Author: diberkomuna

Lista e Këshilltarëve 2013-2017

Lista e Këshilltarëve të Komunës së Dibrës  për mandatin 2013 – 2017

Bashkimi Demokratik për Integrim

Bashkim Mashkulli
Ilir Ostreni
Ilmi Frangu
Lumturie Xhafa
Petrit Imami
Reshat Malovski
Shuip Marku
Ulumbije Cami

Partia Demokratike Shqiptare

Afërdita Kërçishta
Bashkim Sela

VMRO-DPMNE
Fatmir Imeroski         (10.05.2014)
Afet Avmedoski         (30.07.2014)
Servete Iljazoski

Lëvizja për bashkim kombëtar të Turqve

Ajredin Qamilovski

LSDM

Nexhat Mimidinovski

Grupi i zgjedhësve

Jakup Marku

Kompetencat e Këshillit të Komunës

Këshilli i Komunës:
1. Sjell statut të Komunës dhe dispozita tjera;
2. Miraton buxhetin të komunës dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit.
3. Përcakton lartësinë e të hyrave burimore për financimin e Koumunës, në suazat e përcaktuara me ligj;
4. Themelon shërbime publike dhe kryen kontrollin ndaj punës së tyre;
5. Emëron anëtarë në këshillat drejtues të shërbimeve publike që i themelon;
6. Miraton programe pune dhe plane financiare për financim të shërbimeve publike që i themelon;
7. Miraton Raportet për realizimin e Buxhetit të Komunës dhe llogarinë vjetore të Komunës ;
8. Vendos për dhënien e lejes për kryerjen e veprimtrisë me interes public me rëndësi locale ;
9. Miraton raportet e punës dhe llogaritë përfundimtare të shërbimeve publike që i ka themeluar ;
10. Vendos për mënyrën e disponimit me pasurinë e komunës ;
11. Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të komunës ne pajtim me ligj ;
12. Zgjedh personin që udhëheq me njësinë rajonale të Ministrisë për Punë të Brenshme në Komunë në pajtim me ligj ;
13. Shqyrton dhe miraton raportin vjetor për sigurinë publike në territorin e komunës që e dërgon Ministrit për Punë të Brenshme dhe Avokatit popullor;
14. Kryen dhe punë të tjera.

(2) Nëse Këshilli nuk miraton raportet nga paragrafi 1 pika 7 dhe 9 të këtij neni, mundet të ngre procedure të kontrollit mbi punën material dhe financiare para organit competent për mbikqyrje.
(3) Personi udhëheqës nga paragrafi 1 pika 12 të këtij neni është i zgjedhur nëse për të votojnë shumica e të gjithë Këshillave, të cilat përfshin njësia rajonale e Ministrisë për Punë të Brendshme.

Komisioniet e Këshillit të Komunës

 Diskutojnë për çështje nga sferat për të cilin janë formuar,
 I japin mendime dhe propozime Këshillit,
 Shqyrtojnë propozimet e kryetarit të Komunës, të anëtarëve të Këshillit dhe iniciativat e qytetarëve nga sfera për të cilin janë formuar.

Lista e Komisioneve:

Komisioni për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime;

Komisionin për statut dhe dispozita;

Komisioni për financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik local;

Komisioni për urbanizëm, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe  natyrës;

Komisioni për veprimtari shoqërore;

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë;

Komisioni për Mundësitë të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve;

Komisioni për përpilimin e programit të punës të Këshillit të Komunës;

Komisioni komunal për siguri në komunikacionin rrugor;

Komisioni për ndriçim public;

Komisioni për vlerësim dhe përcaktim të lartësisë së dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në territorin e Komunës së Dibrës;

Donacion për amvisëri

Komuna Dibër në bashkëpunim me shoqatën joqeveritare rome “AVAJA”, për banorët e lagjes Vakof shpërndanë donacion për çdo amvisëri kontenjerë për mbeturina.Sëbashku për një Dibër më të pastër.

Kolonia artistike “Radika 2019”

Nën organizimin e shoqatës ,,Art Kult 57,, në Dibër u mbajt ekspozitë Kolonia artistike ,,Radika 2019 ,, . Me pjesmarjen e piktorëve : Reshat Ahemti, Hamdi Kaci,Agron Ramku, Arbana Fetahu, Ismane Mehdi,Xhezair Rexhepi,Arta Kaba-Gorenca,Dritan Bocku,Gentiana Uruçi,Rinor Sllova dhe Lutfie Kaziu. Kjo ekspozitë u mbajt në galerinë e Hamamit në qytetin e Dibrës.
Kjo ekspozitë tani dhe në të ardhmen ka dhe do të ketë përkrahjen e gjërë të pushtetit lokal.

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN,TRE PIKËSH I MADH!

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN,TRE PIKËSH I MADH!
Ndeshja e pestë e sezonit 2019/2020.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj KF Vëllazërimi me rrezultat 4 me 0.Golat për KF Korabi i shënuan Ylber Karimani, Fatmir Arifi, Egzon Aziri , Alban Rasimi Me këtë fitore i siguruan edhe tre pikë.

SHFK PENESTIA prej sot me pullaz të ri

Filloi implementimi i projektit për efikasitet energjetik i financuar nga byroja për zhvillim të barabartë regjional në regjionin jugoperëndimor. Salla sportive e shkollës fillore komunale Penestia prej sot me pullaz të ri me të gjitha standartet teknike.

110 Vjet Kongresi i Dibrës

Nën organizimin e Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë u mbajt konferenca shkencore “110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarja Historike për Kombin Shqiptar” ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Konferencën e nisi Prof.Dr. Bujar Kapexhiu-Kryetar i Shoqatës Bashkësia Dibrane, fjalën e mori edhe Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës dr. Saimir Shatku , kryetari i Komunës Dibër Hekuran Duka si dhe profesor e akademik të mirënjohur, ku u cekën dhe e vlerësuan kontributin e personaliteteve dibrane në formimin e shtetit Shqipëtar deri më sot. Presidenti i shtetit z.Ilir Meta dekoroi Shoqatën Bashkësia Dibrane me titullin ”Kalorës i Urdhërit të Skëndërbëut”, me motivacion: “Për kontributin e shquar dhe patriotik, si vazhdimësi historikë e klubit “Bashkimi Dibran” të 1908, për ruajtjen, kultivimin, promovimin dhe mbajtjen gjallë të traditës dibrane, përmes vlerave të trashëgimisë kulturorë, atdhëtare, artistike, në respekt të vlerave të Dibrës së Madhe dhe komunitetit tradicional dibran në Tiranë. Presidenti z.Ilir Meta dekoroi Prof.Dr. Petrit Bara me titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të shquar në fushën e mjekësisë dhe në atë të jetës akademike e universitare. I dalluar për nivelin e lartë profesional, përkushtimin dhe cilësitë njerëzore. Në konferencë shkencore u shfaq edhe dokumentari “110 Vjetori i Kongresit të Dibrës (1909-2019).

Skip to content