Author: diberkomuna

Faza e parë të Dezinsenktimit dhe Deratizimit të Komunës Dibër

Dje përfunduam me sukses fazën e parë të Dezinsenktimit dhe Deratizimit të Komunës Dibër në kuadër të programit vjetor për mbrojtjen e popullsisë nga semundjet infektive, kontrollin e insekteve dhe kafshëve të dëmshme në ambiente të ndryshme si në shtëpi, biznese dhe mjedise të tjera. Kjo përpjekje ka për qëllim parandalimin e dëmeve dhe rreziqeve për shëndetin, si dhe për të ruajtur higjienën dhe sigurinë në mjedisin ku jetojmë dhe punojmë.

LAJMËRIM – Seanca e 39

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë 22.05.2024   merret ky:         


A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 39  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR    

Seanca do të mbahet me datë 30.05.2024 (E EJNTE )   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.    

Për seancën e 39 propozohet ky:                     


R e n d   d i t e  
1.Miratim i procesverbali nr:38.
2.Përfundim për miratimin e raportit për realizimin e buxhetit të komunës Dibër për vitin 2024 Kuartali -I
3.Propozim vendim për dhënie pëlqim në   Planin   vjetor  për   punësim  në  SHFK  ”Penestia “ – Dibër   për   vitin 2025.
4.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin   vjetor për  punësim  në  SHFK  ”Said Najdeni “ – Dibër   për  vitin  2025.
5.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin  vjetor për  punësim  në  SHFK  ”Riste Ristevski – f. Kosovrast i Poshtëm  për  vitin  2025.

Aksion pastrimi

Sot në Dibër u realizua me sukses aksioni i pastrimit të disa pjesëve të qytetit të Dibrës duke përfshirë parkun e lagjes “Venec 1” dhe rrethinat e Sh.f.k. “Said Najdeni”.Nën moton “Fundjavë e përgjithshme” (Generalka Weekend), Komuna e Dibrës në bashkëpunim me kompaninë “MAN and MOUNTAIN” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e iniciativës për pastrimin e qytetit që organizohet për së dytin vit në muajin Maj. Kjo iniciativë organizohet në nivel shtetëror në të gjtha qytetet e RMV

AKTVENDIM për miratimin e Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër

                        Në bazë të nenit 44 paragrafi (7) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020 dhe 111/2023) dhe me propozimin e Komisionit për urbanizëm nr. 10-335/5 të datës 30.04.2024, Kryetari i Komunës Dibër e sjell këtë:    

A K T V E N D I M për miratimin e Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”
 
Miratohet Plan programi për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër” me sipërfaqje prej 18.78 ha, me kufinjtë e përfshirjes së planit që kalon nëpër akset e rrugëve: jug: rr. “8 Shtatori”;perëndim: rr. “8 Shtatori” dhe rr. “1 Maji”;veri- lindje: rr. “Zhivko Bogdanovski”;lindje: Kremeniçki Doll (vija kufitare e KK Dibër dhe KK Rajçicë).      
Plan programi është punuar nga sh.p.p.i. “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup, me nr. tek. 003/02/24 nga Prilli i vitit 2024.   Procedura është inicuar nga sh.p.p.i. “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup nëpërmjet sistemit e- urbanizëm, me nr. 60447.  
Arsyetim   Në bazë të  Programit për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024, nr. 08-270/19 të datës 28.02.2024, është ngritur procedura për përgatijen dhe miratimin e Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”, të arkivuar në Komunën Dibër me nr. 10-335/1 të datës 15.03.2024, me shtojcë:     Me kërkesën për nisjen e procedurës është bashkangjitur edhe dokumentacioni në vijim: Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”, me nr. tek. 003/02/24 nga Prilli i vitit 2024, punuar nga sh.p.p.i. “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup;Elaborat gjeodezik për punë gjeodezike për destinime të veçanta për bazat e azhuruara gjeodezike për KK Dibër 2, KK Dibër 1, KK Rajçicë, nr. 0801-343/3-2023 të datës 19.12.2023, punuar nga GEOMATIKA ShPK Shkup;Aneks i Elaboratit gjeodezik për punë gjeodezike për destinime të veçanta për bazat e azhuruara gjeodezike me nr. prot. 0801-343/3-2023 për KK Dibër 2, KK Dibër 1, KK Rajçicë, nr. 0801-343/3-1-2023 të datës 21.02.2024, punuar nga GEOMATIKA ShPK Shkup;Programi për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024, nr. 08-270/19 të datës 28.02.2024;Aktvendimi për formimin e komisionit për urbanizëm- Komuna Dibër, nr. 10-1020/1 të datës 27.11.2020;Propozim nga Komisioni për urbanizëm, për miratimin e Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”, nr. 10-335/5 të datës 30.04.2024;   Kryetari i Komunës Dibër pas këqyrjes së kryer të dokumentacionit të bashkangjitur, konstatoi që kërkesa është e justifikuar dhe se janë plotësuar kushtet në pajtueshmëri me nenin 44 paragrafi (7) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020 dhe 111/2023) dhe në bazë të kësaj është sjellë Aktvendimi si në dispozitiv.    
 
UDHËZIM PËR MJETE  JURIDIKE : Kundër këtij Aktvendimi, kërkuesi mund të parashtrojë ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi deri te ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve në sferën e rregulimit të hapësirës.   Dorëzuar deri te: Arkivi.    
PLANSKA PROGRAMA DUP BLOK 11 DEBAR-KNAUF_korekcija_25-04-2024

Filloi ndërtimi i parkingut në fshatin e Kosovrast

Filloi ndërtimi i parkingut në fshatin e Kosovrast i epërm. Ky projekt u premtua në fushatën për zgjedhjet lokale, dhe sot po realizohet brenda mandatit ashtu siç u premtua.
Projekti i Komunës së Dibrës mbulohet financiarisht me kofinansim nga buxheti i Komunës së Dibrës dhe Byrosë për zhvillim regjional.
Një faleminderim për të gjithë ata të cilët u angazhuan që ky projekt i rëndësishëm për banorët, sot po bëhet realitet. Komuna e Dibrës do të vazhdojë të pregadisë projekte dhe do të gjejë mënyra të ndryshme në bashkëpunim me puahtetin qëndror për realizimin e tyre.
E gëzofshi !

Punimet në rrugën “Eqerem Zengo”

Punimet në rrugën “Eqerem Zengo” ( rruga e Konjarës së re), kanë filluar sipas projektit i cili konsiston në ndërtimin e kanalizimit atmosferik, nivelizimi i pusetave dhe shtrimi me asfalt.
Projekti kofinansohet nga Byroja për zhvillim rajonal dhe Komuna e Dibrës.
Ky projekt është premtuar që të realizohet brenda mandatit dhe pas shumë përpjekjesh sot vjen deri te realizimi ashtu siç ka qenë e planifikuar.

Urime 8 Prilli festa ndërkombëtare e Romëve.

Urime 8 Prilli festa ndërkombëtare e Romëve.
Sot pranova përfaqësues të komunitetit rom të komunës Dibër për tua uruar ditën e romëve. Me këtë rast nxënësve më të mirë rom që ndjekin mësimin në shkollat komunale, u shpërndanë lëvdata. Gjithashtu në lagjen me shumicë rome, u përurua edhe projekti infrastrukturor i përfunduar dhe realizuar bashkë me organizatën Romacted.
Shoqata “Hëna” me këtë rast kishte pregaditur një ekspozitë me piktura dhe foto të punuara nga nxënës të komunitetit rom.

Vendim – për miratimin e Projekit Urbanistik me plan parcelimi per formimin te nje parcele ndertimore nga PN4.30 dhe PN 4.31 sipas PDU per Bllok 4 Lagje Venec 1 Diber

Vendim – për miratimin e Projekit Urbanistik me plan parcelimi per formimin te nje parcele ndertimore nga PN4.30 dhe PN 4.31 sipas PDU per Bllok 4 Lagje Venec 1 Diber (2016-2021) me qellim A2- banim ne dertesa banimi – Komuna Diber

Dokumentat i gjeni me poshte :

LAJMËRIM – Seanca e 37

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë 12.03.2024   merret ky:         


A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 37  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR    

Seanca do të mbahet me fatë 18.03.2024 (E HËNË )   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.    

Për seancën e propozohet ky:                                     


R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:36.
2.Llogaria përfundimtare e Buxhetit të Komunës Dibër    për     vitin 2023 me përfundim për sjellje.
3.Тë ndryshme
Skip to content