Nxënësit e SHFK “Said Najdeni” vizituan Komunën e Dibrës

Nxënësit e SHFK “Said Najdeni”, nën udhëheqjen e arsimtares znj. Arlinda Sharofi, drejtorit z. Burim Kaziu dhe përfaqësuesi i ambasadës së fëmijëve “Megjashi”në Shkup z. D. Zmijanac, vizituan komunën e Dibrës ku realizuan takim me kryetarin e komunës z.Hekuran Duka. Nga nxënësit u parashtruan shumë pyetje dhe u dhanë përgjigje për problemet komunale si problemi me qentë endacakë, ndriçimi publik, mungesa e ujit, kërkesa për një kino sallë dhe për një park lojrash. Nxënësit u ftuan që një ditë të kalojnë në zyrën e kryetarit që ata të shohin nga afër se si funksionon kryetari dhe me çfarë probleme ballafaqohet. #NeEgzistojmëdhePunojmëPërJU

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *