Lajme nga Komuna
Takim mes kryetarëve të tre komunave
Sot isha nikoqir i takimit mes kryetarëve të komunave fqinje z. Medat Kurtovski – Mavrovë Rostushë dhe z. Arijan Ibrahim – Qendër Zhupë. U bisedua për tema aktuale që kanë të bëjnë me problemet e përbashkëta në komunat tona si dhe mënyrat e mundëshme për ti zgjidhur ato bashkarisht në dobi të qytetarëve tanë. Tema kryesore ishte problemi i furnizimit me rrymë elektrike në këtë regjion dhe infrastruktura rrugore. Në lidhje me furnizimin me rrymë elektrike, në teren është duke u punuar nga kompanitë përkatëse për një zgjidhje afatgjate. Nesër unë do të kem takim me përfaqësues nga EVN ku do të më raportohet për planin e punës që është duke u realizuar nga kjo kompani në lidhje me sanimin e pengesave për furnizimin e komunës së Dibrës. Takimet do të vazhdojnë me intezitet më të lartë deri në zgjidhjen definitive.
Takim me z. Ejup Rustemin dhe z. Bekim Memedi
Z. Ejup Rustemi, drejtor i ndërmarrjes publike për “Rrugë Shtetërore”, tregoi angazhim të veçantë për të ndihmuar Dibrën që sa më shpejtë të realizohen projektet infrastrukturore të parapara dhe të premtuara për këtë komunë. Në bashkëpunim edhe me drejtorin e ndërmarjes publike “Rrugët e maqedonisë” z. Bekim Memedi, do priten shumë punë për Dibrën.
Përpjekjet për zgjidhjen e problemit të furnizimit me rrymë elektrike të qytetit do të vazhdojë.
MEPSO dje dhe deri në orët e hershme të mëngjesit, në kërkim të defektit, pa ndërprerë deri në sanimin definitiv sot në mëngjes. Përpjekjet për zgjidhjen e problemit të furnizimit me rrymë elektrike të qytetit do të vazhdojë.
Filluan punimet për spitalin modular
Fillimi i punimeve për spitalin modular në të cilin do të bëhet diagnostifikimi dhe triazhimi i të infektuarve dhe të sëmurëve me Covid19. Komuna është pjesmarëse në ndërtimin e këtij spitali ku siguron ndërtimin e platosë mbi të cilën do të vendoset konstrukcioni i spitalit. Ky projekt bashkë me projektin për oksigjenim qëndror janë të një rëndësie të veçantë në vazhdën e aktivteteve në luftën kundra pandemisë më Covid19 që bën komuna bashkë me ministrinë e shëndetësisë.
Vendime pune
Sot me një delegacion nga komuna-njësia komunale për arsim, isha në vizitë pune në gjimnazin e qyetit të Dibrës “28 nëntori” ku u prita nga drejtori z. Ramadan Imeri i cili më privilegjoi për t’ju shpërndarë 4 personeleve teknik vendime pune si dhe 23 profesorëve vazhdimësi të kontratave , prej të cilëve 11 nga ata në vitin e ardhshëm 2021 do ti përmbushin kushtet për vendime të përhershme, ndërsat tjerët derisa ti përmbushin kushtet nga “MASH” do të kenë gjithashtu mundësi për vendime të përhershme. Me këtë angazhim, komuna Dibër në bashkëpunim me drejtorin shprehin një gadishmëri për të realizuar premtimin i cili konsiston në zvogëlimin e papunësisë në komunën tonë. Gjithashtu u diskutua edhe për tema të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e procesit edukativo arsimor në kushtet e pandemisë. Konstatimi ishte se gjimnazi i qytetit shum mirë dhe me sukses po e menaxhon situatën dhe është pregaditur për çdo sfidë që mund të del përpara në të ardhmen. Duke ju uruar profesorëve shendet, punë të suksesshme dhe festat e fundvitit, u larguam me shpresën që në vitin e ri 2021 të mos kemi pengesa epidemike me koronavirusin dhe sa më shpejtë ti kthehemi normalitetit për të realizuar planet dhe premtimet e dhëna qytetarëve.
Në vizitë te Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahu
Sot kishim nderin të vizitojmë kreun e BFI-së Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahun. Qëllimi i vizitës ishte që Reisit ti urojmë detyrën e re duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë. U nënvizua se misioni i BFI-së është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë sonë e sidomos në edukimin shpirtëror dhe moral të gjeneratave të reja. Në fund u shkëmbyen dhurata modeste në shenjë të një bashkëpunimi pozitiv të mëtutjeshëm.
Vizita e kryetarit të Peshkopisë z. Dionis Imeraj
Ishte një kënaqësi e veçantë për ne vizita e kryetarit të Peshkopisë z. Dionis Imeraj. Në këtë takim vëllazëror u shkëmbyen urime për festat e fundvitit me dëshirën që viti i ri 2021 të sjell begati për qytetarët në çdo aspekt dhe pandemisë me Covid 19 sa më shpejt ti vjen fundi. Gjithashtu temë bisedimi e rendësishme ishte shfrytëzimi i IPA fondeve dhe pregaditja e projekteve të përbashkëta që konsistojnë në menaxhimin e mbeturinave dhe përmirësimin e infrastrukturës doganore në vendkalimin kufitar të Bllatës. U përcaktuan grupet e punës të përbërë nga ekspertë të fushës për të filluar pa vonesë procesin e aplikimit. U ra dakord që këto takime të intesifikohen sa më shumë që të arihet deri te realizimi i qëllimeve të përbashkëta.