Mirmbajtja dhe kujdesi për këndin e lojrave për fëmijë si dhe të gjitha poligoneve sportive në qytetin tonë, është detyrë e shërbimeve komunale por edhe obligim i qytetarëve. Prandaj bëjmë thirje që prona e përbashkët të mbahet pastër dhe të mos dëmtohet, me qëllim që të kenë një jetëgjatësi më të madhe dhe të jetë në shërbimin tonë.
Sot vazhdoi puna me fazën më të vështirë të projektit për përmirësimin e ujit të pijshëm në qytetin e Dibrës , ndrimi i valvulave në ujësjellsin kryesor, lokacionin ura e Moliçanit. Projekti finansohet nga Komuna Dibër kurse e realizon firma CMC group nga Shkupi, si nënkontraktore është NKP “Standard” Dibër. Deri në përfundimin e këtij projekti kanë mbetur edhe pak punë dhe me këtë pritet përmirësimi i furnizimit me ujë
rreth 30% . Zgjidhja përfundimtare e problemit do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm me projkte të tjera të cilat paraqesin faza të projektit të madh për zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm.
Planifikohen që në fazat tjera të vendosen 2000 ujmatës nëpër amvisëri dhe subjekte ekonomike për të shmangur pagesën e ujit me “paushall” si dhe përmirësimi dhe rekonstruimi i rrjetit primar dhe sekondar të ujit, brenda qytetit. Sigurisht që do të meren aktivitete të tjera në drejtim të zbulimit të keqpërdorimit të ujit të pijshëm, lidhjeve të egra si dhe pagesa e rregullt e faturave nga ana e konsumatorëve. Këto hapa të guximshëm dhe jetik për qytetin e Dibrës do të jenë të suksesshëm nëse ka bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Dibrës duke e ngritur lartë vetëdijen kolektive për një përgjegjësi më të madhe qytetare kur është në pyetje mbajtja e pastërtisë publike dhe kujdesi maksimal në harxhimin e ujit të pijshëm.
I ftuar nga drejtoresha Ajrije Daçi ishte kënaqësi e veçantë të prezentoj në manifestimin kulturor e voglushëve të institucionit parashkollor “Breshia” . Sot festojnë edhe minimaturantët të cilët po pregaditen të shkojnë në klasën e parë të nëntëvjeçares. Gjithashtu afrohet edhe 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve ku fëmijët e gjith botës festojnë. Kemi për oblogim që ne si institucion, si shoqëri në përgjithësi, të respektojmë të gjitha konventat ndërkombëtare të cilat mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Stop abuzimit dhe keqtrajtimit të fëmijëve. Për kushte më të mira të jetës dhe zhvillim normal psiko fizik të fëmijëve. Urime dhe gëzuar.
NDERMARJA KOMUNALE PUBLIKE “STANDARD” DIBËR
Do të vazhdojë me ndrimin e valvulave- Ventilëve të ujësjellësit të Rosokut, URA E MELLNIÇANIT, fazë më e vështirë e projektit për sanimin e këtij ujësjellësi,( faza e VI) kështu që me datë 31.05.2022 ditën e MARTË duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 22:00 do të ndalet furnizimi i qytetit me ujë nga ujësjellësi i Rosokut.
Luten qytetarët dhe firmat të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit teknologjik dhe ujit për pije për nevojat e tyre.
Lutemi për mirëkuptim dhe durim.
U bë rikonstruimi i unazës në afërsi të objektit të komunës me çka ofrohet një pamje më e bukur dhe funksionale. E njejta punë do të ndërmeret edhe për unazën tjetër në bulevardin Iliria.
Sot drejtori i spitalit të përgjithshëm Dibër z. Baki Alili, ndau mirënjohje për komunën Dibër dhe për puntorët shëndetësor të cilët në mënyrë direkte u kyçën në luftën kundër pandemisë me Kovid19. Komuna e Dibrës në atë kohë formoi shtabin operativ ku unë si kryetar shtabi në bashkëpunim me spitalin dhe të gjith institucionet të tjera menaxhuam me shumë sukses. Gjithashtu projekti për ndërtimin e spitalit modular kaloi nëpërmjet komunës së Dibrës në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë ku komuna ndërtoi bazamentin, platformën dhe infrastrukturën nëntoksore. Urime për punën shembullore të gjith kolegëve!
Në bazë të nenit 65 alinea (6) të Ligjit për ambientin jetësor (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 42/16 dhe 99/18) dhe nenit 93 të Ligjit për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/20), Kryetari i Komunës Dibër sjell V E N D I M për moszbatim të vlerësimit strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësot për “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”
1. Për dokumentin planifikues “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”, i cili sillet në bazë të Ligjit për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/20) dhe Rregullores për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 225/20, 219/21), nuk nevojitet të zbatohet vlerësimi strategjik i ndikimit në ambientin jetësor, kjo në bazë të nenit 65 të Ligjit për mjedisin jetësor. Për përfshirjen në fjalë, është kryer vlerësim strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësor dhe mbi shëndetin e njerëzve gjatë sjelljes së “Planit gjeneral urbanistik të qytetit të Dibrës 2004- 2014, Komuna Dibër, të sjellë me Vendim të Këshillit të Komunës Dibër me nr. 07-27/4 data 18.02.2005” në bazë të së cilit është punuar plani detal urbanistik në fjalë.
2. Vendimi bashkangjitur me formularët për përcaktim të nevojës për zbatim ose moszbatim të vlerësimit strategjik shpallet në ueb faqen e Komunës Dibër (www.dibra.gov.mk).
3. Në bazë të kritereve për përcaktim të asaj se nëse një dokument planifikues ka ndikim në ambientin jetësor nxjerur nga neni 65 alineja (4) të Ligjit për mjedisin jetësor dhe në bazë të të dhënave nga shtojca 2 e Rregullores për formën, përmbajtjen dhe fletës të vendimit për zbatim ose moszbatim të vlerësimit strategjik dhe nga formularët për nevojën e zbatimit ose moszbatimit të vlerësimit strategjik sjellja e dokumentit planifikues “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër” nuk do të ketë ndikim negativ në ambientin jetësor për shkaqet në vijim: – Për parcelën ndërtimore në lëndë do të parashikohet destinimi bazë A1- banim në shtëpi, D2- gjelbërim mbrojtës dhe komunikacioni dhe E1- infrasstruktura komunikacioni, lineare dhe të tjera. Në dokumentin planifikues do të përmbahen masat për mbrojtje nga të gjitha aspektet, ndërsa në atë dokument planifikues nuk ka ndikim të rrëndësishëm në ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve. Do të mundësohet valorizimi dhe afirmimi i hapësirës dhe plotësimi i nevojave të banorëve në këtë përfshirje planore. -nuk parashikohen objekte me destinime të cilat në mënyrë të konsiderueshme do ta ndotnin mjedisin jetësor ose për të cilat kryhet vlerësim i ndikimit në mjedisin jetësor (neni 65 pika 2 dhe 3 e Ligjit për ambientin jetësor).
4. Kundër këtij vendimi mund të adrresohet ankesë deri te Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së Vendimit në veb faqen.
Pas disa vështirësive me krizën e pandemisë, sivjet u mundësua që maturantët e komunës tonë të realizojnë defilenë tradicionale në qytet dhe të festojnë natën e maturës. Maturantë të dashur! Nga zemra ju uroj maturën duke ju dëshiruar sëpari të jeni të shëndetshëm dhe të keni fat dhe suksese në jetën tuaj që ju pret përpara me shumë sfida të tjera që ska dyshim se ju do ti përballoni me sukses pasi ju keni energji, edukatë, inteligjncë dhe jeni krenaria e këtij qyteti. Ju sapo e përfunduat një fazë të jetës tuaj me sukses, tani ju presin obligime të tjera, të profesionalizoheni duke mësuar dhe duke u edukuar në institucione edhe më të larta që të jeni të aftë të krijoni familjet tuaja duke qenë të dobishëm edhe për shoqërinë. Të gjith prindërve të maturantëve ju uroj gjithashtu një mbarsi për fëmijët e tyre.
Sot vizitova njësinë teritoriale për mbrojtje nga zjarri Dibër për tju shprehur urime për ditën e tyre. Njësiti ynë jep shërbime edhe 2 komunave fqinje atë të Mavrovë rostushes dhe qendrës Zhupë. Është një ndër njësitet më të mira në rang republike dhe komuna mundohet me të gjithë mundësitë që ka të plotësojë kërkesat teknike dhe administrative të njësitit. Urime dhe gëzuar.
Sot zv ministri i buqësisë z. Abdylshyqyr Abedini, vizitoi komunën e Dibrës ku dhe ralizuam një takim pune. Nga ana e zv ministrit u njoftuam për të gjithë programet e ministrisë ku ne mundemi të aplikojmë për projekte të ndryshme. Në lidhje me mënyrën e aplikimit të projekteve do të mbahet një seminar me përfaqësues nga komunat ku në detaje do të jepen udhëzime prektike në lidhje me aplikimin. Gjithashtu nga ana jonë u kërkua që të përshpejtohen proceduarat për realizimim e projektit të ujit për vaditje të fushës së Dibrës si dhe të hapen thirjet në agjensionin për bujqësi dhe zhvillim rural ku ne kemi të gatshme projekte infrastrukturore.