News

Edhe një projekt infrastrukturor që do të realizohet në Komunën tonë

🇪🇺
Edhe një projekt infrastrukturor që do të realizohet në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës.

Këshilli Europian dhe programi ROMAKTED faza 2, programi i përbashkët i Unionit Europian dhe Këshillit Europian.
Projekti: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe forcimi i romëve në nivel lokal.
Aktiviteti: Vendosja e rrjetës mbrojtëse në lagjen Namazjar, rruga Tanas Topallovski, riparimi i rrugës së dëmtuar, sigurimi i rrjetit të ujësjellsit dhe rindërtimi i murit mbajtës.
Investitor: Baahkimi Europian dhe Këshilli Europës
Implemantues: Komuna e Dibrës
Kontraktori: Mirzo Trans
Fillimi punimeve: Gusht 2023
Ky aktivitet realizohet si pjesë e projektit “ Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i romëve në nivel lokal” financuar nga Këshilli i Europës në kuadër të progamit të përbashkët të Këshillit të Europës dhe Baahkimit Europian-ROMAKTED faza 2.

Lajmërim nga EVN Maqedoni

Lajmërim nga EVN Maqedoni
Lajmërim. Ju lajmërojmë se me datë 21.07.2023 (e premte) në periudhën prej orës 07:00 deri në orën 11:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike shfrytëzuesit e Kosovrastit të epërm dhe Kosovrastit të poshtëm.

Turne tradicional në futboll të vogël “ Dibra 2023 ”

Turne tradicional në futboll të vogël “ Dibra 2023 ”
Komuna Dibër organizon turneun tradicional në futboll të vogël “Dibra 2023” që do të fillojë me datë 03.08.2023. Paraqitja e ekipave mund të bëhet te Salla e Sporteve Diber nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe do të zgjasë deri me datë 02.08.2023 kur do të hiqet edhe shorti (grupet, koha e ndeshjeve etj). Paraqitja e ekipeve është me pagesë (3000 denarë) dhe i gjithë fondi i mbledhur do të ndahet për ekipet finaliste. Është e obligueshme që çdo ekip gjatë paraqitjes për pjesëmarje të dorëzojë edhe listen e lojtarëve (max 10) .
Ndeshjet do të zhvillohen në Sallën e Sporteve Diber. Informata plotësuese mund të meren pranë zyrave të përmendura ose në tel: 071/200-569.

Vizita e të riut Sami Kaja

Sot një entuzjazëm i veçantë nga vizita e të riut Sami Kaja i cili në disciplinën e çiklizmit ka aritur të jetë kampion bindës si dhe thyes rekordesh në shumë gara me karakter nacional. Samiu i dekoruar me plot medalje prestigjioze sot erdhi në komunë që të bisedojë rreth planeve të cilat i ka në të ardhmen dhe mbështetjen të cilën do tja jep komuna e Dibrës. Si kryetar i premtova se në bazë të programit të komunës për mbështetje financiare të individëve dhe klubeve sportive në komunë, do të jep përkrahjen maksimale me të vetmin qëllim që të promovojmë vlerat dhe modelet pozitive në këtë qytet.

Suksese Sami Kaja! Mirnjohje për punën tënde.

Dezinsektim

Në orët e hershme të mëngjesit u bë dezinsektimi dhe deratizimi i qyetit, i kalum te gjitha lagjet e qytetit perfishre ketu edhe bregun e Liqenit edhe deponine.

Vazhdon puna

Pas disa vështirësive që sollën kushtet atmosferike dhe teknike, puna sot vazhdoi në rrugën kryesore të qytetit 8 shtatori për të përfunduar sëshpejti.
Në vazhdimësi do tju informojmë edhe për disa projekte të tjera infrastrukturore në komunën tonë.

Lajmërim

Të nderuar,

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe bazuar në Vendimi i Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues ​​në territorin e komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-COM MS DOOEL eksport-import Kavadar nxjerr Njoftimi në vijim: Qytetarët që rrisin bletët në zonën e Komunës së Dibrës që me datë 20.06.2023 (e martë), ekipet e Shoqërisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Eksport-Import Kavadar do të kryejnë dezinfektim teristik (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave. Pyetja do të bëhet në periudhën nga ora 18:00 deri në 06:00, me aparat për pyetje të ftohtë ULV. Dezinfektimi do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe brezin e demarkuar, vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë, shi), dezinsektimi shtyhet për ditën e ardhshme të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i hapur i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023.

Skip to content