Author: diberkomuna

Lajmërim

Për arsye që meteorologët paralajmërojnë rreshje të dendura bore në ditët në vijim dhe temperaturave nën 0, apelojmë qytetarët që nëse nuk është e domosdoshme, të shmangin lëvizjet si dhe të mos parkojnë veturat në trotuare si dhe në rrugët lokale të Qytetit, të mundësojn që borëpasturuesi të pastroj. Gjithashtu lusim tregtarët të pastrojnë borën para objekteve të tyre.

Parking në fshatin Kosovrast të epërm

Sot ekipi inzhinjerëve nga sektori urbanizmit me urdhër të kryetarit doli në teren për të filluar me punët pregaditore në ndërtimin e parkingut në Kosovrast të epërm. Faza e parë parashikon pregaditja e projektot teknik dhe pastaj do të vazhdojë me realizimin e kësaj vepre. Ndërtimi i parkingut për këtë pjesë rurale është projekt prioritar dhe shumë i nevojshëm për mirqenien e banorëve.

Ndotja dhe hudhje e mbeturinave nga njerëz totalisht të pa ndërgjegjshëm

Edhe pse disa herë është pastruar ky lokacion në hyrje të qytetit nga banorët por edhe nga mirbajtësit e komunës dhe stndartit, përsëri vazhdon ndotja dhe hudhje e mbeturinave nga njerëz totalisht të pa ndërgjegjshëm. Pastërtia e qytetit është pasqyrë e kulturës. Ne dibranët jemi të kulturuar dhe të civilizuar. Sigurisht që për këtë vepër dikush do të dënohet, mjaft më!

Konferencë e fundvitit

Sot u organizua konferencë për mediat e shkruara dhe elektronike në vendin tonë, ku u pasqyrua e gjithë puna e komunës Dibër gjatë vitit 2021.
Në mënyrë kronologjike u shpalos i gjithë aktiviteti i administratës së komunës e cila gjithmonë në mënyrën më efikase të mundshme, ka qenë dhe është në shërbim të qytetarëve.
Ky vit u cilësua si vit shumë i suksesshëm edhe përkrah vështirësive të cilat ndikuan negativisht në dinamikën e relizimit të disa projekteve. Me shpresën që do të kemi një situatë më stabile financiare, energjetike, shëndetësore dhe politike, ne në vitin 2022 do të jemi shumë më efikas dhe konkret në realizimin e projekteve të planifikuara dhe prioritare për komunën tonë.
Do të vazhdojmë me insistim realizimin e fazave të tjera të projektit për ujin e pijshëm, menaxhimi me mbeturinat dhe deponinë e qytetit si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe pjesët rurale të komunës. Për të gjithë këto aktivitete janë siguruar edhe mjetet finciare nga burime qeveritare dhe ndërkombëtare.
Një vëmendje e veçantë do ti jepet ngritjes në një nivel më të lartë dhe më bashkëkohor punës së NKP Standart si në aspektin organizativ ashtu edhe atë teknik duke siguruar ekspertë dhe makineri adekuate për veprimtarinë e tyre.
Në vitin 2022 puna e administratës së komunës do të jetë më efikase duke trajnuar administratorët me programe të veçanta dhe specifike, sidoemos në sektorin e urbanizmit, juridik, financave ( vjelja e taksave), arsimit, kulturës, sportit etj.
Gjithashtu do të insistohet në përmirësimin e punës së inspektoratit si atij komunal, ndërtimor, komunikacionit, ekologjik, arsimor etj.
Komuna do të vendos binarë të shëndoshë bashkëpunimi me institucionet e pushtetin qëndror, me komunat fqinje, investitorët e huaj dhe vendor, biznesin dibran, mërgatën në SHBA dhe Europë, për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët: Dibrën ta bëjmë ashtu siç e duam të githë, ashtu siç e don rinia.
Ju uroj nga zemra vitin e ri 2022, me shpresë që të keni  shëndet dhe harmoni në familjet tuaja!

Debat publik për propozim buxhetin

Sot në sallën e këshillit të komunës Dibër, u mbajt debat publik me të gjith të interesuarit për propozim buxhetin e komunës Dibër 2022. Gjatë debatit u propozuan disa projekte që kanë të bëjnë me fushën e infrastrukturës, sportit, kulturës dhe aktivitetet e rinisë në komunën tonë.

Apel

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se Komuna Dibër bën përpjekje maksimale me të gjitha kapacitetet që disponon që të mirëmbajë ndriçimit publik në mënyrë sa më kualitative dhe efektive. Intervenimet do të vazhdojnë në qytet por edhe në fshatrat sipas një plani pune.


Por ajo që na brengos, janë informatat e sigurta për fenomenin e vjedhjes së rrymës elektrike nga rrjeti i ndriçimit publik nga persona dhe subjekte të pa ndërgjegjshëm me çka bëhet dëm i madh financijar dhe dëm në kabllot përçuese.
Këto ditë grupi punues i komunës Dibër do të del në teren dhe seriozisht do të identifikojë dhe do të ngre procedura ligjore kundra çdo abuzuesi eventual.

Njoftim

Të nderuar qytetar, ju ftojmë të merni pjesë në Debatin Publik të Propozim-Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2022, që do të mbahet me date 17.12.2021 (e Premte) me fillim në ora 10:00 në Sallën e Këshillit Komunal Dibër.

Jeni të mirëseardhur!

Për një komunë Transparente për të gjithë!

LAJMËRIM – Seanca e 2

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     
Më datë 06.12.202 merret ky:
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 2   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR
Seanca do të mbahet me datë  09.12.2021 (E EJNTE ) në ora  11:00  në sallën e Këshillit  të  Komunës Dibër.

    Për seancën propozohet ky:  

R e n d   d i t e

  • Miratim i procesverbali nr.1
  • Propozim aktvendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të komisionin për statut dhe dispozita si komision i përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër.
  • Propozim aktvendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të komisionin për  financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal si komision i përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër.
  • Propozim aktvendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të komisionin për urbanizëm, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit  jetësor dhe natyrës si komision i përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër.
  • Propozim aktvendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të komisionin për veprimtari shoqërore si komision i përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër.
  • Propozim aktvendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të komisionin për marrëdhënie me bashkësitë si komision i përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër.
  • Propozim vendim për formimin e komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve.
  • Propozim  aktvendim për caktimin e anëtarëve  të  Këshillit   të    Komunës  për   lidhjen e  martesave  në   territorin  e  Komunë s Dibër.
  • Propozim  vendim  për   formimin   e komisionit   për   përgatitjen   e  Programit  për punë të Këshillit.
  • Propozim vendim për huamarrjen e fondeve të mara nga Banka Ndërkombltare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore) përmes Projektit të Dytë për përmisimin e shërbimeve komunale.
  • Propozim vendim për ndryshim dhe plotësim të vendimit për rendin komunal të Komunës Dibër.
Skip to content