Author: diberkomuna

“Mërgata dibrane dhe kontributi i saj për Dibrën”

Magjistër shkence hoxhë Nasuf Strikçani është autor i librit “Mërgata dibrane dhe kontributi i saj për Dibrën” u mirëprit sot në zyrën e kryetarit të komunës Dibër. Takimi kishte për qëllim që të falënderojë autorin për kontributin e tij në këtë lëmi dhe ti jep përkrahje në punën e tij të mëtutjeshme. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.

Projekte të komunës Dibër

Njihuni me Pajtim Dacin, prodhuesin e djathit në Dibër të Madhe.
Në kuadër të Projektit Ndërkufitar #IPA të financuar nga Delegation of the European Union, Skopje, produkti i tij tashme është i çertifikuar me një prej standarteve më të rëndësishme të sigurisë ushqimore, ate #ORGANIK.

#Creative_Business_SolutionFondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development FundDebar MunicipalityIPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania

Shikoni videon për të mësuar se si mund të mbështesë #BE-ja
********************************
Meet Pajtim Daci, the young and successful cheese producer from Debar in North Macedonia.
In the framework of the #IPA Cross-Border Project funded by Delegation of the European Union, Skopje, his product has been awarded with one of the most important food safety standards, #ORGANIC certification.
#Creative_Business_Solution, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development FundDebar MunicipalityIPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania
Watch the video  to learn how the #EU can support.

Projekti Ndërkufitar IPA

Njihuni me Munir Papranikun, pronarin e Besmir-Comerce, Fabrikës më të madhe të #Jufkave në Dibër të Madhe, Maqedoni e Veriut.
Në kuadër të Projektit Ndërkufitar #IPA midis Shqipërisë dhe RMV të financuar nga Delegation of the European Union, Skopje, produkti i tij tashme është i çertifikuar me një prej standarteve më të rëndësishme të sigurisë ushqimore, ate #ISO22000.

#Creative_Business_Solution, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, Debar Municipality, IPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania

Meet Munir Papraniku, the owner of Besmir-Comerce the biggest #Jufka Factory in Debar,North Macedonia.
In the framework of the #IPA Cross-Border Project between Albania and North Macedonia , funded by Delegation of the European Union, Skopje, his product has been awarded with one of the most important food safety standards, #ISO22000 certification.

#Creative_Business_Solution, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, Debar Municipality, IPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania

Hapet Panairi i Librit

Sot në Qendër për Kulturë Dibër nën organizimin e Shoqatës të Botuesve Shqiptarë me një ceremoni u bë hapja solemne e Panairit të Librit “RRUGËTIM I LIBRIT”. Këtë vit në Panairin e Librit marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria dhe RMV me libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, vepra letrare bashkëkohore dhe klasike, letërsi profesionale, shkencore dhe beletristike, lektyra, enciklopedi dhe vepra nga sfera e kulturës dhe artit, të destinuar për të gjitha grupmoshat.


Ne si autoritete komunale kemi pasur parimin që të mbështesim ato aktivitete të cilat janë mirëmbajtur dhe kanë mbajtur veten e tyre fal entuziazmit dhe punës të të gjithëve që kanë punuar në këto organizime.

Puntoria e katërt rajonale

Në aktivitetin e rradhës në Komunën e Dibrës, sot në sallën e Këshillit të Komunës u mbajt puntoria e katërt rajonale ku ishin të ftuar kryetarët e këshillave të Rajonit jugperëndimor si dhe kryetarët e këshillave të komunave të Rajonit të Pollogut.

Puntorin e nisi kryetari i Këshillit të Komunës Dibër z. Bashkim Mashkulli si nikoqir i kësaj ngjarjeje dhe anëtar i Komitetit të Këshillave të BNJVL-së, pastaj morën fjalen kryetari i Komunës Dibër z.Hekuran Duka dhe drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së znj. Dushica Perishiq.

Qëllimi i kësaj puntorie ka të bëjë me  informimin rreth ngjarjeve aktuale në nivel lokal, ndryshimeve të cilat kanë të bëjnë me njësitë e vetëqeverisjes lokale, por edhe diskutimit rreth sfidave me të cilat ballafaqohen komunat dhe këshilltarët Komunal.

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!
Ndeshja e shtatë e sezonit 2019/2020.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj FK Labunishta me rrezultat 2 me 1.Golat për KF Korabi i shënuan Alban Rasimi dhe Egzon Aziri. Me këtë fitore i siguruan edhe tre pikë.#ForcaKorabi

Teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës, fitues i çmimit si shfaqja më e mirë në Festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoni”

Mbrëmë përfundoi edicioni i 18-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” ku morën pjesë trupat teatrore nga Tetova, Gjirokastra, Presheva, Gjilani, Prishtina dhe Ferizaj.

Fituesi i këtij edicioni ishte Trupa e teatrit “Zihni Sako” “të Gjirokastrës me tragjikomedinë “Fqinjët”,ky çmim u dorzua nga kryetari i Komunës Dibër z. Hekuran Duka.

Filloi asfaltimi i segmentit rrugor te Progresi

Sot filloi asfaltimi i segmentit rrugor  të ashtuquajturit rruga e Loparëve që lidh të dy skajet e qytetit te Dibrës.

 Ky projekt u financua nga agjencioni per perkrahje financiare dhe zhvillim rural dhe një pjesë nga buxheti i komunës Dibër.

Ne si komune çdo ditë punojmë edhe më shumë që të sjellim dita dites mundësi të reja që janë në dobi të çdo qytetari.