Author: diberkomuna

Lajmerim per prodhesit Dibrane

Me angazhimin maksimal të Shtabit Operativ Komunal-Dibër, në krye me kryetarin e Shtabit dhe Komunës Hekuran Duka, me insistim të vazhdueshëm çdo ditë,me reagime në çdo komunikim dhe me mbështetje të pa kontestueshme të Drejtorisë për Menaxhim me Kriza, u arit që sot në qeveri të zgjidhet problemi për të gjithë prodhuesit Dibranë, për trajtman të barabartë, dhe për t’iu dalur në ndihmë ekonomisë lokale në këto ditë të vështira!

Shoqata Atdhetare Dibra dhuron qese per mbeturina si dhe sasi te detergjentit per larjen e rrugeve

https://www.facebook.com/104734941155598/videos/212261176501715/?t=2

Nga sot kemi nje aleat shume te forte ne lufte kunder virusit. E keta jane bashkeqytetaret tone ne SHBA me konkretisht Shoqata Atdhetare Dibra,dhe kur aleat kemi ShBA fitorja do te jet e jona.
Per cdo familje do te dhurohet qese per mbeturina.Mbeturinat te hudhen vetem ne qese. Ne rradhe te pare mbrojme shendetin e punetoreve te palodhur si dhe ambientin jetesor.
Gjithashtu Shoqata Atdhetare Dibra dhuroi nje sasi detergjent per larjen e rrugeve me te frekuentuara te qytetit nga sonte.
Vazhdojme me dezenfiktimin e te gjithe rrugeve lokale.
Qendroni ne shtepi.

Lajmerim

Lajmërohen të gjithë shtetasit e huaj dhe qytetarët e RMV që për shkak të shpalljes së situatës “gjendje krize” janë të bllokuar në shtëpi private në komunën e Dibrës, dhe qytetarët e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit, të paraqiten në stacionin e policisë së Dibrës në numrin 192. Kjo bëhet me qëllim të evidentimit të saktë të këtyre personave dhe marjen e masave për zhbllokimin e situatës.

Shtabi Operativ Komunal-Dibër

Shtabi Qëndror për Menaxhim me Kriza-Shkup

MASA për Aktivitet

Në mbledhjen e fundit e Shtabit Qëndror për Menaxhim me Kriza-Shkup u soll plani aksional për qytetin e Dibrës dhe Qendrës Zhupë në bazë të së cilit nga nesër:

1. Mbyllen të të gjitha institucionet dhe subjektet ekonomike në zonën e Dibrës dhe Qendrën Zhupë përveç Bankave, Dyqanet ushqimore, Pompat e benzinës, Barnatoret, Spitalet, Sherbimet Komunale dhe Posta do të punojnë me orar të shkurtuar prej 08:00 -14:00.

2. Puna e kapaciteteve prodhuese në zonën e Dibrës dhe Qendrës Zhupë të punojnë prej 08:00-14:00.

Informate

Te nderuar qytetar te Dibres !
Si rrezultat i situates me te re te krijuar ne qytetin tone me epidemine e Korona Virusit (COVID19) ju njohtojme:
NKP Standart Diber do te vazhdoje me te njejten dinamike dhe orar te grumbullimit te mbeturinave ne qytetin tone por
Per shkak te gjendjes se krizes si dhe angazhimit te puntoreve prane kesaj ndermarje ne dezinfektimin e rrugeve dhe siperfaqeve publike ne qytetin tone apelojme deri tek qytetaret qe ne kontinjeret si dhe ne kantat individuale te mbeturinave te bejne hudhjen vetem te mbetjeve shtepiake (ushqimive dhe paketim te ushqimeve)dhe ne asnje menyre mbetjet te tjera (pllastike, mbetje elektronike, orendi shtepiake,mbetje nga kopshtet dhe bahçet shtepiake).
Ju lutem qe te gjitha mbetjet te cilat hudhen te jene ne qese te posaçme per mbeturina dhe jo jashte tyre.
Ne te njeten kohe mbroni shendetin e juaj si edhe te puntoreve.
Posaçerishte apelojme qe maska dhe dorreza mbrojtese te hudhen ne qese dhe ne kontiniere apo kanta dhe jo ne siperfaqe publike.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Frike jo !Kujdes po !

Informate

INFORMATE
Lajmerohen te gjithe subjektet afariste, (marketet, farmacite) se furnizimi me mallra do te vazhdoje sipas Protokollit te sjellur sot nga Shtabi I Emergjences per Menaxhim me Kriza si ne vijim:

  • Furnizimi do te lejohet cdo dite nga ora 08:00- 14:00 sipas menyres te percaktuar me PERCJELLJE nga organet kompetente.
  • Te gjithe subjektet furnizuese duhet paraprakisht te lajmerohen ne numrin e tel: 046/831-051
    Njekohesisht informojme qytetaret se nga masat e ndermara nuk ka nevoje per panike dhe shqetesim ngase furnizimi me mallra dhe ilace do te vazhdoje normalisht.
    Nga Shtabi Operativ Komunal-Diber
    …………………………………….
    ИНФОРМАЦИЈА
    Сите деловни субјекти (маркети, аптеки) се известуваат дека снабдувањето со роба ќе продолжи според протоколот усвоен денес од персоналот за управување со итни кризи како што следува:
  • Снабдувањето ќе биде дозволено секој ден од 08:00 до 14:00 часот на начин определен со ПРИДРУЖБА од надлежните органи.
  • Сите добавувачи треба да известат однапред на тел: 046 / 831-051

Во исто време ги известуваме граѓаните дека нема потреба за паника и загриженост преземените мерки за снавдување со роба и лекови ќе продолжи нормално.

ОД Оперативен Општински Штаб

Skip to content