Lajme nga Komuna

Në nderim të Dibranëve të dëbuar që u pritën zemërhapur nga Tiransit

Sot në Tiranë përkujtuam muhaxhirët Dibranë dhe eksodin e dhimbshëm të vitit 1913 që do ngelet nga plagët më të dhimbshme në historinë Dibrës.

Në shenjë simbolike, në hyrje të Tiranës nga Rruga e Arbrit, pikërisht aty ku ndaluan për herë të parë dibranët në Tiranë, u përurua obelisku që përkujton atë eksod.

Në organizimin e shoqatës Bashkësia Dibrane, mes shumë personaliteteve dhe të ftuarve, u ndanë dhe u përfolën shumë histori dhe kujtime, që nga shkaktarët e këtij eksodi, që ishte lufta dhe terrori serb mbi popullatën civile dibrane, deri tek mikpritja e pa shoqe që gjetën dibranët në Tiranë, bashkëjetesa dhe harmonia që pasoi mes dibranëve dhe tiranasve.

Tiranasit ju hapën dibranëve jo vetem dyert, por dhe zemrat, por ne si dibranë sot jemi krenarë se në Tiranë dërguam përpos mijërave qytetarëve edhe kulturën e qytetit, të shehrit, traditat e pashoqe dibrane të familjes dhe nikoqirllëkut.

Në shenjë mirënohjeje dhe falenderimi, kryetari i Këshillit Komunal të Dibrës, z.Fuat Spahiu, shprehu fjalën e tij të rastit ku njëherit përçoi përshëndetjet dha falenderime jo vetëm institucionale, por mbarë qytetarë të gjithë dibranëve për këtë vepër madhështore të Tiranës.

Tirana i hapi dyert Dibrës, Dibra i fali shumë Tiranës.

Urime 7 Marsi

Urime 7 marsi gjith mësuesve të respektuar, me dëshirën që të kenë shëndet dhe suksese në punën e tyre të shenjtë.
Ne nxënësit e juaj u jemi faleminderues deri në pafundësi për mundin dhe sakrificën që jeni duke bërë për iluminizimin e njerëzve dhe për ne jeni modeli më ideal për të nisur me shumë vetëbesim dhe mbarësi, jetën e cila na pret përpara me shumë sfida.

Panel diskutimi

Në kuadër të festës ndërkombëtare të grave 8 marsi, komisioni për mundësi të barabarta mes burrit dhe gruas në komunën e Dibrës me koordinatore Znj Majlinda Osmani, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave në Shkencë në RMV, organizoi panel diskutimi me temë Fuqizimi i gruas në nuvel lokal. Panelistët ishin ekspertë të lëmive të ndryshme profesoresha të nderuare të universiteteve shqiptare në RMV të cilët në mënyrë të hollësishme trajtuan çështjen në fjalë. Znj Elizabeta Bajrami Ollogu – nënkryetare e rrjetit të grave në shkencë, znj Arta Xhelili, Hana Rusi Saliu, dhe Diturie Ismaili, profesoresh universitare. Në panel ishte edhe znj Arbana Pasholli deputete në kuvendin e RMV-së.

Komuna Dibër ka ndërmarë të gjitha masat legj
islative për intergrimin dhe fuqizimin e femrës në shoqërinë tonë siç është Formimi i komisionit komunal për mundësi të barabarta mes gjinive, Komisioni për barazi gjinore në nivel të këshillit komunal si dhe vendosja e bashkëpunimit me disa organizata të grave në nivel lokal dhe nacional.

Të dashur qytetarë

Të dashur qytetarë,

Për shkak të polemikave të ditëve të fundit në lidhje me ndriçimin publik në Dibër, jemi të obliguar tju japim një sqarim më të hollësishëm mbi këtë problematikë ku tashmë disa ditë radhazi qyteti përballet me mungesë të pjesërishme me ndriçimit publik.

E gjithë kjo si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania EVN për shkak të mos pagesës së faturave të 4 muajve të fundit. Rritja pesëfish e çmimit të energjisë elektrike duke paguar tani më 2 herë fatura, një për furnizim dhe një për distribuimin e rymës, bën që faturat e ndriçimit publik të jenë shumë më të larta se sa të ardhurat që vijnë për këtë destinim, duke e patur të pamundur që përkohësisht këto muaj ti shlyejmë me buxhetin e Komunës.

Edhe përkunder masave restriktive që mori Komuna e Dibrës me urdhërin e qeverisë prej 17%, duke ulur ndjeshëm sasinë e kilovat orëve që harxhohen për ndriçimin publik, përsëri shuma e energjisë të harxhuar mbetet e lartë.

Sigurisht që ndaj kësaj situate menjëherë u ndërmorën masa dhe ndriçimi u kthye në shëtitoren e qytetit dhe sheshin Skenderbej si dhe në disa lagje.
Momentin e parë që do kemi mjete financiare do shlyejmë borxhin e prapambetur që të rikthejmë plotësisht ndriçimin në qytet,
Do të vazhdojmë që të bëjmë një plan tjetër pak më të gjërë për restrikcione në nivel më të lartë si komunat tjera ku kjo masë shkon edhe mbi 50%. duke pasur kujdes që qyteti gjatë natës të jetë funksional.
Kurse në planin afatgjatë do të përpilohet projekt për instalimin e ndriçuesve me panele diellore.

Vështirësi në ndriçimin publik dhe mungesë nuk ka vetem Komuna e Dibrës por shumë Komuna tjera në Maqedoninë e veriut të cilat kanë ndërmarë reduktime më rigorize edhe në shumë zona me ndriçim publik.
Gjithashtu vështirësi të shpeshta dhe të ngjajshme ka pasur edhe në kohrat e mëpërparashme në komunën tonë, kurse këta tre vitet e fundit kjo ndodh vetëmse njëherë për shkak të krizës globale energjetike ku rryma elektrike dhe burimet tjera energjetike janë shtrenjtuar në një nivel të pabërballueshëm.

Lusim qytetarët për durim deri ne zgjidhjen e problemit.

Ju faleminderit.

SHPALLJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË NJË VEPRIM MBËSHTETËS – PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË MESËM PËR PERSONAT E RRITUR ROMË

Komuna e Dibrës publikon  shpallje publike për pjesëmarrje në një veprim për zhvillimin e arsimit të mesëm për personat e rritur Romë nga Komuna e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza e II-të për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e romëve në nivel lokal”.

Shpallje Publike per zhvillimin e arsimit te mesem per personat e rritur Rome

SHPALLJE PUBLIKE PËR ANGAZHIMIN E 1 (një) KONSULTANT/E DHE MAKSIMUM 6 (gjashtë) TUTORË PËR MBËSHTETJEN E NXËNËSVE ROMË NË KOMUNËN E DIBRËS

Komuna e Dibrës publikon shpallje publike për angazhimin e një konsultanti dhe tutorëve për të mbështetur nxënësit romë të klasave të 2, 3 dhe 4 në arsimin fillor në komunën e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza II për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e Romëve në nivel lokal”.

Shpalle Publike per angazhimin e 1(nje) Konsulltanti dhe 6 (gjashte) Tutore

Në komunën e Dibrës vazhdojnë aktivitetet humanitare

Në komunën e Dibrës vazhdojnë aktivitetet humanitare që kanë për qëllim të ndihmojnë vendet e goditura nga tërmeti në R e Turqisë.

Insitucionet, organizatat humanitere, bashkësitë lokale, të gjithmë në mënyra të ndryshme ndihmojnë popullin turk në këto ditë të vështira nga tërmeti me pasoja katastrofale.

Këshilli komunal mori vendim për ndarjen e mjeteve finaciare nga buxheti i komunës me vlerë prej 300.000 denarëve.

Kurse sot aktivistët e rinj të kryqit të kuq në bashkëpunim me komunën Dibër, organizuan një turne në futsal dhe mjetet financiare që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do të shkojnë për ndihmë për rajonet e goditura.

Skip to content