Author: diberkomuna

THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve nga persona fizik

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 nga Ligji per vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M. nr. 5/02) dhe me Vendimin e Këshillit komunal Dibër për përcaktimin е procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Dibrës, PROGRAM Për aktivitete të Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2025,Nr.08-1276/13 të datës 30.12.2024,PROGRAM për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2025,Nr.08-1276/11 të datës 30.12.2024, Program per masat dhe aktivitetet e Komunes se Dibres ne fushen e mbrojtjes sociale ne vitin 2025  Nr.08-1276/15 të dates 30.12.2024 , Kryetari i Komunes ѕë Dibrës, shpall:    

THIRRJE PUBLIKE   Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve  nga persona fizik  

Qëllimi i këtij konkursi eshte qe ta perforcoje dhe perparoje bashkepunimin е Komunes me klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kultures permes vendosjes ѕе relacioneve partnerike dhe nxitjes ѕе zgjidhjes ѕе problemeve lokale nepermjet kycjes te qytetareve dhe organizatave qytetare. Те drejte per pjesmarrje ne kete konkurs kane klubet sportive, shoqatat e qytetareve e regjistruara ne territorin e Komunes ѕе Dibrës sipas Ligjit për shoqatat , fondacioпet e qytetareve dhe personat fizik.     Shoqatat te cilat kane marre mjete financiare vitin e kaluar duhet te parashtrojne raport financiar mbi mjetet dhe aktvititet e kryera per vitin e kaluar, sebashku me formularet e aplikimit.       
  Aktivitete që do të mbështeten:    
1.Perkrahje e OJQ-ve/klubeve dhe projektve nga personat fizik  
Mbështetja e OJQ-ve dhe klubeve për përmirësimin, avancimin si dhe ngritjen e cilësisë së jetës shoqërore qytetare në komunën e Dibres.
2. Mjedis jetësor  
ð Mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtja e resurseve natyrore nacionale në komunën e Dibrës.
3.Kulturë  
ð Mbështetje e ShKA-ve për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shumëllojshmërisë etnike, krijimin e kushteve për një jetë kulturore, mbështetje e artistëve, afirmim i artistëve të rinj, kremtimi dhe manifestimi i datave të rëndësishme kulturore për Komunën e Dibrës.
4.Sport  
ð Mbështetje e klubeve sportive për afirmimin, zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së sporteve rekreative në territorin e komunës së Dibres.
5.Mbrojtje Sociale  
ð Mbështetje e fëmijëve (nga sfera e mbrojtjes sociale)dhe personave me nevoja të posaçme në aktivitete dhe manifestime sportive kulturore e rekreative.
6.Mundësi te barabarta    
ð Mbështetje nga sfera për mundësi të barabarta të burrave dhe grave.              
Kriteret themelore organizative  
Kriteret themelore organizative që duhet ti plotësojnë personat juridik dhe fizik (shoqatat, dhe klubet) që marrin pjesë në këtë shpallje janë: 3.1 Të jenë të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Klubet, të paktën një vit para publikimit të shpalljes; 3.1.1 Personat fizik duhet të jenë shtetas të RMV dhe banues në Komunën e Dibrës; 3.2 Puna dhe veprimi ta ketë synim publikun e gjerë dhe interesat e komunitetit; 3.a.Vlerësimi i cilësisë së projekteve për SHOQATAT/KLUBET Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat juridik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për OJQ/Klubet 1. Kapaciteti organizativ 1.1. Nëse shoqatat / klubet kanë strukturë organizative dhe burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme, hapësirë për zyre, pajisje teknike dhe aftësi për të menaxhuar buxhetin) 1.2. Nëse shoqatat / klubet kanë përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpallje 2. Punim dhe bashkëpunim në rrjet 2.1 Nëse shoqatat / klubet janë anëtar i rrjeteve dhe platformave të organizatave qytetare (kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe në 3 vitet e fundit kanë realizuar projekte në bashkëpunim me organizata tjera ose organe të administratës shtetërore 3. Cilësia e projektit 3.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor 3.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij 3.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project 3.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm 3.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve 4. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve 4.1 Nëse pasqyrohen aktivitetet në mënyrë adekuate në buxhet 4.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate           3.b. Vlerësimi i cilësisë së projekteve për PERSONAT FIZIK Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat fizik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për personat fizik 1. Kapaciteti organizativ 1.1. Nëse projekti ka burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme) 1.2. Nëse aplikanti/ja ka përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpalljen 2. Cilësia e projektit 2.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor 2.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij 2.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project 2.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm 2.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve 3. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve 3.1 Nëse aktivitetet pasqyrohen në mënyrë adekuate në buxhet 3.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate                      

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzojnë SHOQATAT / KLUBET  
Shoqatat dhe klubet që marrin pjesë në shpalljen duhet të dorëzojnë: 1.  Fleteparaqitje (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber); 2. Shtojca 1 –Korniza kohore  (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber).; 3. Aneks-2 Buxheti(meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber). 4.Kopje të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridik për regjistrimin e shoqatës / klubit jo më të vjetër se gjashtë muaj; 5. Kopje të statutit;        

Vërejtje: Nëse propozim-projekti juaj do të përzgjidhet dhe do të fitojë mbështetje financiare nga Buxheti Komunës së Dibres, keni detyrim që në të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike) në suaza të projektit të mbështetur financiarisht, të përdorni logon e komunës së Dibres, projektet që do të fitojnë mbështetje financiare nga ana e Komunës së Dibres duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë imazhin e institucionit, të mos përdorin gjuhën të urrejtjes, ofendime që mund të nxisin dhunë, jo tolerancë ndëretnike ose veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike të RMV-së. Për të gjitha pikat e lartpërmendura përgjegjësi do të kenë shoqatat/klubet  që do të marrin mbështetje financiare për propozim-projektet e tyre nga ana e komunës së Dibres. Dokumentacionet e pakompletuar ose aplikacionet të cilat do të dorëzohen pas afatit të paraparë në shpalljen publike nuk do të shqyrtohen! Aplikacionet e dorëzuara në arkivin e komunës së Dibres nuk do ti kthehen aplikuesit.              

Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesave   Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 07.04.2025 Dokumentacioni duhet të vendoset në një zarf të mbyllur dhe në të të shënohet: “SHPALLJE (për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive)” në adresën: Komuna e Dibres, 8 Shtatori nr 72 1250 Diber, në arkivin e komunës së Dibres nga ora 08:00 deri më 16:00,   Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Dibres. www.dibra.gov.mk Pyetjet për sqarime plotësuese mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirjes publike në dibra@dibra.gov.mk ose ne nr.tel 046/ 831-196.

LAJMËRIM – Seanca e 50

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),

Më datë 06.03.2025   merret ky:

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 50   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me datë 11.03.2025 (E MARTË ) në ora 11:00  në  sallën e Këshillit  të  Komunës Dibër.

Për seancën e 50 propozohet ky:

                          R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:48.

2.Propozim   vendim    për     shpallje  qytetar     nderi     të     Komunës së Dibrës

3,Llogaria përfundimtare e Buxhetit të Komunës Dibër    për     vitin 2024 me përfundim për sjellje.

4.Propozim – Vendim për përcaktimin e Propozimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal në mes  komunave: Novaci, Prilep, Manastir, Krushevë, Dollnen, Mogillë, Krivogashtan, Demir Hisar, Resnjë, Ohër, Strugë, Kërçovë, Dibër, Pllasnicë, Qendër Zhupë, Vevçan, Debërcë  dhe Makedonski Brod.

5.Propozim – Vendim për formimin e Komisionit të përbashkët për themelimin e ndërmarrjes së përbashkët publike për menaxhimin rajonal të mbeturinave ndërmjet komunave: Novaci, Prilep, Manastir, Krushevë, Dollnen, Mogillë, Krivogashtan, Demir Hisar, Resnjë, Ohër, Strugë, Kërçovë, Dibër, Pllasnicë, Qendër Zhupë, Vevçan, Debërcë  dhe Makedonski Brod.

6.Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve në komisionin e përbashkët për përgatitjen e propozim akteve për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal.

Komuna e Dibrës pati nderin të mirëpriste një grup ambasadorësh të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sot, Komuna e Dibrës pati nderin të mirëpriste një grup ambasadorësh të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Shkëlqesia e tij, Denion Meidani, Ambasador i Republikës së Shqipërisë. Delegacioni përfshinte gjithashtu:
• Shkëlqesia e tij, Rafael Soriano Ortiz, Ambasador i Mbretërisë së Spanjës
• Shkëlqesia e tij, Paolo Palminteri, Ambasador i Italisë
• Shkëlqesia e tij, Jaroslav Ludva, Ambasador i Çekisë
• Shkëlqesia e tij, Andrash Klajn, Ambasador i Hungarisë
Ky ishte një takim i nivelit të lartë, që dëshmoi një interes të veçantë për komunën tonë. Për ne, kjo vizitë përbën një moment historik, pasi një delegacion i tillë diplomatik nuk ishte pritur më parë në Dibër.
Në pritjen zyrtare nga ana e komunës morën pjesë: Deputeti i Zonës Nr. 5 z. Musa Xhaferi, Kryetari i Këshillit Komunal z. Fuat Spahiu, Sekretari i Komunës z. Ylli Mirzo, Znj. Adelina Ramadani nga njësia për Resurse Njerëzore në komunë.
Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësitë investuese që ofron Komuna e Dibrës, bazuar në resurset e saj natyrore dhe projektet që janë duke u realizuar apo planifikohen në të ardhmen në fusha të ndryshme të zhvillimit. Ambasadorët shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe theksuan vlerësimin e tyre për punën e bërë deri më tani.
Një tjetër aspekt që la përshtypje pozitive tek ambasadorët ishte bukuria natyrore e Dibrës, si dhe potenciali i saj zhvillimor. Ata shprehën dëshirën që në takimet e ardhshme të diskutohen hapa konkretë për bashkëpunim.
Pas takimit, vizita vazhdoi me një shëtitje në këmbë në qendër të qytetit, ku delegacioni pati mundësinë të vizitojë Muzeun e Qytetit dhe Xhaminë e Hynqarit, e cila daton që nga viti 1467. Kjo vizitë shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillimin e komunës sonë.

LAJMËRIM – Seanca e 49

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),

Më datë 20.02.2025   merret ky:

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 49   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me datë 25.02.2025 (E MARTË)  në  ora  11:00  në   sallën  e Këshillit  të  Komunës Dibër.

Për seancën e 49  propozohet ky:

R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:48.

2. Raport   për   aktivitetet   që   ka  realizuar NJTKZ  në  vitin  2024,  me  përfundim  për sjellje.

3. Program  për   punën e  NJTKZ për vitin 2025 ,me  përfundim    për    sjellje.

4. Plan për zbatimin e mësimit dhe trajnimin profesional të punsuarve në NJTKZ në Komunën Dibër për vitin 2025. me përfundim për  sjellje.

5.Propozim vendim për themelimin e qendrës rinore në Komunën e Dibrës.

6.Kërkesë për dhënie pëlqim për përdorimin e emrit IPKKF Breshia -Dibër.

7. Kërkesë për   pëlqim   për  ndryshim   plotësim të   planit  vjetor   për   punësime   për   vitin 2025 në  Komunën Dibër.

8.Kërkesë për mbështetje financiare.

THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR

Në bazë të nenit 36 dhe 48 të Ligjit për vetëqeverisje lokale(“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 5/02 ), dhe nenit 16,17,18 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.10/2020, 16.01.2020), dhe sipas nenit 56 të Statutit të Komunës së Dibrës shpallet:  

THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR  

Komuna shpall Thirrje publike për krijimin e Këshillit Nismëtar (KN) në bazë të nenit 17 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Këshilli Nismëtar është një grup joformal që ka për qëllim të konsultojë të rinjtë dhe të përfaqësojë interesat e tyre në krijimin e Këshillit. Numri i anëtarëve të Këshillit Nismëtar është pesë dhe vetëm ata anëtarë kanë rolin për të formuar Kuvendin Lokal të të Rinjve. Kohëzgjatja e KN-së është afatshkurtër dhe përfundon me thirrjen e Kuvendit të parë Lokal të të Rinjve. Komuna është e ngarkuar me përzgjedhjen e tyre, ndërsa puna e tij koordinohet dhe ndihmohet nga nëpunësi/ja për të rinjtë në komunë. Roli dhe detyrat e Këshillit Nismëtar:
• Mbështetje për Komunën në krijimin ose rishikimin e akteve dhe vendimeve që e rregullojnë krijimin dhe funksionimin e KRL-së,
• Shpallja e thirrjes për Kuvendin konstituiv Lokal të të Rinjve në përputhje me Statutin e komunës, sipas parimit të publicitetit dhe transparencës,
• Bashkëpunimi me komunën në organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit konstituiv Lokal të të Rinjve KN mund të përfshijë organizata rinore, organizata për të rinjtë, forume rinore të partive politike, organizata të nxënësve dhe të studentëve dhe forma të tjera të bashkimit rinor që veprojnë dhe funksionojnë në territorin e Komunës dhe që duan të marrin pjesë në themelimin e Këshillit. Dokumentet e detyrueshme:  
• Portofoli i organizatës/grupit/shoqatës,
• Programi vjetor i punës,
• Raporti mbi aktivitetet me të rinjtë gjatë vitit të kaluar,
• Letër me emërimin për anëtar të Këshillit Nismëtar dhe informacione për kontakt,
• Letër e shkurtër motivuese nga anëtari i propozuar dhe biografi e shkurtër.  

Mënyra e aplikimit nëpërmjet email adreses: E-maili: dibra@dibra.gov.mk
Afati për aplikim: 20 ditë nga dita e shpalljes.

Mirembajtja e hapesirave publike

Punët për pastrimin dhe mirmbajtjen e hapësirave publike si dhe shumë punë të tjera komunale do të vazhdojnë pasiqë për shkaqe atmosferike ( shtërngata me dëborë) u pauzuan për disa ditë.
Ne jemi gjithmonë në krye të detyrës dhe punojmë sipas planifikimeve ( që ndonjëherë diktohen nga kushtet atmosferike)në të gjitha drejtimet dhe komuna e Dibrës për çdo veprimtari ka të tenderuara firma të cilët bëjnë riparimin dhe mirmbajtjen e parqeve, këndeve të lojrave, poligoneve, rrugëve lokale, trajtimin e qenve endacak, ndriçimin publik etj etj. Për çdo pyetje dhe informatë mundet të kontaktoni me Komunën për të marë informata më të hollësishme për çdo problem me qëllim që të mos lëmë hapësirë për dezinformata dhe si dhe të jemi në bashkëpunim me qytetarët për të zgjidhë çdo problem eventual që normalisht mund të ketë.

LAJMËRIM – Seanca e 48

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),

Më datë 22.01.2025   merret ky:

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 48   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me datë 27.01.2025 (E HËNË)   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.

Për seancën e 48 propozohet ky:

R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:46.

2.Aktvendim për shkarkim dhe  emërim  të përfaqësuesve  të  Komunës  Dibër  në   këshillin shkollor  të  SHFK “Penestia ”-Dibër.

3.Raport për Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2024.

4.Propozim program për punën në fushën e posedimit me tokën ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e Komunës Dibër për vitin 2025,me përfundim për sjellje.

5.Raport për punën dhe realizimin e programit për mbrojtje sociale për vitin 2024.

6.Raport për punën dhe realizimin e programit për sport për vitin 2024.

7.Raport për punën dhe realizimin e programit për kulturë për vitin 2024.

8.Propozim vendim  për dhënien me përdorim të pasurisë të paluajtshme – tokë në pronësi të Komunës së Dibrës.

9.Propozim raport për punën dhe realizimin e programit për gjelbërimin publik në zonën e Komunës Dibër për vitin 2024.

10.Propozim program për ruajtjen gjelbërimin publik në zonën e Komunës Dibër për vitin 2025.

11.Propozim vendim për miratimin e planit të integruar për zhvilimin lokal të Komunës Dibër për vitin 2024-2027.

Projekt kapital të përbashkët ndërkomunal

Një takim shumë i rëndësishëm me kryetarin e komunës fqinje Mavrovë -Rostushë z Medat Kurtovski, që ka të bëjë me një projekt kapital të përbashkët ndërkomunal nga fusha e ekologjisë dhe menaxhimit me mbeturinat komunale.
Problemi me mbetjet komunale është problem global që kërkon një qasje më të kujdesshme dhe serioze për të aritur një menaxhim të kënaqshëm. Projekti në fjalë do të përfshijë edhe asistencë me automjete të specijalizuara për shërbimin e zjarrfiksëve të Komunës së Dibrës me çka do të pasurohet parku i automjeteve i këtij shërbimi. Sot u bë hapi i parë në drejtim për të fituar këtë projekt.

Skip to content