Siguria në punë

Siguria në punë është faktor i rëndësishëm për funksionimin e administratës në çdo insitucion. Komuna Dibër për herë të parë, u angazhua që të përpilojë projekt të veçantë i cili parashikon të gjitha elementet e sigurisë në punë për administratorët. Plani i evakuimit, trajnimi për tu përballë me fatkeqësitë që mund të ndodhin në objektin e komunës (zjarri etj etj), tani janë të parashikuara dhe implementuara me anë të një udhëzimi specijal të pregaditur nga firma e cila me tenderim fitoi për të pregaditur të gjitha segmentet e procesit të sigurisë në punë. Elektrodepo me menaxher Armend Kasa, u kujdes me shumë profesionalizëm që ti kryejë të gjitha etapat e trajnimit të personelit administrativ në raste të jashtëzakonshme.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.