Author: diberkomuna

Lajmërim – Seanca e 28

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë 10.08.2023   merret ky:             


A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 28  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR        


Seanca do të mbahet me datë  16.08.2023  ( E MËRKURË)   në  ora    11:00  në    sallën   e Këshillit  të  Komunës Dibër.    
Për seancën e 28-të propozohet ky:                                                   

R e n d   d i t e
1.Miratim i procesverbali nr:27.
2.Propozim përfundim për miratim e raportin për realizimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2023-Kuartali I Dytë.
3.Propozim    vendim   për   ndrishim   plotësim të   Buxhetit  të   Komunës  Dibër   për   vitin 2023. 4.Propozim  dhenje pëlqim për fillimin dhe përfundimin e orarit të punës të institucionit publik Komunal–Kopshti I fëmijëve Breshia-Dibër.
5.Propozim dhenje pelqim për miratimin e propozim-vendimit për zvoglimin dhe rritjen e numrit të fëmijëve në grupe në IPKKF BRESHIA –Dibër për vitin 2023-2024.
6.Propozim   vendim    për     shpallje  qytetar     nderi     të     Komunës së Dibrës.
7.Propozim  vendim   për   dhënie   pëlqim në Planin   vjetor     për   punësim në Komunën   Dibër   për   vitin  2024
8.Vendim për miratimin e planit detal urbanistik për Bllokun 6,peruidha e planifikimit 2020-2025, Komuna Dibër

Faza II,


Të nderuar,
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe bazuar në Vendimi i Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-COM MS DOOEL eksport-import Kavadar nxjerr Njoftimi në vijim:
Qytetarët që rrisin bletët në zonën e Komunës së Dibrës që me date 10.08.2023, ekipet e Shoqërisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Eksport-Import Kavadar do të kryejnë dezinfektim teristik (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave.Dezinsektimi do të bëhet në periudhën nga ora 18:00 deri në 06:00, me aparat të ftohtë ULV. Dezinfektimi do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë, shi), dezinsektimi shtyhet për ditën e ardhshme të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i hapur i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023

Filloi turneu tradicional

Në sallën e sportit të qytetit filloi turneu tradicional nënfutboll të vogël në kuadër të projektit të komunës Dibër Vera dibrane 2023.

Mbrëmë u luajtën 3 ndeshje:

Princ Kafe vs Mitegra 7:2

Diti Ko vs Majlla Qeramika 2:1

Retro Pica vs Kosovrasti 4:1

Edhe një projekt infrastrukturor që do të realizohet në Komunën tonë

🇪🇺
Edhe një projekt infrastrukturor që do të realizohet në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës.

Këshilli Europian dhe programi ROMAKTED faza 2, programi i përbashkët i Unionit Europian dhe Këshillit Europian.
Projekti: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe forcimi i romëve në nivel lokal.
Aktiviteti: Vendosja e rrjetës mbrojtëse në lagjen Namazjar, rruga Tanas Topallovski, riparimi i rrugës së dëmtuar, sigurimi i rrjetit të ujësjellsit dhe rindërtimi i murit mbajtës.
Investitor: Baahkimi Europian dhe Këshilli Europës
Implemantues: Komuna e Dibrës
Kontraktori: Mirzo Trans
Fillimi punimeve: Gusht 2023
Ky aktivitet realizohet si pjesë e projektit “ Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i romëve në nivel lokal” financuar nga Këshilli i Europës në kuadër të progamit të përbashkët të Këshillit të Europës dhe Baahkimit Europian-ROMAKTED faza 2.

Lajmërim nga EVN Maqedoni

Lajmërim nga EVN Maqedoni
Lajmërim. Ju lajmërojmë se me datë 21.07.2023 (e premte) në periudhën prej orës 07:00 deri në orën 11:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike shfrytëzuesit e Kosovrastit të epërm dhe Kosovrastit të poshtëm.

Turne tradicional në futboll të vogël “ Dibra 2023 ”

Turne tradicional në futboll të vogël “ Dibra 2023 ”
Komuna Dibër organizon turneun tradicional në futboll të vogël “Dibra 2023” që do të fillojë me datë 03.08.2023. Paraqitja e ekipave mund të bëhet te Salla e Sporteve Diber nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe do të zgjasë deri me datë 02.08.2023 kur do të hiqet edhe shorti (grupet, koha e ndeshjeve etj). Paraqitja e ekipeve është me pagesë (3000 denarë) dhe i gjithë fondi i mbledhur do të ndahet për ekipet finaliste. Është e obligueshme që çdo ekip gjatë paraqitjes për pjesëmarje të dorëzojë edhe listen e lojtarëve (max 10) .
Ndeshjet do të zhvillohen në Sallën e Sporteve Diber. Informata plotësuese mund të meren pranë zyrave të përmendura ose në tel: 071/200-569.

Lajmërim – Seanca e 27

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),      Më datë  26.06.2023   merret ky:         
.     A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 27  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR         Seanca konvokohet për   30.06.2023 datë   (E PREMTE)   në  ora    11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.     Për seancën e propozohet ky:                                                    R e n d   d i t e
1. Miratim i procesverbali nr:26.
2.Propozim –  Statut i Komunës së Dibrës.
3.Propozim Program për masat dhe aktivitetet e komunës Dibër në fushën e mbrojtjes sociale për vitin 2023 4.Pyetje këshilltarët për Inspektorin komunal.          







КËSHILLI  I KOMUNËS                                 Kryetari,                             Fuat Spahiju .d.v.
Skip to content