Sonte nisi vijëzimi i rrugëve lokale në Komunën e Dibrës.

Punimet po realizohen me qëllim të përmirësimit të sigurisë në komunikacion, rritjes së dukshmërisë së sinjalizimit horizontal dhe lehtësimit të qarkullimit për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të sigurta për qytetarët.

Faleminderit për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve.

Skip to content