News

Familja Rusi kujdeset për natyrën e vendlindjes.

Familja Rusi kujdeset për natyrën e vendlindjes. Komuna Diber, me donacion prej 594.433 den, (reth 10.000 €) nga familja Rusi, veçanërisht me përkujdesin e veçantë të z. Turhan Rusi, realizoi projektin e saj për gjelbërimin e të gjithë aksit të bulevardit. “Iliria”, dhe 2 rrethrotullimev, në fillim dhe mbarim të saj me :

⁃ 45 peme Catalpa Bungei;

⁃ 252 rrënjë Juniperus conferta Blue Pacifis;

⁃ 150 rrënjë Abelia grandiflora;

⁃ 6 pisha, Picea pungens glauca Globosa.

Komuna Dibër i shpreh falenderim të veçantë familjes Rusi, për këte kujdes ndaj qytetit dhe bulevardit ”Iliria”.

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE ne lidhje me dezinsektimin, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave  në territorine e komunës Dibër. Në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse (Gz.zyrtare e RM 66/2004, 139/2008 i 99/2009,  149/2014, 150/2015 dhe 37/2016 ), por në bazë te vendimit të Këshillit të komunës Dibër  për zbatimin ne lidhje me dezinsektimi, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave  në territorine e komunës Dibër, si masë e pergjithshme kunërepidemike JZU Qendra për shëndet publik Ohër, e jep lajmërimin e rradhës: Njohtohen të gjithë qytetarët të cilat kultivojnë (rruajnë) bletë  ne zonën e komunës Dibër që me datë 14.08.2020 (e premte) ,ekipet e Qendrës për mbrojtje publike Ohër, do te kryejne dezinsektimi nga toka me qellim zhdukjen e mushkonjave.Stërpikja do të kryhet në periudhën nga ora 18-06 , me aparat për ULV spërkatje e ftohte . Me dizefektim do të përfshihen sipërfaqet e gjelbërta të  bregut liqenor në Dibër, deponija dhe linja kufitare , lagjet e urbanizuara në Dibër , si dhe lokalitetet e parashikuara me plan dhe program. U lutemi bletarëve ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve Në rast se shfaqen kushte të pavolitshme (erë, shi) dezifektimi do te shtyhet per ditën tjetër. Për të gjitha informatat dhe pyetjet ka telefon për Kontakt Qendrën për shëndet publik Ohër nr 231 881: 231 230.

Urime për festën e Kurban Bajramit

Urime për festën e Kurban Bajramit të gjith besimtarëve të fesë Islame me dëshirën që Zoti i gjthfuqishëm t’ju pranon të gjithë sakrificat të cilat i keni bërë në rrugën e trasuar nga Ai. Shëndet dhe gjith të mirat !

Zjarri tek deponia po vendoset nën kontroll

Zjarri tek deponia po vendoset nën kontroll. Paralelisht behen perpjekje qe te zbulohet shkaku i zjarrit. Falemnederojme firmat private me pronar Miçe Duka, Vehap Cenobafte, Ismet Mirzo, Fili Muça, Fatjon Lela për ndihmën që na ofruan transportimin e dheut në deponi.Zjarfiksat gjithmonë në gadishmëri. Rroja i deponise Rustem Mashkulli, nuk pyet per orar pune kur eshte ne pyetje problemi me deponine.

Çdo ditë në teren për pastrimin e qytetit.

Çdo ditë në teren për pastrimin e qytetit.

Qytetarët mundet të na ndihmojnë duke pastruar hapsirat që gjinden përreth objekteve të tyre afariste. Mbeturinat mund ti hudhin në qese plastke dhe sherbimi komunal do te vjen qe ti grumbulloje me kamion. Gjithashtu lusim qytetaret te cilet kan afër dyqaneve pemë të reja të mbjellura, ti ujisin dhe kujdesen per ta. Ju falemnderit per bashkepunimin.

ULTRAMARATONA 1 “ARTERIA E ARBRIT”

Rruga e Arbërit ka qenë maratona e jetës së Dibranëve, prandaj, ftohen të gjithë qytetarët e Dibrës ti mirëpresim tek sheshi Skënderbei marathonomakët e mesazhit për realizimin e projektit më madhor për ne-Rrugën e Arbërit!Vendi : SHESHI “Skenderbeu” – Dibër e madhe Ora : 17:00Data : 26.07.2020 (e diel)

Çdo ditë nga një punë

Komuna Dibër në bashkëpunim me banorët e Budulecit rr Dilaver Sela, realizoi projektin për rrjetin e ri të ujit të pijshëm në gjatësi prej 75 m.

Mrëmbajtja e hapësirës publike

Skip to content