Author: diberkomuna

Njoftim për qytetarët dhe bletarët e Komunës së Dibrës


Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që përfshinë qytetin tonë të enjten, më 5 qershor 2025, kemi qenë të detyruar të shtyjmë procesin e dezinsektimit. Ai do të zhvillohet të martën, më 10 qershor 2025, duke filluar nga ora 20:00.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në Kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM LLC rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup është: 075 775769.


NJOFTIM

DERI TE SHOQATA E BLETARIVE për dezinsektim, parandalim sistematik për zhdukjen e mushkonjave në territorin e komunës  Dibër.

Në bazë te Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe në bazë të vendimit të Këshilli i Komunës Dibër për realizimin e dezinfektimit sistematik parandalues ​​në territorin e Komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup , paraqet njoftimin në vijim:

Njohtojmë  te gjithë qytetarët që mirmbajnë bletë në zonën e Komunës së Dibrës që më datë 05.06.2025 (e Еnjte), ekipet e Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup do të kryejë stërpikje dezinsektimi (nga toka)  me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave. Stërpikja do të bëhet në periudhën nga ora 18.00 deri në 06.00, me aparat ULV për stërpikje. Dezinsektim do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe zonat përeth, vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë), dezinsektimi shtyhet për ditën tjetër të favorshme.

Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup është: 070 520 023.

LAJMËRIM – Seanca e 52

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02, 202/24 ),

Më date.23.05.2025   merret ky:

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 52   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me datë 29.05.2025 (E EJNTE )   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.

Për seancën e propozohet ky:

 R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbalit nr:51.

2.Ndryshim plotësim plan Financiar i NKP”Standard”-Dibër   për vitin 2025.

3.Propozim vendim për dhënie të pëlqimit në vendimin për caktimin e tarifave për shërbimet komunale-Grumbullimi dhe transporti i mbeturinave i sjellur nga Këshilli drejtues i NKP  Standard  -Dibër.

4.Propozim vendim për dhënie të pëlqimit në vendimin për caktimin e çmimit për pastërtinë publike.

5. Propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive dhe shoqatat për vitin 2025

6.Propozim për anëtar të Këshillit Drejtues në  IPKKF”Breshia”-Dibër

7.Propozim vendim për pranimin e donacionit.

8.Kërkesë për mbështetje financiare.

9. Kërkesë për mbështetje financiare.

Dibra e Madhe u shndërrua në Kryeqendrën Mbarëkombëtare të Kulturës Shqiptare

Mbrëmë, Dibra dëshmoi edhe një herë rolin e saj historik dhe kulturor, duke u shndërruar në vatër të krenarisë mbarëkombëtare shqiptare. Në vendlindjen e Kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u mbajt koncerti solemn “Nga Dibra në Arbëri”, me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

Ngjarja, e organizuar nga Komuna e Dibrës, mirëpriti personalitete të shquara politike, akademike e kulturore: deputetë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, rektorin e Universitetit të Tetovës z. Jusuf Zejneli, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Denion Mejdani, dhe shumë mysafirë të tjerë nderi.

Koncerti u hap nga prof. Besiana Mehmedi me një interpretim të fuqishëm, përfshirë edhe këngën premierë kushtuar Dibrës dhe Skënderbeut. Në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si aktori Xhevat Limani, sopranoja Mariana Leka – Mjeshtër i Madh, kori i Universitetit të Tetovës nën drejtimin e prof. Arifikmet Xhemailit, si dhe maestro Zhani Ciko, me interpretimin solemn të himnit të Evropës.

Me fjalën e tij akademike, prof. Muhamet Mala nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, theksoi mesazhin e përbashkues të figurës së Skënderbeut dhe lidhjen e tij të thellë me Dibrën.

Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti drejtorin artistik z. Shkodran Tolaj, për vizionin dhe përkushtimin e tij të plotë në realizimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme për Dibrën dhe gjithë kombin.

Vizitë në terren në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të pyjeve

Sot realizuam një vizitë në terren në zonën pyjore të Tatar Elevcës, në territorin e Komunës së Dibrës, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Pellgut të Lumit Drin”, i cili zbatohet nga CNVP në partneritet me ICEP Austria dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Të pranishëm në këtë vizitë ishin:

• Z. Nehat Ramadani, Drejtor i CNVP në RMV

• Z. Matthias Humenberger, Zëvendës Ambasador i Ambasadës Austriake

• Z. David Muckenhuber, Shef i Zyrës së ADA në Shqipëri

• Znj. Astrid Taus, Menaxhere Projekti nga ICEP Austria

Ky projekt është në fazën përmbyllëse dhe si rezultat i tij, në territorin e Komunës Dibër janë mbjellë 10.000 drunj dhe është dhënë një subvencion për mbështetjen e një bletarie familjare.

Pas vizitës, nga ana e Ambasadës Austriake dhe organizatës CNVP u organizua një drekë pune, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e ekologjisë dhe turizmit malor.

Skip to content