Nga ekipet e NKP “Standard” vazhdoi qe ne oret e hershme te mengjesit dezinfektimi per rradhe te trete i rrugeve dhe rrugicave lokale ne qytetin e Dibres.
Sot perfundoi dezinfektimi i lagjes Ndermahall, Depllast, Skopska, Vakof, Varosh, Budulec, Liman Kaba d. m. th. krejt pjesa e eperme e Qytetit Diber. Neser vazhdojme me rruget e tjera.
Edhe një projekt i komunës Dibër u pranua që të fincohet nga ministria e ekogjisë në kuadër të programit për ujra. Bëhet fjalë për ndërtimin e një rezervoari me të gjithë standardet në zonën e sipërme të qytetit. Ndërtimi i rezervoarit dukshëm do të përmirësojë mungesën e ujit të pijshëm në qytet. Faleminderojmë ministrin z. Naser Nuredini për angazhimin e tij në realizim e këtij projekti vital për komunën e Dibrës. Sigurisht që ky bashkëpunim i frytshëm do të vazhdojë në realizimin e shum projekteve të tjera.
Çdo punëtor, administrator dhe qytetar që do të hyjë në objektin e komunës Dibër, do të kontrollohet se a mban maskë mbrojtëse dhe do ti matet temperatura trupore, këto si masa preventive kundra infekcionit me Covid19. Sugjerojmë që edhe institucionet tjera ta praktikojnë të njejten masë preventive. Luten qytetarët dhe të tjerët të respektojnë këtë rregullore.
Informohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik që pjesë e rrugës lokale 1 Maji, në segmentin nga rrethrotullimi (rruga 8 Shtatori dhe Bulevard 100) deri te udhëkryqi pas objektit të MEGA Market me rrjetin sekondar të rrugës 8 Shtatori.
Komuna Dibër me kërkesë të “Jis Kompani” Shpk Dibër dhe pëlqim nga Ministria për punë të mbrendëshme SPB-Ohër Njësia për Polici, ka dhënë Aktvendim për ndrim të përkohshëm të rregjimit të komunikacionit në rrugën komunale rr. “1 Maji”, por për shkak të situatës të paparashikuar, rrëshqitja e dheut dhe pas kqyrjes në terren nga ana e ekspertëve nga Ministria për punë të mbrendëshme SPB-Ohër Njësia për Polici, Inspektori i autorizuar për ndërtim – Komuna Dibër dhe përfaqësues nga Sektori për urbanizëm i Komunës Dibër, për shkak të rezikut për pjesëmarrësit në trafik u vendos për mbyllje të përkohshme të segmentit të rrugës 1 Maji, deri në sanimin dhe sigurimin e kushteve për trafik të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
Tymi i zi që doli në afërsi të deponisë ishte pasojë e djegies së gomave. Ata nuk u ndezën vetëvetiu, ata u ndezën nga dora e njejtë e cila para festës se Bajramit ndezi edhe deponinë. Rasti është paraqitur tek organet kopetente që të meren gjith masat për zbulimin e autorit i cili në këtë rast ka kryer vepër penale ( kriminale).