Më lejoni që në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Komunës Dibër të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave nga ngjarja tragjike e djegjes së spitalit modular në Tetovë, ndërsa të lënduarve nga kjo fatkeqësi shërim të shpejtë.
Në këto çaste të vështira ndjehemi afër me shpirt dhe me mendje me familjarët e viktimave, personat e lënduar si dhe me të gjithë qytetarët e Tetovës.
Shprehim gatishmërinë tonë maksimale që si pushtet vendor në kuadër të mundësive tona të ofrojmë çdo lloj ndihme të nevojshme.
Lusim Zotin e Madhërishëm që tju japë forcë për tejkalimin e situatës.
Me dhimbje,
Komuna Dibër
Kryetari
Dr Hekuran Duka