NIS ASFALTIMI I RRUGËS “FUAD DIBRA” (ISH “1 MAJI”) – LAGJJA NAMAZJAR
Pas shumë e shumë pritjesh, një projekt i rëndësishëm për Lagjen Namazjar po bëhet realitet!
Komuna e Dibrës ka nisur asfaltimin e rrugës “Fuad Dibra”, me gjatësi prej 700 metrash, duke sjellë një transformim të plotë të kësaj zone urbane.
Ky investim nuk është vetëm asfaltim, është një ndërhyrje e thellë infrastrukturore që përfshin:
Asfaltim të plotë të rrugës
Kanalizim atmosferik
Kanalizim fekal (pjesërisht)
Rregullim të pusetave
Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit
Nga një rrugë e lënë pas dore për vite me radhë, drejt një arterie moderne që rrit sigurinë, dinjitetin dhe cilësinë e jetës për banorët.
Ky është vetëm fillimi i një faze të re zhvillimi, ku fjala kthehet në vepra dhe pritjet e gjata marrin fund me punë konkrete në terren. ![]()








