THIRRJE PUBLIKE – për paraqitjen e personave të interesuar nga Komuna Dibër, për dhënien e provimit për marrjen e Çertifikatit për auto-taksi shofer
Në bazë të nenit 50 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 5/02), neni 8 paragrafi 1 pika 4 nga Ligji për transport në trafikun rrugor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 68/04, 127/06, 114/09, 83/10, 140/10, 17/11, 53/11, 6/12, 23/13, 120/13, 163/13, 187/13, 42/14, 112/14, 166/14, 44/15, 97/15, 124/15, 129/15, 193/15, 37/16, 71/16, 64/18, 140/18 dhe 163/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19), në pajtim me Rregulloren për procedurën dhe Programin për dhënien e provimit për marrjen e certifikatës për auto-taksi shofer, forma dhe përmbajtja e procesverbalit dhe Çertifikatit për auto taksi shofer (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 126/19). Kryetari i Komunës Dibër shpall
THIRRJE PUBLIKE
për paraqitjen e personave të interesuar nga Komuna Dibër, për dhënien e provimit për marrjen e Çertifikatit për auto-taksi shofer
- LËNDA E
THIRRJES PUBLIKE
- Lënda e thirrjes publike është paraqitja e personave të interesuar nga Komuna Dibër, për dhënien e provimit për marrjen e Çertifikatit për auto-taksi shofer.
- Provimin zbatohet nga Komision i posaçëm për dhënien e provimit për auto-taksi shofer, i formuar nga Kryetari i Komunës.
- Provimi kryhet tek subjekti juridik i posaçëm i cili i plotëson kushtet ligjore për dhënien e provimit.
- Shpenzimet e dhënies së provimit bie mbi shoferin.
- TË DREJTË
PËR PJESËMARRJE NË THIRRJEN PUBLIKE
- Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë të gjithë personat e interesuar nga Komuna Dibër, me dorëzimin e paraqitjes e cila përmban:
- Emrin dhe mbiemrin e kandidatit;
- Datën, vitin dhe vendin e lindjes;
- Adresën e vendbanimit ose qëndrimit;
- Numri i letërnjoftimit
dhe numri amë.
- Kandidatët e paraqitur janë të detyruar të dorëzojnë edhe Vërtetimin për kryerjen e trajnimit nga personi juridik i autorizuar nga Komuna Dibër për aftësim profesional të kandidatëve. (Informata për trajnim nga personi juridik i cili është i autorizuar nga Komuna Dibër për arsim profesional të kandidatëve, personat e interesuar mund të marrin në numrin e telefonit 071 669 404).
- MËNYRA DHE
AFATI I DORËZIMIT TË PARAQITJEVE
- Personi nga pika 2 dorëzon Paraqitje deri te arhiva në Komunën Dibër, më së voni dy ditë para mbajtjes së provimit.
- PROVIMI
- Provimi mbahet një here në muaj (më date 27 të çdo muaji, në rast dite jo pune atëherë provimi do të mbahet ditën e tjetër të punës);
- Provimi përbëhet nga pjesa teorike i cili jepet me shkrimi në formë testi;
- Provimi përmban pyetje nga dy tematika dhe atë:
- siguria në trafikun rrugor, dhe
- transporti i udhëtarëve.
Pas zbatimit të provimit në qoftë se kandidati e kalon të provimin do ti jepet Vërtetim i posaçëm për dhënien e provimit, ndërsa në afat prej 15 ditë do ti jepet Çertifikatë për auto-taksi shofer.
0 Comments