Lajme nga Komuna

Inspektim i punimeve në rrugët lokale të Komunës së Dibrës

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, së bashku me koordinatorët e projektit nga Komuna e Dibrës, kanë inspektuar sot punimet që po zhvillohen në rrugët lokale, Sabri Karameti, Petrit Bomova dhe 1 Maji.

Ekipi zbatues po kujdeset që cilësia dhe standardet teknike të jenë në nivelin e kërkuar në projekt si dhe në afatet e parashikuara.

Kryetari Mela theksoi rëndësinë e përfundimit të këtyre projekteve infrastrukturore, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Besojmë se në një kohë të shkurtër këto rrugë do të përfundojnë dhe do të jenë në shërbim të banorëve të asaj zone.

U mbajt mbledhja konstituive e parë e Këshillit të ri Komunal

U mbajt mbledhja konstituive e parë e Këshillit të ri Komunal
Sot në Komunën e Dibrës u mbajt mbledhja konstituive e parë e Këshillit të ri Komunal, një ngjarje e rëndësishme për funksionimin institucional dhe përfaqësimin demokratik të qytetarëve tanë.
Mbledhja u zhvillua në prani të kryetarit të Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, si dhe këshilltarëve të sapozgjedhur të Këshillit Komunal.
Me shumicë votash, z. Afrim Kërkuti u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të Dibrës, duke marrë besimin për të udhëhequr punën e këtij organi në mandatin e ardhshëm.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, z. Mela, përgëzoi anëtarët e rinj të këshillit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet ekzekutivit komunal dhe këshillit, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.
Këshilli i ri Komunal i Dibrës përfaqëson vullnetin e qytetarëve për transparencë, zhvillim dhe bashkëpunim në drejtimin e ri të komunës.
.

Ceremonia e Pranim-Dorzimit dhe dhënia e çertifikatës e Kryetarit të Ri të Komunës së Dibrës dhe Këshilltarëve Komunalë


Në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e pranim-dorzimit dhe dhënia e çertifikatës për kryetarin e ri të Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, si dhe dhënia e çertifikatave anëtarëve të rinj të Kuvendit Komunal, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Ceremonia u mbajt në prani të përfaqësuesve të Komisionit të Zgjedhjeve, administratës komunale, përfaqësuesve të partive politike, mediave dhe qytetarëve.
Gjatë ceremonisë, kryetari në detyrë z.Hekuran Duka dorëzoi zyrtarisht detyrën te kryetari i sapozgjedhur, duke i uruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive dhe në realizimin e projekteve zhvillimore për komunën.
Në fjalën e tij të parë si kryetar, z. Fisnik Mela falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi përkushtimin e tij për transparencë, bashkëpunim me qytetarët dhe avancimin e mirëqenies së përgjithshme në Komunën e Dibrës.
Me këtë rast, u bë edhe certifikimi zyrtar i këshilltarëve të rinj të Kuvendit Komunal, të cilët do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në mandatin e ardhshëm.

Njoftim për qytetarët dhe bletarët – Komuna Dibër

📢 NJOFTIM

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008, 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), si dhe në bazë të vendimit të Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinsektimit sistematik si masë parandaluese kundër epidemive, ju informojmë se:

📅 Më 23.07.2025 (e mërkurë), kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM SHKPNJP do të realizojë stërpikje dezinsektimi nga toka, për asgjësimin e mushkonjave.

🕕 Procesi do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 06:00 të mëngjesit, duke përdorur pajisje ULV për stërpikje me metodë të ftohtë.

📍 Zonat e përfshira: të gjitha sipërfaqet e gjelbra në Komunën e Dibrës, bregu i Liqenit të Dibrës, deponitë, zona urbane dhe lokalitetet përreth sipas planit dhe programit.

⚠️ Lutemi të gjithë bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve gjatë kësaj periudhe.

🌬 Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (si erë e fortë), dezinsektimi do të shtyhet për një ditë tjetër të përshtatshme.

📞 Për më shumë informacione:

TRULI NOLEN NM LLC, rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36, lok. 3, Shkup

Tel: 075 775 769

Njoftim për qytetarët dhe bletarët e Komunës së Dibrës


Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që përfshinë qytetin tonë të enjten, më 5 qershor 2025, kemi qenë të detyruar të shtyjmë procesin e dezinsektimit. Ai do të zhvillohet të martën, më 10 qershor 2025, duke filluar nga ora 20:00.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në Kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM LLC rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup është: 075 775769.


NJOFTIM

DERI TE SHOQATA E BLETARIVE për dezinsektim, parandalim sistematik për zhdukjen e mushkonjave në territorin e komunës  Dibër.

Në bazë te Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe në bazë të vendimit të Këshilli i Komunës Dibër për realizimin e dezinfektimit sistematik parandalues ​​në territorin e Komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup , paraqet njoftimin në vijim:

Njohtojmë  te gjithë qytetarët që mirmbajnë bletë në zonën e Komunës së Dibrës që më datë 05.06.2025 (e Еnjte), ekipet e Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup do të kryejë stërpikje dezinsektimi (nga toka)  me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave. Stërpikja do të bëhet në periudhën nga ora 18.00 deri në 06.00, me aparat ULV për stërpikje. Dezinsektim do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe zonat përeth, vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë), dezinsektimi shtyhet për ditën tjetër të favorshme.

Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup është: 070 520 023.

Dibra e Madhe u shndërrua në Kryeqendrën Mbarëkombëtare të Kulturës Shqiptare

Mbrëmë, Dibra dëshmoi edhe një herë rolin e saj historik dhe kulturor, duke u shndërruar në vatër të krenarisë mbarëkombëtare shqiptare. Në vendlindjen e Kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u mbajt koncerti solemn “Nga Dibra në Arbëri”, me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

Ngjarja, e organizuar nga Komuna e Dibrës, mirëpriti personalitete të shquara politike, akademike e kulturore: deputetë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, rektorin e Universitetit të Tetovës z. Jusuf Zejneli, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Denion Mejdani, dhe shumë mysafirë të tjerë nderi.

Koncerti u hap nga prof. Besiana Mehmedi me një interpretim të fuqishëm, përfshirë edhe këngën premierë kushtuar Dibrës dhe Skënderbeut. Në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si aktori Xhevat Limani, sopranoja Mariana Leka – Mjeshtër i Madh, kori i Universitetit të Tetovës nën drejtimin e prof. Arifikmet Xhemailit, si dhe maestro Zhani Ciko, me interpretimin solemn të himnit të Evropës.

Me fjalën e tij akademike, prof. Muhamet Mala nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, theksoi mesazhin e përbashkues të figurës së Skënderbeut dhe lidhjen e tij të thellë me Dibrën.

Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti drejtorin artistik z. Shkodran Tolaj, për vizionin dhe përkushtimin e tij të plotë në realizimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme për Dibrën dhe gjithë kombin.

Vizitë në terren në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të pyjeve

Sot realizuam një vizitë në terren në zonën pyjore të Tatar Elevcës, në territorin e Komunës së Dibrës, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Pellgut të Lumit Drin”, i cili zbatohet nga CNVP në partneritet me ICEP Austria dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Të pranishëm në këtë vizitë ishin:

• Z. Nehat Ramadani, Drejtor i CNVP në RMV

• Z. Matthias Humenberger, Zëvendës Ambasador i Ambasadës Austriake

• Z. David Muckenhuber, Shef i Zyrës së ADA në Shqipëri

• Znj. Astrid Taus, Menaxhere Projekti nga ICEP Austria

Ky projekt është në fazën përmbyllëse dhe si rezultat i tij, në territorin e Komunës Dibër janë mbjellë 10.000 drunj dhe është dhënë një subvencion për mbështetjen e një bletarie familjare.

Pas vizitës, nga ana e Ambasadës Austriake dhe organizatës CNVP u organizua një drekë pune, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e ekologjisë dhe turizmit malor.

Seanca e pestë e Këshillit Preventiv

Sot, në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua seanca e pestë e Këshillit Preventiv, në të cilën u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në rend dite ishin këto pika kryesore:

1. Diskutim mbi masat për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e vjedhjeve dhe kërcënimeve të ndryshme;

2. Menaxhimi i mbeturinave dhe organizimi i pastrimit të qytetit gjatë sezonit veror;

3. Masa për parandalimin e zjarreve dhe kontrolli i hapësirave të hapura dhe të mbyllura;

4. Respektimi i kushteve të funksionimit dhe orarit të punës nga subjektet gastronomike;

5. Rregullimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në zonat urbane;

6. Çështje të tjera të karakterit parandalues dhe organizativ.

Gjatë seancës u miratuan disa objektiva konkrete, të cilat do të implementohen në një afat sa më optimal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurisë në qytetin tonë.

Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë dhe fton qytetarët që të jenë të përfshirë dhe bashkëpunues në realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta, për një Dibër më të pastër, më të sigurt dhe më të organizuar.

Skip to content