Month: <span>March 2020</span>

Njoftim

Sonte, me datë 11.03.2020 ne ora 20:00, në zyrat e Komunës Dibër u mbajt mbledhja e rradhës e Këshillit të emergjencës për menaxhimin e krizës së krijuar nga përhapja e Coronavirusit. Këtë mbëledhje e thiri kryetari i komunës z.Hekuran Duka ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore:

Përfaqësues nga qendra për shëndet publik-Dibër, Dr Mentor Mela

Përfaqësues nga sektori për punë të brendshme z.Arben Dumani

Përfaqësues nga ndërmarja publike komunale “Standard” z. Omer Cami

Përfaqësues nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim z. Admir Gorenca

Përfaqësues nga qendra për menaxhim me kriza z. Femi Ajroski

Komandanti i njësisë së zjarfiksëve z. Xhetan Miftaroski

Myftiu i myftinise së Dibrës z. Reshat Kaçallniku

Përfaqesues i kishës ortodokse z. Mile Angelovski

Në këtë takim u diskutua lidhur me gjendjen aktuale nga përhapja e Corona virusit, ku përfaqësuesit e institucioneve raportuan në bazë të ingerencave ligjore.

Kryetari i Komunës Dibër z.Hekuran Duka në bazë të informatave nga institucionet relevante elaboroi mbi situatën e deritanishme në qytetin e Dibrës, ku me theks të veçantë potencoi marjen e masave si:

– Mbylljen e shkollave dhe entit parashkollor

– Lirimi nga puna i kategorive të veçanta të punonjësve, sipas rekomandimit të qeverisë

– Larja e shtuar e rrugëve në qytet

– Trajtim plotesues në menaxhimin me mbeturinat

– Vazhdimin e dezifektimit të objekteve parashkollore dhe shkollore, objeketeve tjera të rëndësishme, rugeve kryesore dhe aktivitete te tjera.

Në bazë të informimit nga perfaqësues të institucineve tjera u konstatua së bëhet fjalë për një situatë të re e cila kërkon qasje më serioze dhe shtim të masave preventive.

Në përfundim të këtij takimi dolën edhe këto

KONKLUZA:

1.Situata e krijuar nga përhapja e Coronavirusit është serioze dhe institucionet përkatëse në Dibër kan nevojë për kapacitete plotësuese që të ballafaqohen me sukses me këtë gjendje të re.

2. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria e RMV që Dibra të trajtohet si regjion specifik dhe të meren masa të veçanta epidemiologjike, përveç atyre të përgjithshme.

3. Me mirëkuptim të bashkësive fetare u vendos të pezullohen aktivitetet në objektet përkatëse.

4. Përcjellja e informatave dhe konkluzave deri te organet qeveritare për marjen e vendimeve përkatëse.

5. Komuan Dibër shprehu gatishmëri që aktivitet të ndërmara ti mbështesë me mjete buxhetore, mjete teknike dhe kapacitete njerëzore.

APELOJMË
te të gjithë qytetarët

– Të ruajnë qetësinë
dhe të mos përhapin panikë.

– Të ofrojnë mbështetje morale dhe perkrahje të çfarëdollojshme në kryerjen e aktiviteteve të organeve përkatëse

– Të evitojnë daljet dhe ndejat e panevojshme dhe të vetëkufizohen në lëvizje me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit

– Të respektohen masat preventive të sugjeruara nga Organizata boterore e shëndetësisë dhe Qeveria e RMV.

Shtabi i emergjencës e ndjek situatën në vazhdimësi dhe për çdo ndryshim eventual të gjendjes në qytet do të ndërmarë masa dhe aktivitete konkrete.

Trajtim per qente endacak

Trajtimi i qenve endacak në komunën e Dibrës nga kompania fituese e tenderit dog&cat. Luten pronaret e qenve shtëpiak të mos i lëshojnë qentë jashta oborit për arsye se mos vjen deri tek trajtimi i tyre bashkë me qentë endacak.

Seance te jashtezakonshme ne lidhje me situaten e perhapjes se Korona virusit ne rajonin e Dibres

Në mbështetje të nenit 40 të Ligjit për vetqeverisjen lokale (“Gazeta zyrtare e RM”nr.5/02) si dhe nenit 30 të Statutit të Komunës Dibër (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.14/05) Keshilli komunal i komunes Diber me date 09.03.2020 ne ora 22:00 mbajti seance te jashtezakonshme ne lidhje me situaten e perhapjes se Korona virusit ne rajonin e Dibres, dhe solli perfundimet e meposhtme:

Vendim me rekomandim

1. Ministria e Arsimit te mare vendim per pezullimin e procesit edukativo arsimor, ne afat te pacaktuar.
2. Ministria e Shendetesise urgjentisht te shtoje numrin e personelit shendetesor ne Qendren per Shendet Publik ne Diber( epidemiolog, personel teknik shendetesor). Poashtu inspektorati sanitare te shtoje kontrollet ne objektet hoteliere per dezifektimin e te njejtave.
3. Ministria e puneve te brendshme te shtoje masat dhe kontrollet me paisje profesionale ne pikat kufitare te rajonit te Dibres.
4. Qeveria e RMV te shqyrtoje mundesine per shkurtim te orarit te punes per administraten shteterore dhe publike.

Keto vendime hyne ne fuqi menjehere dhe kerkojme nga organet e lartepermendura shqyrtimin e te njejtave ne menyre urgjente.

Takim informues

Sot (09.03.2020), kryetari Komunes Diber Hekuran Duka në kuadër të shqetësimit të krijuar nga shfaqja e gjendjes virusale, COVID-19 ( corona virus), mbajti takimin e radhës ndër disa takime tjera, me karakter informues me përfaqësues të institucioneve kompetente që e përcjellin situaten lidhur me përhapjen e virusit.
Në këtë takim raportuan Drejtori i qendrës të shëndetit Publik në Dibër, kryeshefi i policisë- Dibër dhe përfaqësues tjerë të ndërlidhur me situatën, ata raportuan për gjendjen në teren dhe treguan për masat e ndërmarura.
Nga raportimi u konstatua se gjendja është nën kontroll dhe vrojtimi vazhdon me kujdes të veçantë, dhe nuk ka nevojë për panikë, por për kujdes të shtuar.
Komuna Dibër informon se e ndjekën situatën nga afër me seriozitetin e nevojshëm dhe në koordinim me institucionet e përfshira.
Në kuadër të masave të ndërmara, poashtu u specifikua gjendja e higjenës në institucionet publike dhe private, ku si APEL luten të gjithë qytetarë të jenë të kujdesshëm me këto masa dhe për çdo eventualitet të respektojnë udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik në RMV.

Në territorin e Komunës së Dibrës, do të fillojë trajtimi i qenve endacakë.

Në ditet në vijim, në territorin e Komunës së Dibrës, do të fillojë trajtimi i qenve endacakë. Ky trajtim do fillojë pasi Komuna Dibër ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë fituese të tenderit, përmes së cilës, do të bëhet sterilizimi dhe kastrimi i qenve endacakë.

 Me këtë rast, Komuna Dibër u ka bënë thirrje të gjithë atyre pronarëve që mbajnë qen në shtëpi që të kujdesen, t’i mbajnë të lidhur dhe të mos i lëshojnë jashtë territorit të shtëpisë, në mënyrë që të mos kapen dhe të trajtohen bashkë me qentë tjerë endacakë.