunim në mes komunave të regjionit jugperendimor, për projekte të përbashkëta siç është edhe projekti për ndërtimin e qendrave regjionale për trajtimin e qenve endacak