Notices
LAJMËRIM – Seanca e 8
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 18.04.2022 merret ky: |
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 8të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR |
Seanca do të mbahet me datë 22.04.2022 (E PREMTE ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën propozohet ky: R e n d d i t e |
1.Miratim i proçesverbali nr:7 2. Përfundim për miratimin e raportit për realizimin e buxhetit të komunës Dibër për vitin 2022 Kuartali-I 3.Kërkesë për marrje pëlqim për statutin e ri të SH.F.K ”Penestia”-Dibër. 4.Propozim vendim për verifikimin e planit “Plani detal urbanistik për Bllokun 6”, Komuna Dibër. 5.Propozim vendim për përcaktimin e projekteve prioritare të rrugës “8-MARSI”, Komuna Dibër dhe rrugës “206”, Komuna Dibër. 6. Propozim vendim për përcaktimin e projekteve prioritare, kryqëzimi i rrugës lokale të Dibrës me f. Bomovë deri në f. Shushicë. 7.Propozim vendim për përcaktimin e projekteve prioritare “Rikonstruimi i rrugës lokale në f. Kosovrast i poshtëm, Komuna Dibër – Faza e dytë 8.Propozim vendim për pjesëmarrje financiare për realizimin e projektit, për përmisimin e efikasitetit energjetik dhe për rikonstriumin e SH.F.K Said Najdeni, Dibër. |
LAJMËRIM – Seanca e 7
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 28.03.2022 merret ky: |
A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 7të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR |
Seanca do të mbahet me datë 31.03.2022 (E ЕJNTE ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e 7të propozohet ky: |
R e n d d i t e 1. Miratim i procesverbali nr:6 2. Propozim aktvendim për zgjedhjen e antarit të komisionit për çështje mandatore,zgjedhje dhe emërime si komision I përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër. 3. Propozim aktvendim për zgjedhjen anëtarit të komisionin për financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal si komision i përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër. 4. Propozim aktvendim për zgjedhjen e anëtarit të komisionin për veprimtari shoqërore si komision përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër. 5. Propozim aktvendim për zgjedhjen e anëtarit të komisionin për përgatitjen e Programit për punë të Këshillit, si komision përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër. 6. Propozim vendim për harmonizim të pagës minimale për të punësuarit në administratën komunale të Komunës Dibër me pagën minimale të RMV. 7. Propozim vendim për miratimin e raportit vjetor për realizimin e Programit për zhvillim të rajonit planor jugpërëndimor dhe punën vijuese të Qendrës për zhvillim dhe raportit financiar për vitin 2021. 8. Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarëve në Bordin drejtues në Entin public qendrën për punë sociale Dibër. 9. Propozim vendim për përcaktimin e nevojës që të sillet dokumentacion urbanistik planor me të cilin do të kryhet zgjërim i përfshirjes së planit dhe përputhje të objekteve pa leje në P.K. nr. 9314, K.K. DIBËR- 3. 10. Llogaria përfundimtare e NKP”Standard”-Dibër për vitin 2021. 11. Propozim vendim për realizimin e furnizimeve publike të Komunës Dibër nga ana e NKP Standard -Dibër. |
Apel
Apel !Të nderuar qytetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare, shoqatave, klubeve sportive, mediave si dhe sektori i biznesit privat.Informoheni se me datë 28 mars, ditë e hënë, ora 13:30 në ambientet e Komunës Dibër organizohet takim koordinues me përfaqësuesit e institucioneve dhe ojq-ve mbi agjendën ekologjike, e inicuar nga Komuna Dibër ku parashikohet nje aksion i madh ekologjik gjithë përfshirës duke filluar nga administrata e Komunës Dibër, ndërrmarja komunale Standard, institucionet tjera vendore, ojq-të dhe bizneset që janë të gatshme të bashkangjiten në nismën tonë. Në takim do diskutohet plani operativ, kohëzgjatja e aksionit, ndarja e zonave dhe detyrave si dhe pika tjera të parapara në planin operativ. Ndihmën dhe kontrinbutin më të madh e presim nga sipërmarësit dhe biznesi privat në qytetin tonë të cilët duhet të jenë në vijën e parë të këtij aksioni me të gjitha mjetet e mundëshme, duke mos përjashtuar edhe subjektet dhe institucionet e tjera sidomos bizneset qe posedojnë mjete të rënda pune si kamionë, bagerë etj.Sigurisht që çdo pjesmarrës ka hapësirën dhe kohën të shprehë sugjerimet dhe pikëpamjet e institucionit apo shoqatës që përfaqëson. Pas mbarimit të takimit qytetarët do informohen më hollësisht mbi diskutimet dhe vendimet.
Takime me Avokatin e popullit
Takime me Avokatin e popullit – çdo të mërkurë të fundit të muajit. Takimet do të mbahen në hapsirat e Komunës së Dibrës, prej orë 09:00 deri në ora 15:30.
LAJMËRIM – Seanca e 5
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 21.01.2022 merret ky: |
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 5të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR |
Seanca do të mbahet me datë 31.01.2022 ( E HËNË ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e propozohet ky: |
R e n d d i t e
- Miratim i procesverbali nr:4.
- Përfundim për miratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2021-Kuartali i IV.
- Propozim vendim për zgjedhjen e komandantit të stacionit policor me kompetenca të përgjithshme Dibër.
- Propozim vendim për tjetërsimin e pasurive të luajtshme në pronësi të Komunës Dibër.
- Të ndryshme.
Lajmërim PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 4 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),
Më datë 24.12.2021 merret ky:
A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 4të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Seanca konvokohet për datë 28.12.2021 (E МARTË ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
R e n d d i t e
- 1.Miratim i procesverbali nr:3
2.Propozim Buxheti i Komunës Dibër për vitin 2022 me përfundim për sjellje.
3.Propozim vendim për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2022.
4.Propozim Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2022 me përfundim për sjellje.
5.Raport për realizimin e programit vjetor për ndërtim, rindërtim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunën e Dibrës për vitin 2021 me përfundim për miratim.
6.Propozim Program vjetor për ndërtim, rindërtim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rugicave në Komunën e Dibrës për vitin 2022 me përfundim për sjellje.
7.Vendim për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve,urave dhe shesheve të Komunës Dibër
8. Propozim vendim për përcaktimin e nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik planor për harmonizim të destinimit të tokës ndërtimore për P.K nr. 10328 K.K Dibër -3.
СОВЕТ НА ОПШТИНА КËSHILLI I KOMUNËS
Претседател, Kryetari,
Fuat Spahiju d.v.
LAJMËRIM – Seanca e 3
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjpër vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 15.12.2021merret ky: |
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 3të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR |
Seanca do të mbahet më datë 20.12.2021 (E HËNË ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën propozohet ky:
R e n d d i t e
- Miratim i procesverbali nr:2.
- Propozim projekt buxheti i Komunës Dibër për vitin 2022 me përfundim për verifikim.
- Propozim vendim për miratimin e planit përfundimtar –Plan Detal urbanisitk për Bllokun -5(KK Dibër 1,KK Dibër 3),Komuna Dibër me periudhë planifikimi 2020-2025.
- Propozim vendim për miratimin e planit përfundimtar –Plan Detal urbanistik për Bllokun -13 (KK Dibër 1,KK Dibër 3), Komuna Dibër me periudhë planifikimi 2019-2024.
- Propozim program për përpunimin e Planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2022 me përfundim për sjellje.
- Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Said Najdeni,, Dibër për vitin 2022.
- Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në IPKKF “Breshi,, Dibër për vitin 2022.
- Propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare për ndihmë.
- Propozim vendim për ndryshim dhe plotësim harmonizim me ligjin të barabartë rajonal,për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
Njoftim
Të nderuar qytetar, ju ftojmë të merni pjesë në Debatin Publik të Propozim-Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2022, që do të mbahet me date 17.12.2021 (e Premte) me fillim në ora 10:00 në Sallën e Këshillit Komunal Dibër.
Jeni të mirëseardhur!
Për një komunë Transparente për të gjithë!