V E N D I M – për moszbatim të vlerësimit strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësot për “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër

Në bazë të nenit 65 alinea (6) të Ligjit për ambientin jetësor (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 42/16 dhe 99/18) dhe nenit 93 të Ligjit për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/20), Kryetari i Komunës Dibër sjell
V E N D I M
për moszbatim të vlerësimit strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësot për “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”
 
 
1. Për dokumentin planifikues “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”, i cili sillet në bazë të Ligjit për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/20) dhe Rregullores për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 225/20, 219/21), nuk nevojitet të zbatohet vlerësimi strategjik i ndikimit në ambientin jetësor, kjo në bazë të nenit 65 të Ligjit për mjedisin jetësor. Për përfshirjen në fjalë, është kryer vlerësim strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësor dhe mbi shëndetin e njerëzve gjatë sjelljes së “Planit gjeneral urbanistik të qytetit të Dibrës 2004- 2014, Komuna Dibër, të sjellë me Vendim të Këshillit të Komunës Dibër me nr. 07-27/4 data 18.02.2005” në bazë të së cilit është punuar plani detal urbanistik në fjalë.
 
 
 
 
2. Vendimi bashkangjitur me formularët për përcaktim të nevojës për zbatim ose moszbatim të vlerësimit strategjik shpallet në ueb faqen e Komunës Dibër (www.dibra.gov.mk).
 
 
3. Në bazë të kritereve për përcaktim të asaj se nëse një dokument planifikues ka ndikim në ambientin jetësor nxjerur nga neni 65 alineja (4) të Ligjit për mjedisin jetësor dhe në bazë të të dhënave nga shtojca 2 e Rregullores për formën, përmbajtjen dhe fletës të vendimit për zbatim ose moszbatim të vlerësimit strategjik dhe nga formularët për nevojën e  zbatimit ose moszbatimit të vlerësimit strategjik sjellja e dokumentit planifikues “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër” nuk do të ketë ndikim negativ në ambientin jetësor për shkaqet në vijim:
                – Për parcelën ndërtimore në lëndë do të parashikohet destinimi bazë A1- banim në shtëpi, D2- gjelbërim mbrojtës dhe komunikacioni dhe E1- infrasstruktura komunikacioni, lineare dhe të tjera. Në dokumentin planifikues do të përmbahen masat për mbrojtje nga të gjitha aspektet, ndërsa në atë dokument planifikues nuk ka ndikim të rrëndësishëm në ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve. Do të mundësohet valorizimi dhe afirmimi i hapësirës dhe plotësimi i nevojave të banorëve në këtë përfshirje planore.
                -nuk parashikohen objekte me destinime të cilat në mënyrë të konsiderueshme do ta ndotnin mjedisin jetësor ose për të cilat kryhet vlerësim i ndikimit në mjedisin jetësor (neni 65 pika 2 dhe 3 e Ligjit për ambientin jetësor).
 
 
 
4. Kundër këtij vendimi mund të adrresohet ankesë deri te Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së Vendimit në veb faqen.                                                       

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *