Urime 8 Prilli festa ndërkombëtare e Romëve. Sot pranova përfaqësues të komunitetit rom të komunës Dibër për tua uruar ditën e romëve. Me këtë rast nxënësve më të mirë rom që ndjekin mësimin në shkollat komunale, u shpërndanë lëvdata. Gjithashtu në lagjen me shumicë rome, u përurua edhe projekti infrastrukturor i përfunduar dhe realizuar bashkë me organizatën Romacted. Shoqata “Hëna” me këtë rast kishte pregaditur një ekspozitë me piktura dhe foto të punuara nga nxënës të komunitetit rom.
Vendim – për miratimin e Projekit Urbanistik me plan parcelimi per formimin te nje parcele ndertimore nga PN4.30 dhe PN 4.31 sipas PDU per Bllok 4 Lagje Venec 1 Diber (2016-2021) me qellim A2- banim ne dertesa banimi – Komuna Diber
Në bazë të nenit 50 paragrafi (3) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020 dhe 111/2023), Kryetari i Komunës Dibër e solli këtë:
Nj O F T I Mpër organizim të prezentimit publik dhe anketës publike për Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibër”
Njoftohen të gjithë personat e interesuar juridikë dhe fizikë nga rajoni i përfshirë me planin, rajonet fqinje të përfshirjes së planit, publiku i gjerë, përfaqësuesit e ekspertëve publikë, përfaqësuesit e organeve të administratës shtetërore, përfaqësuesit e njësive të vetëqeverisjes lokale, ekspertë nga organizatat joqeveritare dhe ekspertë të tjerë në zonë që kanë lidhje me planifikimin dhe përfshirjen planore konkrete, se Kryetari i Komunës Dibër solli Vendim nr. 10-324/2 të datës 12.03.2024 për organizimin e prezentimit publik dhe anketës publike për Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibër”, periudha planоre 2022- 2032, me sipërfaqje të përfshirjes prej 31,79 ha, punuar nga Shoqëria për prodhim, tregëti dhe shërbime “IVANOV INZHENERING” ShPK Manastir, me numër teknik 0801-05-09/23 nga Shkurti i vitit 2024. Prezentimi publik dhe anketa publike për Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibër” do të realizohet me shpallje të Planit në ambientet e Njësisë së vetëqeverisjes lokale të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72,në sistemin informativ të e-urbanizmit, në faqen e internetit të Komunës Dibër dhe shpallet me postera të shtypur dhe njoftime brenda dhe përreth zonës së përfshirjes planore. Anketa publike do të zgjasë 31 ditë, gjegjësisht nga data 29.03.2024 deri më datë 29.04.2024. Anketa publike njëkohësisht kryhet në formë elektronike dhe në formë të shkruar. Anketa publike në formë elektronike kryhet nëpërmjet sistemit elektronik të e- urbanizmit dhe nëpërmjet faqes zyrtare të Komunës Dibër, ndërsa me shkrim bëhet me shpalljen e planit në tabelën e shpalljeve në hapësirat e Komunës Dibër dhe duke plotësuar fletë anketat. Prezentimi publik për Propozim planin do të mbahet në hapësirat e Komunës Dibër, gjegjësisht në sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, më datë 16.04.2024 (e martë) në ora 12:00. Pjesëmarrësit në anketën publike, në afatin e përcaktuar, vërrejtjet dhe propozimet e tyre për Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibër” mund t’ia dorëzojnë Komunës Dibër në formë të shkruar nëpërmjet fletë anketave të cilat mund t’i gjejnë në arkivin e Komunës Dibër, nëpërmjet sistemit informativ të e-urbanizmit, si dhe në mënyrë elektronike në adresën e internetit të Komunës Dibër (dibra@dibra.gov.mk). Lëndë e vërejtjeve dhe propozimeve nuk mund të jenë dispozitat e planit që janë detyrim ligjor ose nënligjor, ose dispozitat e planit të rregulluara me plan të nivelit më të lartë, por vetëm dispozitat e planit që janë objekt i rregullimit të planit urbanistik konkret, përkatësisht subjekt i ndryshimeve dhe plotësimeve specifike të planit urbanistik. Në shtojcë: Hartë me kufijtë e përfshirjes së planit.
Me date 27.02.2024 ne Sallen e Keshillit te Komunes Diber u mbajt punetoria per sigurine digjitale, e organizuar nga Rrjeti Stella ne bashkepunim me Komisionin per barazi gjinore ne Komunen e Dibres. Te ftuar kishte nxenes nga shkolla e mesme ne Diber si dhe ligjerues nga Universiteti I Manastirit dr.prof. Angelina Stanojoska.
Punëtoria e dytë e projektit të përbashkët “Discover Dibër and Debar”, i financuar nga USAID, u organizua në Dibër të Shqipërisë në datat 22 dhe 23 shkurt, me fokus në temën “Dizajnimi i paketave të përbashkëta turistike për rajonin e Dibrës”. Qëllimi kryesor i këtij seminarit ishte të zhvillonte dhe promovonte paketat turistike që do të kontribuonin në avancimin e turizmit në zonën e Dibrës, duke përfshirë përfaqësues nga sektorët e turizmit, sportit, gastronomisë, si dhe autoritetet lokale.Diskutimi nisi me një pasqyrë të shkurtër të atraksioneve kryesore turistike të rajonit të Dibrës në Maqedoni dhe Shqipëri. Pastaj, këto atraksione u prezantuan dhe u përmirësuan më tej. Diskutimi vazhdoi me sportet dhe atraksionet kryesore turistike të rajonit, duke përfshirë një përshkrim të shkurtër dhe hartimin e tyre.
Një aspekt i rëndësishëm i diskutimit ishte kuzhina tradicionale e rajonit, duke përfshirë produktet dhe ushqimet e veçanta të këtij vendi. Pas diskutimit, pjesëmarrësit u ndanë në 3 grupe për të krijuar paketat turistike duke lidhur produktet, atraksionet dhe sportet në një hartë. Secili grup krijoi dhe prezantoi një paketë të tyre për këtë qëllim. Në përfundim të seminarit u arrit një konsensus për rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve turistike, sportive dhe gastronomike në rajon për të promovuar turizmin në zonën e Dibrës.
Seminari u vlerësua si i suksesshëm dhe u përmendën shumë të dhëna që do të ndihmojnë në finalizimin e paketave të përbashkëta turistike në Workshop-in e tretë, i cili do të organizohet në fillim të marsit në Dibër të Maqedonisë së Veriut.
Përshkrimi: Ju mirëpresim të aplikoni për postin e Moderatorit/Trajnerit për Punishten e Parë në kuadër të projektit “Discover Dibër and Debar” te financuar nga USAID. Ky projekt ka për qëllim promovimin e potencialeve turistike të zonës dhe zhvillimin e një eksperience të jashtëzakonshme për vizitorët. Detyrat dhe përgjegjësitë: • Organizimi i sesionit të trajnimit: Përgatitja dhe zbatimi i sesioneve të trajnimit në fushën e dizajnimit të paketave turistike. Sigurimi i materialeve mësimore dhe teknologjive të nevojshme; • Udhëzimi dhe mbështetja e pjesëmarrësve: Ndihma në kuptimin e koncepteve dhe metodave të dizajnimit të paketave turistike. Përgjigje ndaj pyetjeve dhe ofrimi i ndihmës në zhvillimin e tyre praktik; • Përcaktimi i detyrave praktike: Vendosja e detyrave dhe projekteve praktike për pjesëmarrësit për të aplikuar njohuritë e fituara gjatë trajnimit në dizajnimin e paketave turistike; • Monitorimi i progresit: Vlerësimi dhe monitorimi i zhvillimit të pjesëmarrësve gjatë trajnimit. Identifikimi i çdo vështirësie dhe ofrimi i ndihmës për të kapërcyer sfidat; • Shqyrtimi i dizajneve të paketave turistike: Përcaktimi i metodave dhe kritereve për shqyrtimin e dizajneve të paraqitura nga pjesëmarrësit. Dhënia e komenteve konstruktive dhe sugjerimeve për përmirësime; • Krijimi i raportit përfundimtar: Përgatitja e një raporti përfundimtar që përfshin rezultatet e trajnimit, vlerësimin e pjesëmarrësve, dhe rekomandimet për përmirësim të ardhshëm. Raporti duhet të jetë i strukturuar dhe i argumentuar mirë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: • Përvojë e mëparshme në fushën e dizajnit të paketave turistike; • Njohuri të thella në kulturën dhe historinë e zonës së Dibrës dhe Debarit; • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi ekip; • Aftësi organizative të shquara dhe aftësi për t’i dhënë zgjidhje sfiduese; • Njohuri të mira të gjuhës angleze (përvojë në përpunimin e tekstuar është një avantazh).
Procedura e aplikimit: Kandidatet e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi ne tri menyra: – ne arkivin e komunes ne zarf te mbyllur me shenirnin e meposhtem: – ne rekomandim me poste ne adresen e me poshtme: 8 Shtatori, nr.72, ne zarf te mbyllur me shënimin e më poshtëm: ose – Online, në adresën: dibra@dibra.gov.mk me shënimin e më poshtëm: ” Moderator/Trajner për Punishten e Parë në Dizajnimin e Paketave Turistikei”. Afati i fundit për aplikim është 04.03.2024, Vetëm aplikantët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
Per te gjitha pyetjet dhe informacionet shtese, mund te na kontaktoni ne numrin e rneposhtern: 046/831-196 cdo dite pune nga ora 12:00 deri ne oren 16:00. Personi per kontakt Ermond Marke.
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),
Më datë 23.02.2024merret ky:
AKTVENDIMPËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 36 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Seanca do të mbahet me datë 28.02.2024 (E MËRKURË) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e propozohet ky:
R e n d d i t e
1.Miratim i procesverbali nr:34. 2.Përfundim për miratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2023-Kuartali i IV. 3.Raport për Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2023 4. Raport për aktivitetet që ka realizuar NJTKZ në vitin 2023, me përfundim për sjellje. 5. Program për punën e NJTKZ për vitin 2024 ,me përfundim për sjellje. 6. Plan për zbatimin e mësimit dhe trajnimin profesional të punsuarve në NJTKZ në Komunën Dibër për vitin 2023. përfundim për sjellje. 7.Propozim vendim përcaktimin e tarifave për furnizimin me ujë për pije ose furnizimin me ujë në NKP STANSARD për periudhën2024-2026. 8.Propozim vendim përcaktimin e tarifave për mbledhjen dhe largimin e ujrave të zeza në NKP STANDARD për periudhë 2024-2026. 9.Propozim vendim për pagesën e borxhit SHFK ,,Penestia,, për naftën. 10.Propozim vendim për pagesën e borxhit SHFK ,,Penestia,, për naftën. 11. Propozim vendim për pagesën e borxhit SHFK ,,Riste Risteski,, fsh.Kosovrast i Poshtëm për drunjtë 12.Propozim programit për regullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2024, me përfundim për sjellje. 13. Propozim program për përpunimin e Planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024 me përfundim për sjellje. 14. Propozim program për punën në fushën e posedimit me tokën ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024,me përfundim për sjellje. 15.Propozim vendim pët miratimin e Planit pëfundimar “Plan detal urbanistik për bllokun 7”, Komuna Dibër, me periudhë planifikimi 2020-2025” 16. Rregullore për përcaktimin e kritereve, mënyrës dhe procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Dibrës. për klubet sportive, klubet sportive profesionale dhe shoqatat dhe fondacionet 17. Vendim për të përcaktuar propozimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal. 18.Propozim Program për zbatimin e masave të përgjithsme për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infetive për vitin 2024.
Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 nga Ligji per vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M. nr. 5/02) dhe me Vendimin e Këshillit komunal Dibër për përcaktimin е procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Dibrës, PROGRAM Për aktivitete të Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2024,Nr.08-1388/17 të datës 29.12.2023,PROGRAM për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2024,Nr.08-1388/15 të datës 29.12.2023, Program per masat dhe aktivitetet e Komunes se Dibres ne fushen e mbrojtjes sociale ne vitin 2024 Nr.08-1388/19 të dates 29.12.2023 , Kryetari i Komunes ѕë Dibrës, shpall:
THIRRJE PUBLIKEPër ndarjen e mjeteve financiare përShoqatat, klubet sportive dhe projekteve nga persona fizik
Qëllimi i këtij konkursi eshte qe ta perforcoje dhe perparoje bashkepunimin е Komunes me klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kultures permes vendosjes ѕе relacioneve partnerike dhe nxitjes ѕе zgjidhjes ѕе problemeve lokale nepermjet kycjes te qytetareve dhe organizatave qytetare. Те drejte per pjesmarrje ne kete konkurs kane klubet sportive, shoqatat e qytetareve e regjistruara ne territorin e Komunes ѕе Dibrës sipas Ligjit për shoqatat , fondacioпet e qytetareve dhe personat fizik. Shoqatat te cilat kane marre mjete financiare vitin e kaluar duhet te parashtrojne raport financiar mbi mjetet dhe aktvititet e kryera per vitin e kaluar, sebashku me formularet e aplikimit.
Aktivitete që do të mbështeten: 1.Perkrahje e OJQ-ve/klubeve dhe projektve nga personat fizik Mbështetja e OJQ-ve dhe klubeve për përmirësimin, avancimin si dhe ngritjen e cilësisë së jetës shoqërore qytetare në komunën e Dibres. 2. Mjedis jetësor ð Mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtja e resurseve natyrore nacionale në komunën e Dibrës. 3.Kulturë ð Mbështetje e ShKA-ve për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shumëllojshmërisë etnike, krijimin e kushteve për një jetë kulturore, mbështetje e artistëve, afirmim i artistëve të rinj, kremtimi dhe manifestimi i datave të rëndësishme kulturore për Komunën e Dibrës. 4.Sport ð Mbështetje e klubeve sportive për afirmimin, zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së sporteve rekreative në territorin e komunës së Dibres. 5.Mbrojtje Sociale ð Mbështetje e fëmijëve (nga sfera e mbrojtjes sociale)dhe personave me nevoja të posaçme në aktivitete dhe manifestime sportive kulturore e rekreative. 6.Mundësi te barabarta ð Mbështetje nga sfera për mundësi të barabarta të burrave dhe grave. Kriteret themelore organizative
Kriteret themelore organizative që duhet ti plotësojnë personat juridik dhe fizik (shoqatat, dhe klubet) që marrin pjesë në këtë shpallje janë: 3.1 Të jenë të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Klubet, të paktën një vit para publikimit të shpalljes; 3.1.1 Personat fizik duhet të jenë shtetas të RMV dhe banues në Komunën e Dibrës; 3.2 Puna dhe veprimi ta ketë synim publikun e gjerë dhe interesat e komunitetit; 3.a.Vlerësimi i cilësisë së projekteve për SHOQATAT/KLUBET Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat juridik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për OJQ/Klubet 1. Kapaciteti organizativ 1.1. Nëse shoqatat / klubet kanë strukturë organizative dhe burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme, hapësirë për zyre, pajisje teknike dhe aftësi për të menaxhuar buxhetin) 1.2. Nëse shoqatat / klubet kanë përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpallje 2. Punim dhe bashkëpunim në rrjet 2.1 Nëse shoqatat / klubet janë anëtar i rrjeteve dhe platformave të organizatave qytetare (kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe në 3 vitet e fundit kanë realizuar projekte në bashkëpunim me organizata tjera ose organe të administratës shtetërore 3. Cilësia e projektit 3.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor 3.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij 3.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project 3.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm 3.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve 4. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve 4.1 Nëse pasqyrohen aktivitetet në mënyrë adekuate në buxhet 4.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate
3.b. Vlerësimi i cilësisë së projekteve për PERSONAT FIZIK Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat fizik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për personat fizik 1. Kapaciteti organizativ 1.1. Nëse projekti ka burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme) 1.2. Nëse aplikanti/ja ka përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpalljen 2. Cilësia e projektit 2.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor 2.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij 2.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project 2.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm 2.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve 3. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve 3.1 Nëse aktivitetet pasqyrohen në mënyrë adekuate në buxhet 3.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzojnë SHOQATAT / KLUBET
Shoqatat dhe klubet që marrin pjesë në shpalljen duhet të dorëzojnë: 1. Fleteparaqitje (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber); 2. Shtojca 1 –Korniza kohore (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber).; 3. Aneks-2 Buxheti(meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber). 4.Kopje të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridik për regjistrimin e shoqatës / klubit jo më të vjetër se gjashtë muaj; 5. Kopje të statutit; Vërejtje: Nëse propozim-projekti juaj do të përzgjidhet dhe do të fitojë mbështetje financiare nga Buxheti Komunës së Dibres, keni detyrim që në të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike) në suaza të projektit të mbështetur financiarisht, të përdorni logon e komunës së Dibres, projektet që do të fitojnë mbështetje financiare nga ana e Komunës së Dibres duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë imazhin e institucionit, të mos përdorin gjuhën të urrejtjes, ofendime që mund të nxisin dhunë, jo tolerancë ndëretnike ose veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike të RMV-së. Për të gjitha pikat e lartpërmendura përgjegjësi do të kenë shoqatat/klubet që do të marrin mbështetje financiare për propozim-projektet e tyre nga ana e komunës së Dibres. Dokumentacionet e pakompletuar ose aplikacionet të cilat do të dorëzohen pas afatit të paraparë në shpalljen publike nuk do të shqyrtohen! Aplikacionet e dorëzuara në arkivin e komunës së Dibres nuk do ti kthehen aplikuesit.
Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesave Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 01.03.2024 Dokumentacioni duhet të vendoset në një zarf të mbyllur dhe në të të shënohet: “SHPALLJE (për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive)” në adresën: Komuna e Dibres, 8 Shtatori nr 72 1250 Diber, në arkivin e komunës së Dibres nga ora 08:00 deri më 16:00, Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Dibres. www.dibra.gov.mk Pyetjet për sqarime plotësuese mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirjes publike në dibra@dibra.gov.mk ose ne nr.tel 046/ 831-196.