Month: <span>April 2020</span>

Shtabi komunal i krizës, sot priti në vizitë pune drejtorin e qendrës për menaxhim me kriza z. Agron Buxhaku

Shtabi komunal i krizës, sot priti në vizitë pune drejtorin e qendrës për menaxhim me kriza z. Agron Buxhaku. Drejtorit, nga ana e kryetarit të komunës Dibër njëkohësisht edhe shef i shtabit të krizës z. Hekuran Duka, iu raportua e gjithë puna dhe aktiviteti të cilin e ndërmori komuna Dibër dhe q. Zhupë në koordinim me qendrën kryesore për menaxhim me kriza. U konstatua se bashkëpunimi ishte shumë i suksesshëm gjë që u reflektua në teren si stabilizim i situatës. Shtabi komunal iu falenderua z. Agron Buxhaku për kontributin patriotik të cilin e ka dhënë gjatë kohës kur Dibra përjetonte situatën e vështirë të krizës e shkaktuar nga pandemia me Covid19. Të shpresojmë për një takim në ditë më të mira.

Përfaqësuesit më të lartë vizituan komunën Dibër

Sot, për të dëshmuar se Dibra ka mbështetjen e të gjithë qeverisë dhe në çdo aspekt, komunën Dibër e vizituan Kryeministri Oliver Spasovski, zv kryeministri Bujar Osmani, Ministri i punëve të brendshme Naçe Çulev, zv Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu dhe antarë tjerë të kabinetit.
Qeveria ka shprehur solidaritet në vazhdimsi dhe të njejtën e tregoi edhe prezenca e përfaqësuesve më të lartë në Dibër.
Puna e shtabit do të vazhdojë me të njejtin intenzitet për ta fituar këtë luftë të rezikshme, për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin nga ana e qytetarëve!

Video

Vazhdon dezinfektimi

Aksioni sipas planit operativ vazhdoi edhe sot per dezinfektim.
Nga ana e ekipit te zjarfikesve dhe NKP Standard Perfundoi dezinfektimi i 65 banesave kolektive ne Diber si dhe dezinfektimi i rrugeve kryesore si dhe atyre dytesore. Sonte u bene :
-Rr.te Kryqi i kuq rreth Pallatit te Kultures
Rr. Nga Salla e Partizanit – Pizeri Morena – -Banka Ekonomike -Banesat pas Bankes- Xhamia e Myftiut.
-Perfunduan rruget dytesore te mbetura ne Konjaren e Re.
Venbanimet Vakof, Varosh, Rrupa
Rr.nga Banja e Qytetit-Budulec
Pra komplet pjesa e eperme e Qytetit nga Rruga e Bllates.
Me kete perfundon dezinfektimi i dyte i Rrugeve kryesore dhe atyre dytesore te cilat jane te kalueshme me traktor.
Dhe ne fund nje falemderim Jusufit, Xhevairit, Veselit, Tait si dhe donatoreve SHAD dhe Odes Dibrane Shkup.

Shërbimet për Orën Policore në vikend

Shërbimet për Orën Policore në vikend

Në bazë të vendimit të qeverisë me numër 44-2282/20 te datës 06.04.2020.
Shtabi Operativ Komunal-Dibër pregaditi këtë:
Plan Pune
Për furnizim me gjërat elementare ushqimore dhe barna të qytetarëve në ditët e vikendit me orë të zgjatur policore, të datës 11-12.04.2020:
Ata që kanë nevojë për gjësende ushqimore dhe barna ESENCIALE, të lajemrohen në numrat 046 831 074 ose 071 223 990 prej orës 10:00 -15:00, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq do të marrin porosinë, dhe do të shkojnë të blejnë sendet e nevojshme, dhe t’ua sjellin në shtëpi, pagesa bëhet në dorë , në bazë të kuponit fiskal.
Për këtë javë do të jenë kujdestarë këto markete:
Ditën e shtunë “Mega Market”.
Ditën e Diell “Dashi Comerc”.

Ju rrini në shtëpi, ne ju shërbejmë!

—————————————————————

Aksioni sipas planit operativ vazhdoi edhe sot per dezinfektim dhe larje.

Aksioni sipas planit operativ vazhdoi edhe sot per dezinfektim dhe larje.

Me ç’rast përfunduan me dezinfektim:
Të gjitha banesat kolektive në rrugën “8 shtatori”.

  • Të gjitha banesat kolektive te Gjygji.
    -Të gjitha banesat kolektive te “Banka Ekonomike”.
    -U dezinfektuan te gjithë kontenieret edhe parku i lojareve për fëmijë.
    -Lagja Ndermahall me te gjitha rrugicat dytesore si dhe lagja Namazjar.
  • Rrugët përret Objektit afarist MDH
    -Rr. Amdi Lleshi
    -Rr. 8 Marsi
    -Rr Edvard Kardelj
    -Rr 22 Dhjetori
    -Rr. Skopska

Poashtu sonte vazhdoi edhe larja e rrugëve.
Nga posta e qytetit deri te ish ndërmarja “Shpiletrans”.
Shtabi Operativ Komunal bën APEL që ditët në vazhdim të mos bëjnë larjen e rrugëve për efekt sa më të mirë të dezinfektimit.

Personat që nuk do ti përmbahen këtij apeli do të dënohen nga organet ligjzbatuese në bazë të nenit 14 të Ligjit për Pastërti Publike.

Dibra, pjesa rreth liqenit sot 10.04.2020

Për njerëzit e pandërgjegjshëm të cilët janë rrezik potencial për të minuar të gjith sakrificën e të tjerëve që natë e ditë luftojnë covid 19.
Doktorët, policia, zjarfiksat, ndërmarja komunale standart, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, qendra për menaxhim me kriza, ushtria, shoqatat humanitare, kryqi kuq, tregtarët, pronarët dhe puntorët e restoranteve dhe kafiçeve, të gjithë sëbashku në aksion për të luftuar koronavirusin vdekjeprurës, duke sakrifikuar jetën e vet dhe të familjeve të tyre, sakrifikojnë biznesin e vet vetëmse për të zhdukur sa më shpejt sëmundjen covid nëtëmbëdhjetë.

Kurse këta që shëtisin për qejf duke mos respektuar asnjë rekomandim, ta dinë se do të jenë fajtorët më të madhej për talljen që bëjnë me jetët e njerëzve të tjerëve.

Dashtë Zoti të mos jetë prezent në këtë turmë edhe ndonji person me test pozitiv të vërtetuar për coronavirus, se dëmi do të jetë i madh.

Dibranë të kulturuar, vetëdijësohuni se jeta eshtë në pyetje.
…………………………..