N J O F T I M
Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezentim dhe anketë publike për Propozim “Projektin arkitektoniko- urbanistik për formim të parcelës ndërtimore në PK 397 dhe pjesë të PK 396, KK Hame Krivcë, në pajtueshmëri Aktin e përgjithshëm për fshatin Hame (Vendim nr. 08-747/8 data 30.08.2019)”, me sipërfaqe prej 12.316 m².
Propozim Projekti arkitektoniko- urbanistik do të ekspozohet në ambientet e Komunës Dibër. Anketa publike do të zgjasë 5 ditë pune, gjegjësisht prej më datë 10.10.2019 deri më datë 16.10.2019 (nga ora 800 deri më 1600). Në këtë afat kohor qytetarët dhe personat juridik të interesuar nga territori konkret i përfshirë me Plan mund të paraqesin vërrejtje, propozime dhe mendime deri te organizatori i anketës publike duke plotësuar dhe dorëzuar fletë anketë në formë të shkruar ose formë elektronike përmes sistemit e-urbanizëm.
Prezentimi publik profesional për Propozim planin do të mbahet më datë 14.10.2019 në ora 13.00, në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në sallën e Këshillit të Komunës së Dibrës, rr. “8 Shtatori ” nr. 72.