Author: diberkomuna

Takim pune me ministrin e ambientit dhe planifikimit hapsinor z. Naser Nuredini.

Takim pune me ministrin e ambientit dhe planifikimit hapsinor z. Naser Nuredini. Tema e bisedës ishte në lidhje me financimin e dy projekteve me të cilat komuna Dibër ka konkuruar në programin për ujrat dhe kanalizimet të kësaj ministrie. Nga ana e ministrit u shpreh gadishmëri që këtyre projekteve t’ju jepet mbështetje financiare pasi janë projekte të cilët plotësojnë të gjitha kushtet administrative dhe teknike dhe do të jenë të një rëndësie vitale për mirëqenien qytetarëve Dibranë.
Bëhet fjalë për nje rezervoar për ujin e pijshëm në lagjen e Varoshit dhe Kanalizim në f. Xhepishtë.

10 panele fotovoltaike per Dibrën

Dibra mbetet vendi më atraktiv për zhvillimin e blegtorisë. Ndërmarja publike për menaxhim me kullotat është formuar nga qeveria e RMV, dhe posedon me 700 mijë hektar tokë (bjeshkë), 20 zyra dhe 40 të punësuar. Drejtori i kësaj ndërmarje z. Lulzim Fejzullau, sot ishte në vizitë pune dhe u takua me blegtorët dibran për të parë më afër problemet të cilat i kanë dhe për t’ju gjetur zgjidhje sa më adekuate. Projekti i kësaj ndermarje për paisje të blektorëve me panele fotovoltaike është mbështetur financiarisht nga agjensioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural i udhëhequr nga zv.drejtori Abdul-Selam Selami. Për gjith teritorin e RMV, janë shpërndarë 50 panele fotovoltaike për prodhimin e rrymës elektrike në baxhot e bjeshkëve, kurse vetëm për Dibrën janë dhuruar 10 copë me vlerë rreth €60.000. #SëbashkuPërNjëDibërAshtuSiçEDuamTëGjithë
……………………………..

Ndertimi i kanalizimit ne f. Xhepisht

Ministria e ambientit dhe planifikimit hapsinor e miraton financimin e projektit të dorëzuar nga Komuna e Dibrës për ndertimin e kanalizimit – faza e parë në f. Xhepisht. Presim që sëshpejti të pranohet financimi edhe i shumë projekteve të tjera të dorëzuara nga komuna e Dibrës, në fondet qeveritare dhe ndërkombëtare.

Donacion nga z. Emin Lata

Një sasi e konsiderueshme detergjenti për larjen e rrugëve tē qytetit, u sigurua nga donacioni i dibranit që jeton dhe punon në SHBA, z. Emin Lata. Falënderim të veçantë për ketë kontribut në këto ditë të vështira për qytetin e Dibrës.
………………………………

Njoftim

Në pajtueshmëri me nenin 28 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta zyr. e RM nr. 199/14, 44/15, 193/15, 31/16, 163/16 64/18 и 168/18), nenit 65 të Ligjit për mjedisin jetësor (Gazeta zyr. e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 28/18, 65/18 и 99/18), dhe nenit 3 të Rregullores për pjesmarrje të Publikut gjatë përpunimit të rregullativave dhe akteve të tjera komuna Dibër organizon Konsultim me publikun për Ndryshim dhe plotësim të pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13,14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 të sjellë me Vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005.

                Konsultimi me publikun sipas Projekt raportit për vlerësim strategjik në mjedisin jetësor për Ndryshim dhe plotësim të pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13,14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 të sjellë me Vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër, do të zhvillohet më 15.05.2020  me fillim në ora 12.00 në hapësirat e Komunës Dibër.

                Raporti për vlerësim strategjik në ambientin jetësor është shpallur në UEB faqen e Komunës Dibër www.dibra.gov.mk në periudhën nga 29.04.2020 deri më 30.05.2020, ndërsa mund të shikohet në hapësirat e Komunës Dibër, çdo ditë pune nga 08.00 deri më 16.00. Në afatin e pëmendur, mund të dorëzohen vërrejtje me shkrim deri te Komuna Dibër rr. “8 Shtatori” nr. 72, 1250 Dibër, në e-mail: dibra@dibra.gov.mk, si dhe në vet diskutimin-konsultimin publik.

Ortek masiv ne f.Kosovrast

Sot në Kosovrast të poshtëm një ortek masiv e mbuloi një pjesë të rrugës lokale të këti fshati turistik. Reagimi i komunës ishte i shpejtë dhe në kohë për pastrimin dhe larjen e rrugës. Fatmirësisht nuk kishte pasoja në njerëz.

Doncaion 50 tableta

Sot, kryetari i komunës Dibër Hekuran Duka pranoi donacion 50 tableta elektronike prej ECOLOG international. Donacioni në fjalë do të dedikohet për nxënësit e shkollave të komunës me kushte të vështira ekonomike me të vetmin qëllim që edhe atyre t’ju mundësohet ndjekja e procesit arsimor në distancë nëpërmjet teknologjisë digjitale online. Një falenderim të veçantë për donatorin dhe familjen Destani.
………………………………

Donacion nga Muharem Lata

Shtabi operativ komunal ka pranuar donacion me vlerë prej $10.000 nga dibrani Muharem (Remi) Lata që jeton dhe punon në SHBA. Ky donacion u shpërnda për qytetarët e Dibrës që kanë nevojë humanitare ne formë ushqimi me vlerë prej 3000 den për çdo familje. Në emër të kryetarit të komunës Hekuran Duka i cili njëkohësisht është edhe shef i shtabit komunal dhe në emër të gjith dibranëve i faleminderohemi donatorit Muharem Lata për këtë gjest human dhe patriotik.
………………………………

Koordinimi i mëtutjeshëm i aktivitetit humanitar në komunën e Dibrës

Takim me përfaqësuesin e shtabit operativ komunal për menaxhim me ndihmat humanitare z. Altin Fetahu, perfaqësuesin e shoqatave humanitare z. Nertil Osmani dhe përfaqësuesin e kryqit të kuq z. Isni Telqiu.
Tema e bisedës, koordinimi i mëtutjeshëm i aktivitetit humanitar në komunën e Dibrës.
U konstatua se aktiviteti i koordinuar i shoqatave humanitare ka rrezultuar me një punë shumë të suksesshme dhe qëllimi për t’ju ardhur në ndihmë familjeve dibrane në nevojë, është aritur plotësisht. Më shumë se 700 familje janë përfituese të ndihmave humanitare në ushqim por edhe në ndihmesa të tjera. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe mëtutje në të njejtën formë deri sa të zgjasë situata e jashtëzakonshme për shkak të Covid19 si dhe muajit të shenjtë të Ramazanit. Një falenderim të veçantë për të gjith njerëzit human që japin donacionet si shoqata, individë, subjekte ekonomike prej Dibre, Maqedonie, Europe dhe SHBA.

Komuna Dibër ju uron, agjërim të lehtë, të pranuar dhe kapërcim sa më të shpejtë të situatës.

Muaji i bekuar i Ramazanit, sivjet vjen në një kohë të ngarkuar shëndetësore, ekonomike dhe shpirtërore, prandaj kjo sakrificë personale në emër të Krijuesit, duhet të na e shtojë ndjeshmërinë ndaj gjithçkaje reth nesh, të falim më tepër, të respektojmë më tepër, të ndihmojmë më tepër, nga njerzillëku, për hir të Krijuesit.
Me këtë rast Komuna Dibër ju uron,
agjërim të lehtë, të pranuar dhe kapërcim sa më të shpejtë të situatës.