Filloi së realizuari projekti në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës. Këshilli Europian dhe programi ROMAKTED faza 2, programi i përbashkët i Unionit Europian dhe Këshillit Europian. Projekti: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe forcimi i romëve në nivel lokal. Aktiviteti: Vendosja e rrjetës mbrojtëse në lagjen Namazjar, rruga Tanas Topallovski, riparimi i rrugës së dëmtuar, sigurimi i rrjetit të ujësjellsit dhe rindërtimi i murit mbajtës. Investitor: Bashkimi Europian dhe Këshilli Europës. Kofinancues: Komuna Dibër.
Zonja Ajrie Daçi rizgjidhet drejtor i Entit parashkollor “Breshia” Dibër. Sot në ambientet e komunës iu nda aktvendimi i sjellur në bazë konkursit të shpallur publik, ku zonja Ajrie Daçi ishte i vetëmi kandidat që i plotëson kushtet e konkursit të parapara me ligj. Urojmë për drejtoreshën shëndet dhe punë të mbarë!
Lajmërohen të gjithë qytetarët dibranë se më datë 13.10.2023 (e Premte) ora 19:00 në Qendrën për Kulturë në Dibër do të mbahet Festivali Folklorik tradicional ,,Oda Dibrane,,. ndërsa nata e dytë dhe e tretë do të mbahen më 14,15 tetor në Peshkopi. Marrin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia e Veriut dhe Mali Zi.
Në ora 17:30 Parada e veshjeve tradicionale në shëtitoren e qytetit. Këtë vit SHKA” Dibra e Madhe” do të paraqesë përpara publikut dibran një kolazh me këngë e valle popullore dibrane dhe këngë qytetare dibrane. Ju mirëpresim!
Ju lajmërojmë se me datë 04.10.2023 në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 17:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike Kjo është e nevojshme për të kryer përmirësime dhe mirëmbajtje të rrjetit tonë të shpërndarjes së energjisë elektrike, në mënyrë që t’ju ofrojmë një furnizim më cilësor me energji elektrike në të ardhmen. Me respekt.
Komuna e Dibrës filloi implementimin e aktivitetit “ Mësim plotësues për fëmijët Romë nga klasa e dytë deri në të katërtën” me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimimit për fëmijët romë në arsimin fillor, të cilët ishin pjesë e mësimit në distancë gjatë pandemisë COVID – 19 dhe u përballën me sfida të ndryshme dhe rezulltuan me pasoja të konsiderueshme në drejtim të uljes së cilësisë së arsimit për fëmijët Romë. Në këtë drejtim, për vitin e ri shkollor 2023/2024, Komuna Dibër ka siguruar materiale shkollore dhe çanta për nxënësit romë nga SHFK “ Said Najdeni” dhe SHFK “Penestia”, të cilat janë pjesë e këtij aktiviteti. Kryetari i Komunës z.Hekuran Duka vizitoi nxënësit që ndjekin mësim plotësues, u njoh me sfidat me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe tutoret, si dhe përfitimet që vijnë nga ndjekja e këtij mësimi plotësues. Nxënësit dhe totoret shprehën kënaqësinë e tyre për aktivitetet, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e arsimit për fëmijët romë. Ky aktivitet implementohet me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED – faza II.
Inspektim i punëve në teren për fazën e parë të realizimit të projektit që konsiston në asfaltimin e rrugës lokale të fshatit Sushicë. Projekti në fjalë ëahtë mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e fshatrave kufitare të cilët për shkaqe të ndryshme sot janë të boshatisur. Rruga si një arterie që ushqen organizmin, sigurisht që do të hapë perspektiva të reja si për zhivillimin e bujqësisë në këto anë ashtu edhe të turizmit malor. Projekti i komunës Dibër mbulesën financiare e fitoi në konkursin e byrosë për zhvillim regjional ku drejtor është Ramiz Rexhepi. Ju faleminderojmë të gjithve që ndihmuan në realizimin e projektit kurse fshatarët ta gëzojnë. Shumë shpejt do t’ju informojmë edhe për të tjera investime kapitale në komunën tonë.
Faza III, Të nderuar, Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe bazuar në Vendimi i Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-COM MS DOOEL eksport-import Kavadar nxjerr Njoftimi në vijim: Qytetarët që rrisin bletët në zonën e Komunës së Dibrës që me date 13.09.2023, ekipet e Shoqërisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Eksport-Import Kavadar do të kryejnë dezinfektim teristik (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave.Dezinsektimi do të bëhet në periudhën nga ora 18:00 deri në 06:00, me aparat të ftohtë ULV. Dezinfektimi do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë, shi), dezinsektimi shtyhet për ditën e ardhshme të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i hapur i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023..
Filluan punimet për asfaltimin e rrugës së f Shushicë.
Komuna Dibër këtë verë 2023, ashtu siç jeni të informiar në kontinuitet, po vërshohet nga investime kapitele si asnjëherë më parë, si në infrastrukturë, kanalizime, ujsjellës, kulturë, sport etj etj …
Sëshpejti edhe investime të tjera shumë të rëndësushme. Do tju informojmë në vazhdimësi.
Dyzet vjet karierë të pasur artistike me plot shpërblime dhe mirënjohje nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë dhe më gjërë.
Kompozitor, interpretues i këngëve folklorike dhe popullore, koreograf,atdhetar, i dashur për të gjithë, ambasador i kulturës Dibrane në të gjitha evenimentet dhe ngjarjet kulturore kombëtare.
Haxhi Maqellara, ky njeri të cilin nuk ka njeri që nuk e njeh, sot me inicijativë të kryetarit të komunës dhe me vendimin e këshillit të Komunës Dibër, u dekorua me titullin më të lartë të Komunës Dibër,
Me vendim të qeverisë së RMV 25 korrik 2023 , komunës Dibër i janë alokuar mbi 600.000 € për realizimin fazës së dytë të zgjidhjes së problemit me ujin e pijshëm.
Kjo fazë në vehte përmban katër projekte të pregaditura nga komuna, dhe finacijarisht do të mbulohen me mjetet financijare të lartëpërmendura dhe të fituara në konkursin e Ministrisë së ambijentit jetësor dhe PU.
Siç e dini faza e parë për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm në qytet ka përfunduar para disa muajsh dhe u financua nga buxheti i komunës, me çka dukshëm u përmirësua sitata me furnizim me ujë të pijshëm.
E gjithë strategjia e komunës këto vite ka pasur prioritet mbi prioritete, kujdesin mbi ambientin jetësor ( deponia e qytetit, ngritja e kapaciteteve shërbyese të NPK NKP / ЈКП ” Standard “- kamionë të specijalizuar dhe kontenjerë) si dhe projektet për ujin e pijshëm. Me këto hapa të guximshëm historik, gjatë kësaj perudhe të shkurtër menaxhuese shumë të vështirësuar nga kriza kovidiane dhe kriza energjetike, sigurisht që Komuna Dibër do të shënojë në memorjen e saj të aritura historike që dukshëm përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarët.
– Rruga venec 1 afër 600.000 €
– Projekti për ujin e pijshëm faza e parë rreth 300.000€
– Projekti për ujin e pijshëm faza e dytë mbi 600.000 €
– Sistemi për ujitjen e fushës së Dibrës afër 2.000. 000 €
– Mjete pune ( kamionë të specijalizuar dhe kontenjerë për Standardin) afër 300.000 €
Këtu nuk llogarisim investimet për shëtitoren, rrethrrotullimin te spitali, këndin e lojrave, rikonstruimi i rrugëve lokale dhe regjionale që kalojnë nëpër qytet, ndërtimi rezervoareve për ujë në qytet- pjesa e sipërme e qytetit, në fshatra- Kosovrast i poshtëm, kanalizim fekal në Xhepishtë, etj etj.
Sëshpejti do tju informojmë edhe për një donacion kolosal poashtu si rrezultat i bashkëpunimit të
ngushtë mes komunës me qeverisë së RMV.
Në infrastrukturë rrugore do të vazhdojmë me investime prioritare në rrugët më të shkatëruara të qytetit ( Konjara e re, Petre popovski, trajçe dukovski, 1 maji, vakof, etj etj).
Ne si komunë gjithmonë jemi gati me projektime të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.