MARATONA E KËNGËS
Dibra e madhe, sonte ishte fokusi i kulturës shqiptare. Bashkëpunimi në mes njerëzve të cilët duan ta ndërtojnë Dibrën, rezulton me sukses.Sëbashku jemi më të fortë, emri i Dibrës do të ngrihet lartë me njerëz të mirë.
Dibra e madhe, sonte ishte fokusi i kulturës shqiptare. Bashkëpunimi në mes njerëzve të cilët duan ta ndërtojnë Dibrën, rezulton me sukses.Sëbashku jemi më të fortë, emri i Dibrës do të ngrihet lartë me njerëz të mirë.
Nënshkrimi i marveshjes për bashkëpunim në mes komunave të regjionit jugperendimor, për projekte të përbashkëta siç është edhe projekti për ndërtimin e qendrave regjionale për trajtimin e qenve endacak
Sot u hap vendkalimi kufitar mes RMV dhe R së Kosovës në pikën Strazimir-Restelicë. Vendkalimi do të funksionojë përkohësisht në sezonin e verës me shpresë që në të ardhmen të jetë i përhershëm. Prezent ishin mistri i punëve te brendshme z. Oliver Spasovski, zv. ministri i MPB z. Agim Nuhiu, kryetarët e komunave Mavrovë Rostrushë Medat Kurtovski i Qendrës Zhupë Arjan Ibrahim, minstri i puneve te mbrendshme te R. Kosovës z. Ekrem Mustafa, i infrastruktures Pal Lekaj si dhe drejtorë e deputetë.
Sot kisha nderin që të kemi mysafir në Komunën e Dibrës përfaqësues nga Komuna e Qendrës Zhupë Komuna e Rostushit si dhe nga Bashkia e Peshkopisë dhe Prefektin e Qarkut Dibër, R.Shqipërisë. Në këtë takim pune, u nis iniciativa për bashkëpunim ndërkufitar në rajonin tonë. U diskutuan probleme të përbashkëta mes Komunave si dhe shqetësimeve ndërkufitare me Qarkun e Dibrës, duke inicuar zgjedhjen e problemit të deponisë jo vetëm të qytetit tonë por edhe të Qendër Zupa dhe Rostushes.
Qëllimi i këtij takimi është të përthithen fondet e bashkimit Europian, IPA Fondeve, në vlerë deri në 5 milion euro. Përmes këtyre fondeve dhe kësaj iniciative, do arrihet që të zgjidhet njëherë e mirë problemi i deponisë në qytetin tonë dhe tja kthejmë imazhin e duhur dhe të nevojshëm.
Këshilli Komunal në Dibër, me 14 vota pro, asnje kundër për komandant të Stacionit Policor në Dibër votuan Argëtim Vojnikën, ushtrues i deri tanishëm i komandantit të Stacionit Policor në Dibër.
Ndryshe, Argëtim Vojnika, në këtë pozitë vjen pas një punë të suksesshme si komandant i pikës kufitare “Bllatë”.
Sot prita në takim ambasadorin e R. Shqipërisë në RMV, z. Fatos Reka.
Së bashku shqyrtuam mundësinë e bashkëpunimit dhe realizimit të programve të ndryshme si dhe bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen.
Ambasadori Reka edhe njëherë shprehu mbështetjen e tij të plotë në çdo sferë për komunën e Dibrës.
Shumë projekte të përbashkta na presin bashkë.
Takim pune e nivelit të lartë me ministrin për transport dhe lidhje z. Sugarevski me të cilin u dakorduam për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë të bëjnë me planin urbanistik gjeneral të ri, infrastrukturën dhe shumë probleme dhe nevoja të tjera për komunën e Dibrës.
Me iniciativë të Kryetarit të komunës z.Hekuran Duka dhe bordit udhëheqës te KF Korabi , u realizua një takim me biznismenin me origjinë nga Dibra z.Arsim Papraniku për të gjetur mënyrat e finansimit të kf Korabi.
Takimi ishte shumë i suksesshëm dhe ndihma e z. Papranikut, vjen në momentin mē të nevojshēm. Si përfundim, Korabin, brengën tonë të përbashkët, e pret një ardhmëri e sigurtë.