Firma EUROVIA, 100 paketa humanitare
Firma EUROVIA, 100 paketa humanitare personale për Dibrën. Falenderit për këtë gjest Human !
Firma EUROVIA, 100 paketa humanitare personale për Dibrën. Falenderit për këtë gjest Human !
Sonte vazhdoi dezinfektimi i qytetit në bazë të planit Operativ. Me ç’rast përfunduan:
Poashtu sonte vazhdoi edhe larja e rrugëve prej rrethrrotullimit nga komuna deri te Banka Ekonomike.
Shtabi Operativ Komunal bën APEL që ditët në vazhdim të mos bëjnë larjen e rrugëve për efekt sa më të mirë të dezinfektimit.
Personat që nuk do ti përmbahen këtij apeli do të dënohen nga organet ligjzbatuese në bazë të nenit 14 të Ligjit për Pastërti Publike.
Në bazë të Planit Operativ, të Shtabit, nga dje filloi faza e dytë e spërkatjes të tërësishme të të gjithë qytetit, shkallëve të banesave kolektive, institucineve Vitale, si dhe larjen me detergjent të rrugëve kryesore.
Në bazë të këtij plani sot u dezinfektuan:
Larja e rrugëve dhe sipërfaqeve publike.
Nga ish Komiteti, Sheshi Skënderbej, Pedonalja.
Shtabi Operativ Komunal-Dibër i falemnderon Shoqatën Oda Dibrane në Shkup, dhe Shoqatën Atdhetare Dibra në ShBA për mjetet dezinfekuese që mundësuan zbatimin e planit konkret.
Plani Operativ do të vazhdojë edhe ditët në vijim.
Te nderuar bashkëqytetar,
Ne këtë kohë të rëndë ju lutemi që të rrini ne shtëpi,mos dilni jashtë pa nevoj.Për ata persona që nuk janë ne gjendje ti kënaqin nevojat e tyre( te blejnë ushqim , medikamente etj.), gjatë gjithë javes por edhe në orën policore që fillon nga sot e Mërkurë prej orës 16:00 deri në ora 05:00 dhe ditët ne vazhdim gjithashtu edhe në vikend.Ju lutemi te paraqiteni ne nr.tel 071223990 me qëllim që te bëni porosinë e nevojave te juaja.Vullnetarët e Kryqit të Kuq do tju sjellin materialin e duhur ndersa pagesën do ta bëni vet(sherbimin e bën Kryqi i Kuq – falas.)
Kryqi i Kuq Dibër
Humanizmi që është në shpirtin e mjekëve nuk njeh asnjë lloj diferencimi. Qëllimi është të ndihmojnë qenien më të përsosur në planet- Njeriun. Ju falënderit prej dibranëve dr Zeqerija nga Sllupçani, dr Sllavica nga Velesi, dr Besimi nga Tetova, dr Vangel nga Shkupi, dr. Armiri nga Shkupi ( dibran) për sakrificën që e dhatë gjat kujdesit shëndetësor të dibranëve. Kolgët e juaj nga Dibra dhe qytetarët e Dibrës nuk do t’ju harojnë. #SëbashkuDoJaDalim
Me një angazhim maksimal nga ana e Shtabit Operativ Komunal- Diber dhe me mbështetje të Strukturave Shteterore- Shtabit Gjeneral për Koordinim.
Sot u arit te zgjidhet edhe problemi i transportimit- shitjes së qingjave të blegtorëve tanë.
Në këto ditë të vështira për të gjithë, çdo problem i zgjidhur na gëzon dhe na jep shpresë. Ne jemi këtu për ju!
Të nderuar !!
Pas fazës së parë ose fazës së alarmit, që në të vërtetë është momenti i parë i kontaktit të organizmit tonë me stresorin e quajtur Korona virus dhe sëmundjen e tij Covid-19.
Faza e dytë pason në një luftë midis nesh dhe stresorit, por theksohet aspekti mendor dhe jo atë organik me të cilin kemi mësuar tashmë se si të merremi me të, të mbajmë higjenën personale, të ruajmë distancën shoqërore dhe të mos jemi në grup,e gjitha me qellim që më mirë ta menaxhojmë “mysafirin” tonë te perbashkët te paftuar.
Çfarë ndodh me shëndetin tonë mendor ??
Pasi të zbulohet stresori, trupi ynë mobilizon dhe shfrytëzon të gjithë mekanizmat e mbrojtjes psikologjike, funksionet e kontaktit, informacionet që merr nga mjedisi i jashtëm, nëse kjo rezistencë e tensionuar zgjat më shumë, trupi lodhet dhe lëviz në fazën e tretë, e cila konsiston në një fazë rraskapitje e cila është më e rrezikshme e ndjekur nga një seri ndryshimesh hormonale me një rritje të hormoneve adrenale(veshkor), kortizoli dhe simptoma të tjera specifike që mund të shkaktojnë një sërë ndryshimesh fiziologjike, si dhe në sjellje.
A do të zhvillojë ky stresor stres ?? Para së gjithash, kjo varet nga shumë faktorë:
1-Nga individi dhe aftësitë e tij personale.
2-Mbështetja që ai ka dhe merr vazhdimisht.
3-Faktorët e jashtëm dhe stimujt
4 Gjenetika
Si të merremi me këtë situatë ??
Së pari, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht, por periudha e karantinës dhe e izolimit është e kufizuar.
Së dyti, përdorni burimet e informacionit përkatës për ngjarjet në zhvillim siç është Shtabi Operacional i Krizave-Dibër. Ministria e Shëndetësisë, si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Së treti, shmangni lajmet sa më shumë që të jetë e mundur dhe hulumtimet për koronavirus duke rritur kështu tensionin dhe ankthin.
Së katërti, rrisni vetëbesimin, zvogëloni stresin dhe zhgënjimin.
Së pesti, ne ketë rast të gjithë jemi këtu pa përjashtim, sot të gjithë janë punonjës shëndetësie dhe në një farë mënyre të gjithë kontribuojnë në ruajtjen e rrjedhës normale të shëndetit të qytetit, jini krenarë për këtë.
Së gjashti, jini më të pranishëm me të afërmit tuaj dhe krijoni mënyra kreative për të kaluar më shumë kohë cilësore.
Së shtati, nëse ndjeni vështirësi,flisni me të afërmit tuaj, tregoni emocionet tuaja, ndajini ato.
E teta, shikoni një film së bashku, studioni së bashku, jini më afër dhe më tolerant ..
Dhe dije !!
Se e gjithë kjo do të kalojë shpejt dhe së bashku do të dalim më të fortë dhe me shumë më shumë vetëbesim dhe dashuri ..
Do të durojmë dhe të gjithë do të jemi krenarë sepse kjo është një situatë kolektive për të cilën janë marrë zgjidhje kolektive dhe të gjithë qytetarët e të gjitha grupmoshave në komunitet kontribuojnë në këto zgjidhje.
Një faleminderim i madh shkon për Shtabin e Krizave Operative të Komunës Dibër për mos kursimin e tyre dhe familjeve të tyre.
Gjithashtu mirënjohje për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe personelit ndihmës.
Faleminderit gjithashtu për të gjithë donatorët dhe dashamirët që kujdesen për të gjithë ata që kanë nevojë për ushqim dhe veshje.
m-r Admir B Kosovrasti
Specijalizant i psikologjise mjeksore
“Jetimët e Ballkanit” nën drejtimin e z. Halil Kastrati sot dhuroi ndihma humanitare për qytetin e Dibrës në këtë situatë krize. Një falënderim të gjith atyre që ndihmojnë dhe janë pranë nevojtarëve.
Në bazë të nenit 65 alinea (6) të Ligjit për ambientin jetësor (,,Gazeta zyrtare e RM-së ,, nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 42/16 dhe 99/18), Kryetari i Komunës Dibër sjell:
VENDIM
Për zbatim të vlerësimit strategjik
1.Për dokumentin planifikues “Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13, 14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 i miratuar me vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër”, i cili sillet në bazë të nenit 10 alinea (8) të Ligjit për planifikim hapsinor dhe urbanistik (Gaz. zyrtare e RM-së nr. 199/14; 44/15; 193/15; 31/16, 163/16, 64/18 dhe 168/18), Ligjit për gjelbërim urban (Gaz. zyrtare e RM-së nr. 11/18), Rregullores për standarte dhe normativa për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e RM-së nr. 142/15, 217/15, 222/15, 228/15, 35/16, 99/16, 134/16, 33/17 dhe 86/18) dhe Rregullores për përmbajtjen më të afërt, formën dhe mënyrën e përpunimit të planit gjeneral urbanistik, planit detal urbanistik, planit urbanistik për fshat, planit urbanistik jashtë vendbanimeve dhe planit rregullues të planit gjeneral urbanistik , formën, përmbajtjen dhe mënyra e përpunimit të dokumentacioneve urbanistike planore dhe projektit arkitektoniko- urbanistik dhe përmbajtja, forma dhe mënyra e përpunimit të projektit për infrastrukturë (Gaz. Zyrtare e RM-së nr. 142/15), është e nevojshme të zbatohet vlerësimi strategjik i ndikimit në ambientin jetësor, kjo në bazë të nenit 65 të Ligjit për mjedisin jetësor.
2. Si organe të përfshira nga implementimi i planit “Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13, 14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 i miratuar me vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër” janë vendosur organet në vijim: komuna Dibër, Minisitria e mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor, Minsitria e ekonomisë, EVN, MEPSO, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.
3. Për dokumentin planor Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13, 14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 i miratuar me vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër”, për përpunimin e së cilës është përgjegjëse TAJFA PLAN ShPK Shkup, ndërsa e sjell komuna Dibër, sjellja e dokumentit planor “Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13, 14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 i miratuar me vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër” do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
4. Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet të përfshijë aspektet në vijim: ndikimi mbi ujërat nëntokësor dhe sipërfaqësor, ndikimi mbi të vjelat, ndikimi në lidhje me gjenerimin e mbeturinave komunale dhe ndërtimore, ndikimi mbi biodiversitetin, ndikimi mbi ajrin e ambientit dhe ndikimi nga fatkeqësitë dhe havaritë.
5. Vendimi bashkë me formularët për përcaktim të nevojës për zbatim të vlerësimit strategjik shpallet në ueb faqen e Komunës Dibër në ueb adresën në vijim: www.dibra.gov.mk
6.Kundër këtij vendimi publiku ka të drejtë në ankesë deri te Komisioni shtetëror për vendimarrje në procedurën administrative të marrëdhënieve të punës nga shkalla e dytë në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së Vendimit në veb faqen.
Prej dje e deri në ora 10:00 sot, në afat rekord u pastruan të gjitha rrugët dhe rrugicat në Dibër dhe fshatrat e komunës Dibër. Nëse ka ndonjë ankesë, drejtohuni në komunë.
Kosovrasti i epërm dhe i poshtëm u pastrua në afat rekord pa asnjë problem. Falenderit #DukasCompany