Inspektim i punëve në teren për fazën e parë të realizimit të projektit që konsiston në asfaltimin e rrugës lokale të fshatit Sushicë. Projekti në fjalë ëahtë mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e fshatrave kufitare të cilët për shkaqe të ndryshme sot janë të boshatisur. Rruga si një arterie që ushqen organizmin, sigurisht që do të hapë perspektiva të reja si për zhivillimin e bujqësisë në këto anë ashtu edhe të turizmit malor. Projekti i komunës Dibër mbulesën financiare e fitoi në konkursin e byrosë për zhvillim regjional ku drejtor është Ramiz Rexhepi. Ju faleminderojmë të gjithve që ndihmuan në realizimin e projektit kurse fshatarët ta gëzojnë. Shumë shpejt do t’ju informojmë edhe për të tjera investime kapitale në komunën tonë.
Faza III, Të nderuar, Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe bazuar në Vendimi i Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-COM MS DOOEL eksport-import Kavadar nxjerr Njoftimi në vijim: Qytetarët që rrisin bletët në zonën e Komunës së Dibrës që me date 13.09.2023, ekipet e Shoqërisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Eksport-Import Kavadar do të kryejnë dezinfektim teristik (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave.Dezinsektimi do të bëhet në periudhën nga ora 18:00 deri në 06:00, me aparat të ftohtë ULV. Dezinfektimi do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë, shi), dezinsektimi shtyhet për ditën e ardhshme të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i hapur i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023..
Filluan punimet për asfaltimin e rrugës së f Shushicë.
Komuna Dibër këtë verë 2023, ashtu siç jeni të informiar në kontinuitet, po vërshohet nga investime kapitele si asnjëherë më parë, si në infrastrukturë, kanalizime, ujsjellës, kulturë, sport etj etj …
Sëshpejti edhe investime të tjera shumë të rëndësushme. Do tju informojmë në vazhdimësi.
Dyzet vjet karierë të pasur artistike me plot shpërblime dhe mirënjohje nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë dhe më gjërë.
Kompozitor, interpretues i këngëve folklorike dhe popullore, koreograf,atdhetar, i dashur për të gjithë, ambasador i kulturës Dibrane në të gjitha evenimentet dhe ngjarjet kulturore kombëtare.
Haxhi Maqellara, ky njeri të cilin nuk ka njeri që nuk e njeh, sot me inicijativë të kryetarit të komunës dhe me vendimin e këshillit të Komunës Dibër, u dekorua me titullin më të lartë të Komunës Dibër,
Me vendim të qeverisë së RMV 25 korrik 2023 , komunës Dibër i janë alokuar mbi 600.000 € për realizimin fazës së dytë të zgjidhjes së problemit me ujin e pijshëm.
Kjo fazë në vehte përmban katër projekte të pregaditura nga komuna, dhe finacijarisht do të mbulohen me mjetet financijare të lartëpërmendura dhe të fituara në konkursin e Ministrisë së ambijentit jetësor dhe PU.
Siç e dini faza e parë për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm në qytet ka përfunduar para disa muajsh dhe u financua nga buxheti i komunës, me çka dukshëm u përmirësua sitata me furnizim me ujë të pijshëm.
E gjithë strategjia e komunës këto vite ka pasur prioritet mbi prioritete, kujdesin mbi ambientin jetësor ( deponia e qytetit, ngritja e kapaciteteve shërbyese të NPK NKP / ЈКП ” Standard “- kamionë të specijalizuar dhe kontenjerë) si dhe projektet për ujin e pijshëm. Me këto hapa të guximshëm historik, gjatë kësaj perudhe të shkurtër menaxhuese shumë të vështirësuar nga kriza kovidiane dhe kriza energjetike, sigurisht që Komuna Dibër do të shënojë në memorjen e saj të aritura historike që dukshëm përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarët.
– Rruga venec 1 afër 600.000 €
– Projekti për ujin e pijshëm faza e parë rreth 300.000€
– Projekti për ujin e pijshëm faza e dytë mbi 600.000 €
– Sistemi për ujitjen e fushës së Dibrës afër 2.000. 000 €
– Mjete pune ( kamionë të specijalizuar dhe kontenjerë për Standardin) afër 300.000 €
Këtu nuk llogarisim investimet për shëtitoren, rrethrrotullimin te spitali, këndin e lojrave, rikonstruimi i rrugëve lokale dhe regjionale që kalojnë nëpër qytet, ndërtimi rezervoareve për ujë në qytet- pjesa e sipërme e qytetit, në fshatra- Kosovrast i poshtëm, kanalizim fekal në Xhepishtë, etj etj.
Sëshpejti do tju informojmë edhe për një donacion kolosal poashtu si rrezultat i bashkëpunimit të
ngushtë mes komunës me qeverisë së RMV.
Në infrastrukturë rrugore do të vazhdojmë me investime prioritare në rrugët më të shkatëruara të qytetit ( Konjara e re, Petre popovski, trajçe dukovski, 1 maji, vakof, etj etj).
Ne si komunë gjithmonë jemi gati me projektime të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.
Koncert madhështor në qytetin e Dibrës kushtuar bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në diasporë (SHBA dhe Europë).
Të gjithë artistë dibranë nga Dibra e madhe dhe Dibra e vogël (Peshkopi). Katër orë koncert me plot dinamikë dhe energji. E gjith kjo e organizuar nga humanisti dibran z Miçe Duka drejtor i Shka Dibra e madhe në bashkëpunim me komunën Dibër.
Plot sponzorizues të koncertit, prezencë e funksionarëve të lartë nga Shqipëria, Kosova dhe Meqedonia.
Kjo verë në Dibër kaloi me shumë ngjarje sportive dhe kulturore. Vera dibrane 2023 do të vazhdojë edhe me Odën Dibrane, Festivali teatrit etj etj.
Në shkollën e f Mogorçë janë drejt përfundimt punët që kanë të bëjnë me realizimin e projektit për renovimin e objektit të shkollës në kuadër të programit për efikasitet energjetik si rrezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së arsimit dhe Komuna Dibër – Municipality of Debar – Општина Дебар . Nxënësit e Mogorçes do të kenë të gjitha kushtet bashkëkohore për ndjekjen e programit edukativo-arsimor.
Para disa kohësh u përfunduan punimet në shkollën Penestia dhe sëshpejti në shkollën Said Najdeni.
Faleminderime për ministrin e arsimit Jeton Shaqiri qeverisë së RMV.
Në vazhdimësi do të shpalosim edhe investime të tjera kapitale të cilat investohen në komunën tonë.
Vazhdojmë të shpalosim investimet kapitale që ndodhin në komunën tonë dhe që kthejnë shpresat e skeptikëve. Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për bujqit dibranë: Sot u vendos gurthemeli i fazës së parë të projektit për rehabilitimin e sistemit të ujitjes për Fushën e Dibrës. Kjo ngjarje e një rëndësie historike do të fillojë me fazën e parë dhe investimi kap një vlerë prej afro 2 milion euro që parashikon rekonstruimin e objektit të stacionit të pompimit si dhe vendosja e pompave të ujit. I gjithë buxheti do të sigurohet nga qeveria e RMV konkretisht nga ministria e bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave. Faleminderova të gjithë stafin në krye me ministrin Ljupço Nikolovski, zv ministrin Vjollca Berisha, sekretarit shtetëror Rexhail Ismaili si dhe drejtorin e drejtorisë për ekonomi të ujrave Isni Jakupi etj, të cilët kan punuar për daljen në dritë të këtij megaprojekti që për Dibrën ka domethënie jetike. Na shkoftë puna mbarë dhe e gëzofshim. Sëafërmi do tju njoftojmë edhe për investime të tjera të rradhës.
Të nderuar, Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe bazuar në Vendimi i Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-COM MS DOOEL eksport-import Kavadar nxjerr Njoftimi në vijim: Qytetarët që rrisin bletët në zonën e Komunës së Dibrës që me date 10.08.2023, ekipet e Shoqërisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Eksport-Import Kavadar do të kryejnë dezinfektim teristik (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave.Dezinsektimi do të bëhet në periudhën nga ora 18:00 deri në 06:00, me aparat të ftohtë ULV. Dezinfektimi do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë, shi), dezinsektimi shtyhet për ditën e ardhshme të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i hapur i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023