Month: <span>March 2020</span>

Informate

Te nderuar qytetar te Dibres !
Si rrezultat i situates me te re te krijuar ne qytetin tone me epidemine e Korona Virusit (COVID19) ju njohtojme:
NKP Standart Diber do te vazhdoje me te njejten dinamike dhe orar te grumbullimit te mbeturinave ne qytetin tone por
Per shkak te gjendjes se krizes si dhe angazhimit te puntoreve prane kesaj ndermarje ne dezinfektimin e rrugeve dhe siperfaqeve publike ne qytetin tone apelojme deri tek qytetaret qe ne kontinjeret si dhe ne kantat individuale te mbeturinave te bejne hudhjen vetem te mbetjeve shtepiake (ushqimive dhe paketim te ushqimeve)dhe ne asnje menyre mbetjet te tjera (pllastike, mbetje elektronike, orendi shtepiake,mbetje nga kopshtet dhe bahçet shtepiake).
Ju lutem qe te gjitha mbetjet te cilat hudhen te jene ne qese te posaçme per mbeturina dhe jo jashte tyre.
Ne te njeten kohe mbroni shendetin e juaj si edhe te puntoreve.
Posaçerishte apelojme qe maska dhe dorreza mbrojtese te hudhen ne qese dhe ne kontiniere apo kanta dhe jo ne siperfaqe publike.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Frike jo !Kujdes po !

Informate

INFORMATE
Lajmerohen te gjithe subjektet afariste, (marketet, farmacite) se furnizimi me mallra do te vazhdoje sipas Protokollit te sjellur sot nga Shtabi I Emergjences per Menaxhim me Kriza si ne vijim:

  • Furnizimi do te lejohet cdo dite nga ora 08:00- 14:00 sipas menyres te percaktuar me PERCJELLJE nga organet kompetente.
  • Te gjithe subjektet furnizuese duhet paraprakisht te lajmerohen ne numrin e tel: 046/831-051
    Njekohesisht informojme qytetaret se nga masat e ndermara nuk ka nevoje per panike dhe shqetesim ngase furnizimi me mallra dhe ilace do te vazhdoje normalisht.
    Nga Shtabi Operativ Komunal-Diber
    …………………………………….
    ИНФОРМАЦИЈА
    Сите деловни субјекти (маркети, аптеки) се известуваат дека снабдувањето со роба ќе продолжи според протоколот усвоен денес од персоналот за управување со итни кризи како што следува:
  • Снабдувањето ќе биде дозволено секој ден од 08:00 до 14:00 часот на начин определен со ПРИДРУЖБА од надлежните органи.
  • Сите добавувачи треба да известат однапред на тел: 046 / 831-051

Во исто време ги известуваме граѓаните дека нема потреба за паника и загриженост преземените мерки за снавдување со роба и лекови ќе продолжи нормално.

ОД Оперативен Општински Штаб

INFORMATE

Ne takimin e sotshem te Shtabit Operativ Komunal-Diber u raportua per aksionin e mbremshem per dezinfektim te disa hapesirave ne qytetin e Dibres , I cili zgjati deri ne oret e para te mengjesit te dites se sotshme, dhe vazhdoi edhe sot me dezinfektimin e koshave te mbeturinave, kendet e lojrave publike, dhe deponite e egra.

Shtabi operativ vendosi ne kuader te obligimit ligjor te informoje te gjitha subjektet afariste, ndermarjet publike dhe private, per obligimin e tyre per te aktivizuar planin operativ per menaxhimin e krizes, Ligji per mbrojtje dhe shpetim neni 35 pika 7 dhe marjen e masave te nevojshme. Poashtu edhe informatat per orarin apo ndaljen e aktiviteteve ne varesi te vendimit te perkohshem te  qeverise.

Ne oret ne vazhdim gjate dites,u informuam per  seancen  e qeverise dhe  per vendimin e ri me numer 44-2240/1 te dates 13.03.2020 per shpalljen e Gjendjes se Krizes  dhe ndermarjen e masave te shtuara,.ku nder te tjera eshte marre (pika 8 e vendimit te qeverise)“vendim per ndalese dhe regjim te vecante te levizjes ne pjese te teritorit te RMV ne njesite komunale Diber dhe Qendra Zhupe, me te cilen regullohet masa per ndalim te levizjeve, ne vecanti hyrje dhe dalje nga njesia administrative, si dhe masa per vendosjen e regjimit te vecante te populates brenda ne njesine administrative. Regjimin e vecante te levizjes te popullates brenda ketyre njesive ta percaktoje Shtabi Qendror prane Qendres per menaxhim me Kriza ne planin aksional per ndalimin e shperndarjes se koronavirusit COVID 19”.

Ne oret e mbasdites Shtabi Operativ Komunal vazhdoi me sperkatjen- dezinfektimin e pjeseve tjera te qytetit, me ndihmen e antereve te shtabit dhe vullnetareve me paisje personale te nevojshme.

Ne fund Shtabi Operativ Komunal ben APEL te qytetaret qe te mos bine pre e deziformatave te ruajne qetesine, te jene SOLIDARE.

Furnizimi i marekteve me artikuj ushqimore nuk do te mungojne dhe do te rrjedhe normalisht, dhe nuk kam nevoje per magazinimin e rezervave ushqimore neper shtepia.

Poashtu bejme thirje te fuqishme qe banoret te vetizolohen neper shtepite e tyre dhe te jene te kujdesshem deri ne stabilizimin e situates.

   Nga: Shtabi Operativ Komunal-Diber

Shtabi operativ

Sonte me iniciativë të kryetarit të komunës Dibër z. Hekuran Duka, u formua shtabi operativ për të ndërmarë aktivitete konkrete në teren kundra përhapjes së koronavirusit në qytetin tonë. Shtabi operativ gjeti mbështetje të fortë nga njësia e zjarfiksëve përfaqësuar nga z. Xhetan Miftarovski e sidomos nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim i përfaqesuar nga z. Admir Gorenca, na dhanë në disponim mjete për dezinfektim si dhe mjete mbrojtëse personale për grupet më të rrezikuar nga infeksioni. Aksionit iu bashkangjit edhe NPK Standard i përfaqësuar nga z. Omer Cami i cili çdo natë sipas një plani operativ bën larjen e rrugëve të qytetit. Enti për shendet publik me dr spec. Mentor Mela, është në kontakt permanent me shtabin dhe udheheq aspektin epidemiologjik të përhapjes së virusit. I palodhuri z. Reshat Qormemeti koordinator i operativit, z. Burim Kaba jurist, z. Bleron Seferi për informatikë IT, z. Bekim Kërliu Ing dhe z. Ylli Mirzo zëdhënës i shtabit, të gjithë në shërbim 24 orë/ 7 ditë.

Mbyllen lokalet në Komunën e Dibrës

Sot kryetari i komunës Dibër pati takim me disa nga pronarët e kafiterive dhe restoranteve në qytetin e Dibrës, ku u diskutua lidhur me situatën konkrete nga përhapja e corona virusit. Komuna shprehu gatishmëri për përkrahje dhe mbështetje për vetë iniciativën për mbylljen e lokaleve të tyre, ky gjest do të jetë një shembull i mirë edhe për subjektet tjera të së njëjtës fushë për të kontribuar në përmirsimin e gjendjes aktuale!

Njoftim

Njoftohen të gjithë të gjithë qytetarët e Komunës Dibër se për shkak të gjendjes nga përhapja e Covid19(corona virusit) anulohen të gjitha takimet me kryetarin e komunës dhe me administratën , për çdo kërkesë ju lutem drejtohuni vetëm te sportelet në hyrje të komunës.
Kjo masë vlen deri në një vendim të dytë!