Lajme nga Komuna

ULTRAMARATONA 1 “ARTERIA E ARBRIT”

Rruga e Arbërit ka qenë maratona e jetës së Dibranëve, prandaj, ftohen të gjithë qytetarët e Dibrës ti mirëpresim tek sheshi Skënderbei marathonomakët e mesazhit për realizimin e projektit më madhor për ne-Rrugën e Arbërit!Vendi : SHESHI “Skenderbeu” – Dibër e madhe Ora : 17:00Data : 26.07.2020 (e diel)

Çdo ditë nga një punë

Komuna Dibër në bashkëpunim me banorët e Budulecit rr Dilaver Sela, realizoi projektin për rrjetin e ri të ujit të pijshëm në gjatësi prej 75 m.

Mrëmbajtja e hapësirës publike

Shtabi i krizës vlerëson se situata me Covid19 në RMV dhe komunën tonë është shumë kritike.

Shtabi i krizës vlerëson se situata me Covid19 në RMV dhe komunën tonë është shumë kritike.

Përhapja e infekcionit shkon në ritje çdo ditë.

Respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët është në nivel shumë të ulët.

Objektet afariste në përgjithësi nuk i respektojnë protokollet e punës.

Nuk respektohet as orari i punës i lokaleve afariste dhe hotelierike. Është bërë kërkesë shtabit kryesor të krizës për dërgimin e një pulmologu në shërbim të spitalit të Dibrës si dhe kërkesë për një inspektor sanitar shëndetësor.

Pregaditet projekt nga ministria e shëndetësisë për ndërtimin eventual të një Covid Qendre edhe në komunen tonë.

Kryqi i kuq në bashkëpunim me shëndetin publik, spitalin e dibrës dhe komunën Dibër, do të pregadisë material propagandues me të cilin do të senzibilozohen qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse.

NKP Standart dhe njësiti zjarfiksëve çdo të hënë dhe të premte, do të dezinfektojë rrugët kryesore të qytetit.

Apelojmë tek qytetarët që të mos e neglizhojnë situatën dhe të respektojnë masat e vetëmbrojtjes.

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE ne lidhje me dezinsektimin, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave në territorine e komunës Dibër.Në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse (Gz.zyrtare e RM 66/2004, 139/2008 i 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016 ), por në bazë te vendimit të Këshillit të komunës Dibër për zbatimin ne lidhje me dezinsektimi, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave në territorine e komunës Dibër, si masë e pergjithshme kunërepidemike JZU Qendra për shëndet publik Ohër, e jep lajmërimin e rradhës:Njohtohen të gjithë qytetarët të cilat kultivojnë (rruajnë) bletë ne zonën e komunës Dibër që me datë 18.07.2020 (e shtunë) ,19.07.2020(e diell) dhe 20.07.2020(e hënë) ekipet e Qendrës për mbrojtje publike Ohër, do te kryejne dezinsektimi nga toka me qellim zhdukjen e mushkonjave Stërpikja do të kryhet në periudhën nga ora 18-06 , me aparat për ULV spërkatje e ftohte .Me dizefektim do të përfshihen sipërfaqet e gjelbërta të bregut liqenor në Dibër, deponija dhe linja kufitare , lagjet e urbanizuara në Dibër , si dhe lokalitetet e parashikuara me plan dhe program.U lutemi bletarëve ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve Në rast se shfaqen kushte të pavolitshme (erë, shi) dezifektimi do te shtyhet per ditën tjetër.Për të gjitha informatat dhe pyetjet ka telefon për Kontakt Qendrën për shëndet publik Ohër nr 231 881: 231 230.

Raporti nga sherbimet shendetsore

Në fazën e dyte, sipas raportit te sherbimeve shendetesore në komunën tonë situata epidemiologjike eshte me sa vijon
👉Pozitiv në Covid19 janë 68 raste plus 17 raste sot
👉 25 të testuar, presin rezultate
👉 10 persona të shëruar me nji test negativ ( duhet edhe nje test kontrolle tjetër per ta vertetuar)
👉 20 persona te sheruar me 2 teste negative
👉 23 paciente ne sherim shtepiak dhe me terapi ambulantor
👉 5 raste në klinikat e shkupit ne sherim
👉 1 rast ka ndruar jetë
👉 Fluksi i paraqitjes se pacientave qe kerkojne ndihme mjeksore, se vjen e ritet.
👉 Nga shtabi operativ do te dergohet kerkese shtabit kryesor te krizes per dergimin e nje pulmologu dhe nje infektologu.
👉 Ne spatalin e pergjitjshem Diber, me 2 ndrime behet trajtimi i te semunreve me simptomatologji te lehte dhe te mesme
👉 Rastet e renda transportohen ne Shkup
👉 Bejme apel per respektimin e masave mbrojtese
👉 Personat qe kane shenja te dyshimta per infekcion me Covid19, duhet separi te paraqitet tek mjeku amë, i cili pastaj do ti jep udhezimet e duhura.
………

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE ne lidhje me dezinsektimin, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave në territorine e komunës Dibër.
Në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse (Gz.zyrtare e RM 66/2004, 139/2008 i 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016 ), por në bazë te vendimit të Këshillit të komunës Dibër për zbatimin ne lidhje me dezinsektimi, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave në territorine e komunës Dibër, si masë e pergjithshme kunërepidemike JZU Qendra për shëndet publik Ohër, e jep lajmërimin e rradhës:
Njohtohen të gjithë qytetarët të cilat kultivojnë (rruajnë) bletë ne zonën e komunës Dibër që me ditë 11.07.2020 (e shtunë) , ekipet e Qendrës për mbrojtje publike Ohër, do te kryejne dezinsektimi nga toka me qellim zhdukjen e mushkonjave
Stërpikja do të kryhet në periudhën nga ora 18-06 , me aparat për ULV spërkatje e ftohte .
Me dizefektim do të përfshihen sipërfaqet e gjelbërta të bregut liqenor në Dibër, deponija dhe linja kufitare , lagjet e urbanizuara në Dibër , si dhe lokalitetet e parashikuara me plan dhe program.
U lutemi bletarëve ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve
Në rast se shfaqen kushte të pavolitshme (erë, shi) dezifektimi do te shtyhet per ditën tjetër.
Për të gjitha informatat dhe pyetjet ka telefon për Kontakt Qendrën për shëndet publik Ohër nr 231 881: 231 230.

SHPALLJE

Të kërkesës për marjen e B – leje të integruar ekologjike

Në mbështetje të nenit  122 paragrafi 1 dhe nenit 124 të Ligjit për ambientin jetësor (“Gazeta zyrtare e RM” nr.  53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10 ,51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), Kryerarit të Komunës Dibër i është parashtruar kërkesë për marjen e B – lejes së integruar ekologjike.

Parashtruesi i kërkesës:

“DIGIPS” Shpk Dibër

 Adresa: rr. “Leninova” nr. 29

1250 Dibër

Kontakt personi: Alban Axhirexha

Kategoria e instalimit:

Indusri minerale, 3.2 Instalime për gërmim, thyerje, bluarje, sitje, ngrohje (pjekje) të xeheve minierale, nga Rregullorja për përcaktimin e aktiviteteve të instalimeve për të cilat jepet B – leje e integruar ekologjike (“Gazeta zyrtare e RM” nr.  89/05)

Lloji i aktivitetit:

50.000  t,   prodhim të gatshëm/vjetor

Këkesa do të jet e hapur për shqyrtim për palët e interesuara pas shpalljes në shtypin ditor, dhe ate në formë elektronike në  web – faqen e Komunës Dibër; www.dibra.gov.mk  dhe në formë të shtypur  në ambientet:

  • Komuna Dibër

rr. “ 8 Shtatori” nr. 72 1250 Dibër

Çdo dite nga ora 10,00-15,00

Kontakt telefoni: 046-831-196

Këkesa në formë të shtypur dhe elektronike do të jet në shqyrtim për palët  e interesuara prej datës 08.07.2020 deri me dt.  06.08.2020.

Informata lidhur me kërkesën, palet e interesuara, mund të marrin në ambientet e Komunës Dibër ose  në telefonin 046831196.

Palët e interesuara, në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të japin mendime dhe komente në formë të shkruar deri te Kryetari i Komunës Dibër rr. “ 8 Shtatori” nr. 72, 1250 Dibër.

Lajmërin

Lajmërim.
Ju informojmë se me datë 07.07.2020 (e martë) në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 14:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike për shkak të një ndërhyrje teknike nē HEC Shpilje.

Skip to content