Lajme nga Komuna

Sot në takim zyrtar u prit z. David Cernihorski shef i sektorit ekonomik pranë ambasadës së Republikës Çeke

Sot në takim zyrtar u prit z. David Cernihorski shef i sektorit ekonomik pranë ambasadës së Republikës Çeke në Shkup. Ky takim vjen pas vizitës së ambasadorit të R Çeke z. Jeroslav Ludva i cili premtoi mbështetje finaciare për një projekt të komunës Dibër dhe sot me z. Cernihorski u bisedua konkretisht me cilin projekt do të konkurojë komuna e Dibrës. Gjithashtu temë bisede ishte edhe promovimi i turizmit si dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë.

Të nderuar qytetarë!

Të nderuar qytetarë!

Komuna e Dibrës gjithmonë ka qenë e hapur për bashkëpunim me qytetarët e vet në të mirë të zhvillimit të qytetit tonë. Atë e kemi dëshmuar në të gjitha aktivitetet si ato sportive ( klubet), kulturore, humanitare ( shoqatat), aksionet ekologjike, aktivitete në mirbajtjen e ambijentit jetësor, e shumë të tjera. Vazhdojmë që të shprehim gadishmëri për bashkëpunim me të gjithë, pa dallime. Për hir të koordinimit të projekteve vjetore që ka planifikuar komuna e Dibrës nga njëra anë dhe aktiviteteve të shoqatave, klubeve dhe individëve vullnetarë nga ana tjetët, ju ftojmë që të kërkoni miratim ( koordinim) nga komuna e Dibrës me të vetmin qëllim që të mos vjen deri te ndonjë pengesë ose dyfishim të të njejtit projekt.
Shumica e shoqatave dhe individëve konsultohen me komunën para se të ndërmarin ndonjë aksion ose punë. Për të qenë më konkret p. sh. një shoqatë e caktuar është drejtuar komunës me kërkesë që të mbjell ose zavendësojë drunjt e dëmtuar në qytet ( trotuare) dhe ne pasi e kemi pa se të njejtin aktivitet ne si komunë nuk e kemi pasë të planifikuar për kohën e caktuar, kemi dhënë leje dhe puna është bërë pa problem nga ana e shoqatës.
Pa keqkuptime, kohën e fundit kemi evidentuar disa punë nga persona të caktuar të cilët nuk konsultohen me komunën por me një anashkalim ( me ose pa qëllim??!!) të komunës, kryejnë punë të cilat punë komuna e Dibrës veç i ka në plan që ti realizojë në një kohë të afërt. Kështu menjëherë paraqitet problem dhe vjen deri te dyfishimi i të njejtës punë. Sëpari komuna nuk mundet të realizojë projektin pasi lokacioni i realizimit tani më është i “uzurpuar” nga dikush i cili “vullnetarisht” ka ndërmarë diçka dhe nga ana tjetër ka dy shpenzime për të njejtën punë. Ky është momenti kur vjen në shprehje nevoja e bashkëpunimit dhe koordinimit pasi në fund të fundit për çdo gjë që ndodh në qytet me pronën shoqërore është përgjegjëse komuna.
Ju ftojmë që të bashkëpunojmë për të mirën e qytetit dhe të mos lejojmë të ketë hapësirë që dikush të dyshojë për inate individuale, poena politike dhe populizma, gjë e cila nuk ka ndodhur deri tani.
Ne e çmojmë pa masë çdo punë me qëllim të mirë, por si gjithmonë me koordinim dhe bashkëpunim pasi kështu do të jemi më efikas. Komuna e Dibrës deri tani nuk i ka mbyllur derën askujt që ka një aktivitet me qëllim të mirë, por përkundrazi ka bashkëpunuar dhe bile ka ndihmuar në të gjitha mënyrat që ai aksion të realizohet me shumë sukses.
Duke dashur që me këtë shkrim të mos keqkuptohemi dhe duke pasur kujdes që të mos lëndojmë entuzjazmin e shoqatave dhe individëve që duan të japin kontribut me punë për qytetin, ju faleminderojmë për mirkuptimin dhe ne vazhdojmë të kemi besim se bashkëpunimi dhe koordinimi pa paragjykime, është çelsi i suksesit për të gjithë.

100 pako ushqimore për qytetarët e Dibrës

Pronari i biznesit “Star System srl” z. Munir Shemshi në Itali, me rastin e Kurban Bajramit dhuroi 100 pako ushqimore për qytetarët e Dibrës që kanë nevojë për ndihmë. z. Munir Shemshi, ndihmoi Dibrën edhe në krizën e pandemisë me Covid19. Komuna Dibër faleminderon këtë biznismet duke i uruar festën e kurban bajramit që të ketë shëndet dhe suksese në biznesin e tij.

Sot filloi realizimi i LOT 3:- Кontejnerë për mbeturina ( 130 kontejnere metalik me vellim 1.1 m3), me vlerë prej 3.737.500,00

Ne Kuadër Projektit të Dytë për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale (IBRD-8156MK) financuar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, Komuna Diber relizon projektin Forcimi i kapaciteteve teknike në ndërmarrjen publike komunale NKP “STANDARD” – Dibër. “Furnizimi i mjete të specializuar për transportin e mbeturinave komunale, mjet i specializuar Kanal-Jet për mirëmbajtjen e rrejtit të kanalizimeve dhe kontejnerë”, (MSIP2-NCB -039-2022), Komuna Dibër.

Sot filloi realizimi i LOT 3:- Кontejnerë për mbeturina ( 130 kontejnere metalik me vellim 1.1 m3), me vlerë prej 3.737.500,00

Takim me Komitetin për marëdhënie ndërmjet bashkësive

Sot u realizua takim me Komitetin për marëdhënie ndërmjet bashkësive e kryesuar nga deputetja Arbana Pasholli kryetare, deputetët Bedri Fazliu , Zećir Ramčilović , Ljatifa Sikovska dhe Berat Ajdari si edhe udhëheqësja e shërbimit të Komitetit Јасминка Перчинкова. Ne si komunë me shumë siguri mund të krenohemi për marëdhënie shembullore ndërfetare dhe ndërnacionale saqë prej nesh mund të marin shembull të gjith të tjerët. Ende po punohet me programe dhe projekte të caktuara të cilët në esencë kanë aritjen e barazisë në mes komuniteteve në të gjitha aspektet. Ishim në vizitë në një lagje rome të qytetit ku nga afër pamë kushtet më normale në të cilat jetojnë romët. Konstatim i përgjithshëm ishte se Dibra shërben si model i mirë i bashkëjetesës në mes komuniteteve dhe bashkësive fetare.

Fillet e një muzeu për qytetin e Dibrës

Fillet e një muzeu për qytetin e Dibrës filluan sot në një kthinë të hamamit të vjetër të qytetit. Këtu fillon edhe realizimi i një ëndre për të pasur një muze historik dhe kulturor të Dibrës. Komuna do të bëjë përpjekje maksimele që nëpërmes projekteve nga sfera e kulturës të ndërtojë një muze modern dhe meritor për këtë qytet historik. Bëjmë thirje te të gjith qytetarët dhe biznismenët që nisma të jetë nga vetë ne dhe kjo pastaj të rritet dhe të zhvillohet në një institucion të mirfilltë kulturor. Ata të cilët kanë artefakte të ndryshme për të cilët mendojnë se ja vlejnë për tu ekspozuar, mund të paraqiten në komunë në njësinë për veprimtari shoqërore. Jeni të mirpritur edhe për sygjerime dhe ide.

Mirmbajtja dhe kujdesi për këndin e lojrave

Mirmbajtja dhe kujdesi për këndin e lojrave për fëmijë si dhe të gjitha poligoneve sportive në qytetin tonë, është detyrë e shërbimeve komunale por edhe obligim i qytetarëve. Prandaj bëjmë thirje që prona e përbashkët të mbahet pastër dhe të mos dëmtohet, me qëllim që të kenë një jetëgjatësi më të madhe dhe të jetë në shërbimin tonë.

Skip to content